top of page

Ka ndërruar jetë Dini, djali i Et'hem Haxhiademit

Updated: 14 hours ago



 

 

Ka ndërruar jetë në Itali, pranë familjes dhe dy djemve të tij të dashur rezidentë, i biri i babait të tragjedisë shqiptare, Et'hem Haxhiademit, Selahudin Haxhiademi. Lajmi i trishtë ka mbërritur në celularin e mikut të tij më të ngushtë të familjes, Daman Sinanit dhe më pas është shpërndarë mes miqsh e njerëzish të cilët e kanë njohur në jetën e tyre.

E shoqja e tij zonja Dhurata ka treguar lajmin e trishtë të largimit nga jeta të një njeriu të qetë e të devotshëm në jetë, mësues i dedikuar. Damani shkruan „kam pasur fatin të të kem mësues kujdestar për tre vite në Çermë të Lushnjës, më pas fati na solli që të jemi dhe fqinj në Elbasan e më pas miq familjar e në vazhdim deri në momentin e fundit. Të kam njohur rrënjësisht e denjësisht si Dini. Ty të kishin vjedhur të drejtën e arsimimit, më pas të zvarritën dhe pronat, dhe ti vuajte hapsanat e diktaturës që vuajti yt At, i vetmi tragjedian shqiptar“

Dy djemtë e tu të shkëlqyer Genti dhe Et'hemi dhe tre nipat e mamatë e tyre që aq shumë e donin gjyshin e ndjejnë dhimbjen, por ata janë krenarë me një baba si ty, që gjithnjë ishe në krye të halleve të familjes dhe gjithnjë u përkujdese për të mirën e tyre.

Qofsh i xhenetit!

Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve të tij.

Kommentare


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page