top of page

Ju urrej!


Ismail Çala

Ju urrej!


Nga Ismail Çala


Ju kam urryer qysh kur isha 11vjeç, qysh kur me perzute si qen nga shtepia ime bashke me vellezerit, motren e vogel dhe prinderit e mi qe tani jane ne ate boten tjeter! Qysh kur na late ne balte, atje mes hiçit, pa shtepi e pa asnje ndihme! Ju urreva me gjithe shpirt qe me hoqet violinen nga dora, kur kullosja lopen ju mallkoja te gjithe ju qe me bete te vuaj aq shume! Ju urreja perdite kur shkoja ne shkollen tetvjecare nje ore larg shtepise, mes baltes e i lagur neper shi! Ju urreja me vetedije te plote, edhe kur shkova ne gjimnaz, ndonse per ne nuk lejohej te vazhdonim ate shkolle! Ju urrej akoma sot kur kujtoj se nuk bleja dot buke gruri per vellezerit e mi qe punonin ne ate mut koperativen tuaj te qelbur! Ju kam mallkuar me shpirt kur nuk me late te shkoja ne universitet, ju urrej akoma me shume sot kur i kujtoj ato dite e jave kur bashkmoshataret e mi shkonin ne shkolla te larta. Ju urrej sot e ksaj dite qe harxhova tre vjet te jetes time ne ushtrine tuaj halabake, ku genjenit djemt e rinj me dokrrat e qelbura per mbrojtjen e atdheut te poshteruar nga rraca juaj e ndyre! Ju urrej une dhe gjithkush qe ka pak mend, per gjithcka qe i bete ketij populli per gjysem shekulli me radhe! Ju urrej pafundesisht qe askush nga ju nuk kerkoi falje, jo vetem mua, por gjith shqiptareve! Ju urrej akoma sot qe nuk ndaheni dot nga e kaluara juaj kriminale, ju urrej qe tradhetuat shoket tuaj qe rane ne lufte per clirimin e atdheut dhe mbrothesine e vendit! Ju urrej qe akoma sot e ksaj dite nuk keni turp e nuk pranoni ate qe i bete shqiptareve aq dekada, qe vazhdoni sot e ksaj dite te pellisni ne emer te deshmoreve, te shokeve tuaj te idealeve qe i vrate e i prete ne emer te serbeve, ruseve e kinezeve! Ju urrej edhe sot qe po e shkatarroni kete vend, qe po e zbrazni Shqiperine, qe e poshteroni ate kudo ku vini dore! Ju urrej qe tradhetoni sot Kosoven fiks si eterit tuaj ne 1945! Çdo gje qe beni ju eshte djallzore, eshte me hile, sepse djalli e hilja ju ka pjellur! Qofshi te mallkuar, ju qelbsira komuniste, ju bastarde qe flisni e ngrifeni edhe sot me krimet qe i keni bere ketij vendi e qe vazhdoni t'ja beni akoma edhe sot! Ju urrej dhe ju njoh...ju di...dalloheni nga ecja, nga e folura, nga pamja..nga gjithcka qe ju ben te jeni te urryer! Nuk shpetoj dot nga urrejtja qe kam per ju, prandaj ju urrej akoma me shume!


14 views0 comments

תגובות


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page