top of page

Jubileu i shënuari intelektualit të shquar



 

Njëzetekatër korriku,

Dit’shënuar,

Një mik larg atje në Londrën

E bekuar

Ditëlindjen do festojë

Plot gëzim,

Me Luçianën dhe fëmijët

Me dëfrim,

Me Elizen, mbes’n e vogël

Shend e verë,

Oksigjen i gjyshes, gjyshit

Jet’përherë.

Fatmir Terziu i shtrenjtë,

Profesor,

Krenari e Shqipërisë

Në diasporë.

Intelektual i rrallë,

Erudit,

Nuk i pushon pena kurrë

Nat’ e ditë,

Në Portalin aq të dashur,

Fjal’ e Lirë,

Ku “trokasin” miq e shokë

Plot dëshirë.

Thot’ Fatmiri se ka mbushur

Gjashtëdhjetë,

Sikur miqve s’u besohet

Jo, vërtet.

Ai duket aq i shkathët,

Sorkadh mali,

Që kur ecën lëshon çika

Si stërralli.

Ta ka ënda Profesorin

Ta takosh,

Të shkëmbesh mendime shtruar,

Ta dëgjosh,

Për kulturë që rrezaton

Me modesti,

Sa të ngjallë aq shumë

Kërshëri.

Si shumë miq e shokë të tjerë

Të përmalluar,

Edhe unë kam shumë dëshirë

Për ta uruar:

Gëzuar, or Profesor,

Kët’ Jubile,

Të uroj me një got’ verë

Që po ngre,

Një got’ verë Kalifornie

Me flluskim:

Nga Hyjnia atje lart

Paç bekim!

 

Eshref Ymeri

Kaliforni, 24 korrik 2024

51 views3 comments

3 Comments


Guest
Jul 25

Përkushtim me poezi i mrekullueshëm z. Terziu. Portretizim me respekt z. Fatmirit. Dhe unë, jap një insert të një përshkrimi të tij, nga më herët, që substancialisht, puqet me poezinë Tuaj. Ja: Z. Fatmir Terziu, dukej kjo që nga distanca se gjërat e mëdha se ‘q’shihen që nga aty, ka tejkaluar mbiemërin e vetë në kuptimin më të plotë të fjales dhe nga Terziu i një kohe të ikur ka mbërrijtur tek një figurë poliedrike, tek një person me shpërthime vullkanike, e përkundra kësaj, duke u shpërfaqur me një qetësi e butësi olimpike,, tek një krijues që në mozaikun e artit kombëtar dhe patjetër gjithandej kontinentit, vetëvetiu gjeti një cope vendi të madh e të tjerët krijues ia pranuan, për…

Like

Guest
Jul 24

Fatmir Terziu:

I nderuar Profesor Eshref,

 

Ndërsa gjithë nata ishte një bardhësi, kalim nga njëra buzëqeshje në tjetrën, gdhimi, sikurse pak herë ndodh në jetë, aty rreth orës londineze, me normën e paracaktuar të Grinuiçit, u bë më i bardhë. Ajo që kisha komunikuar ëndrrave me të dashurit e mi në Parajsë, natyrisht më vinte në vargje të shkruara nga një dorë e bekuar, sikurse është dora juaj, që di të komandohet nga një mendje e ndritur dhe të përcjellë kaq urim që do të mbahet mend, dhe ndoshta më i bukuri që kam marë në gjashtë dekada.

Unë dhe familja ime ju jemi shumë mirënjohës. Ju urojmë shëndet dhe mbarësi. Ju faleminderit shumë nga zemra.

Fatmiri me 60+…

Like

Guest
Jul 24

Heu, Profesor Eshrefi ka shkruar poezi!? E sinqertë si prej MIKU dhe shprehëse!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page