

Ka ndërruar jetë në Elbasan, aktori i njohur i Teatrit “Skampa” dhe Estradës së Elbasanit, Mehmet Ademi. Ai ishte vëllai i vjehrrit tim, Njazi Ademi dhe xhaxhai i bashkëshortes sime, Luçianës. I ndjerri e dha jetën në prani të dy djemve të tij, Danit dhe Landit, në prani të bashkëshortes së tij, dhe vëllait të tij, asistent inxhinierit të mirënjohur të Elbasanit Njazi Ademi si dhe të afërmve të tjerë.
Mehmet Ademi ka qenë një nga figurat e artit skenik të qytetit dhe njëkohësisht ka luajtur dhe në disa filma artistikë, si “Binarët” etj. Role të shumta ai ka realizuar në gjininë e humorit dhe temave të ndryshme sociale.
Kohë me parë “Artisti i Popullit” Demir Hyskja e kishte cilësuar si një talent të lindur e të pazëvendësueshëm. Ish Ministri i Arsimit Thoma Deliana ka shprehur fjalët më të ndjeshme për djalin e mikut të tij, babait të të ndjerit, një figurë mjaft e njohur e ndërtimit në Elbasan.
Mjaft kolegë të tij të Estradës dhe Teatrit “Skampa” kanë shprehur mjaft konsiderata për lojën dhe veprën e tij. Hulumtuesi dhe poeti Fetah Biza ka shkruar për figurën e tij, si një nga figurat e artit elbasanas të lëna në harresën e kohërave. Vjollca Burgjia shkruan “Aktori Mehmet Ademi humorist i spikatur në Estradën e Elbasanit që nga viti 1965”. Vaso Qano “E kujtoj fare mirë, aktor i mirë”.
Mehmet Ademi ka luajtur krah artistëve të mirënjohur e të respektuar elbasanas si:

Rreshti 1 – Mehmet Ademi, Enrik Duhanxhiu, Hilmi Belshaku, Eser Qatipi, Ferit Gjevori.
Rreshi 2 – Dhimitër Topuzi, Fatbardha Topuzi (Hysa), Nadire Belshaku (Daiu), Agim Ibrahimi, punonjës i ko. Ekz. Sarandë, Hasan Poroçani.
Rreshti 3 - Albert Tafani, Viktor Boçi, Fatbardha Çota, Qamurai Çela, Xhemile Biçoku (rrobaqepëse), Suzana Qatipi, Evelina Spirollari, Shpresa Çopja.
Rreshti 4 – Llambi Burgjia, Bujar Bedhia, Rustem Serica, Ilia Anastasi, Shpëtim Daja, Atal Hastopalli, Kirov Ibrahimi.








Dhoksa Gjoka Quku Aktor dhe njeri i mrekullueshem Meti do mbetet ne kujtese per humorin e kendshem per qytetaret elbasanas dhe sidomos per ne qe e kemi ndjekur nga afer humorin e tij. Ngushellime familjareve!
Perparim Hysi Ngushëllime familjes!
Gani GjokolaI pa harruar qofte.Ngushu- llime familjes dhe gjithe te afermve te Tij.
Abdulla ArapiQoftë i Parajsës! Ngushëllime familjes .
Fetah Biza U këput edhe njē degë së pemës së Estradës profesioniste të Elbasanit. Erdhi nga estrada diletante dhe solli një profesionalizëm të većantë si tip me rrole tê spikatura. Sa keq që pema e Estrades po rrëgjohet e po thahet dalngadale. Pas disa vitesh do të themi: "Na ish një Estradë profesioniste në qytetin tone Elbasan".