top of page

Ka ditë, por s’ka dritë. Ka perde tek sytë.


Ka ditë, por s’ka dritë. Ka perde tek sytë.

Fatmir Terziu


Pyesin të mbledhur bashkë ditët,

e shumë pyetje mbesin për të vdekurit.


Ka një aradhë për makinën e ditëve që varrosen,

ndërsa e verbër është pamja e tyre edhe ditën.


Pyesin të shukatur në pëllëmbë të dorës,

duke lexuar verbërisht fatin e ditëve. Ka ditë

por s’ka dritë. Ka perde tek sytë

ata shtrihen përballë herë pas here në të lashtat e braktisura,

gjurmët e matjeve,

dëgjimi i hapësirave të mbushura me njerëz,

duke regjistruar thashethemet e pemëve.


Ata më kujtuan imazhet nga filmat,

ndjenjën për nënshkrimin e kortezheve që kalojnë

në bar të thyer nën gishtat e tyre me manakyrë.

Pyesin të shpërndara ditët,

e shumë prej tyre zhduken në errësirë.


Ata po u kërkonin të vdekurve udhëzime,

mënyrën se si dikush mund të kërkojë një varrezë,

duke bërë thirrje,

për të vdekurit e gjallë.


Të afërmit mbetën duke pëshpëritur me pasigurinë

nëse janë afër, apo jo, në këtë përrallë:

Ka ditë, por s’ka dritë.

Ka perde tek sytë.


47 views2 comments

2 comentários


Prof Dr Fatmir Terziu
Prof Dr Fatmir Terziu
07 de jan. de 2020

Ahmet Shyqyriu Te vdekurit e gjalle.... Sa kuptim plote !

Curtir

Prof Dr Fatmir Terziu
Prof Dr Fatmir Terziu
07 de jan. de 2020

Thani Naqo ...duke regjistruar thashethemet e pemëve...Dhe kjo metaforë është bërthama e dritës dhe e hijeve, e ditëve dhe e netëve, të afërta apo të largëta, në realitet apo në përrallë, ka ditë, por s'ka dritë, ka perde tek sytë. Dhe perden e kësaj përralëze e krijojnë lotët. Kaq mjafton Fatmir,, sepse bërrthama është veshur me tulin e frutit krijues terzian!

Curtir

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page