top of page

Ju sjell poetin Mokraro- Amerikan, Sami Hidri


Sami Hidri

 Mbase nuk e njihni. Unë e njoh prej  mëse 40 vitesh. Djalë i rrallë nga Rodokali i  Mokrës së Maro Mokrës, por paqësor, romantik, i urtë, kureshtar, kokëulur, punëdashës, këmbëngulës, i padorëzueshëm, ëndërrimtar dhe  mirënjohës si vetë ai! Kur isha tek “Studenti I Bujqësisë” do më sillte poezi t’i botonte. Dekada të shkuara. Sinqerisht gati e kisha harruar, kur një ditë një telefonatë nga prefixi 515... erdhi tek celulari im! E injorova siç ndodh në Amerikë me numurat që nuk i njeh. Pastaj e mora nga numuri i punës. “Jam Sam, më tha disi mbytur në fillim. Për koincidencë  një Sam  nga Des Moine duhet të bënte një dërgesë biznesi tek klienti  im. “Sa e shet motorin për Nisan 2015?”-e pyeta.  “Unë nuk shes gjë,unë po telefonoj për Shefqet Mekon, mikun tim që ka botuar një libër....” Për herë të parë në punë “humba toruan”... Kurrë nuk mund ta mendoja se më telefononte Sami Hidri , njeriun që e njihja qysh nga viti 1978. Një kureshtar i pathyeshëm nga Rodokali i Pogradecit. U shokova! Mbylla telefonin e punës dhe telefonova video call nga celulari! Ishte Sami  Hidri.  Ai paska ardhur në Amerikë vitin që erdha unë:1999! Atë e ka sjellë në Amerikë , Liljana, e shoqja përmes llotarisë DV program, ashtu si më solli edhe mua Alma ime! Ai ka dy çuna, ashtu si unë! Ai jeton  në mesin e perëndimit Amerikan, ashtu si unë! Ai jeton 400 km në jug të vendbanimit tim! Më duhet 4 orë udhëtim të takohem me  poetin Sami Hidri! Sa afër dhe  sa larg!  Ndaj, papritur për të shkuar në Des Moine IA, po sjell këto poezi si “paradhënie” e takimit të ardhshëm, falë Portës pa kanata që ka hapur për çdo krijues shqiptar Fatmir Terziu!  Po ju sjell një “meze mokrare” në menynë poetike të Fjalës së Terziut tonë punëmadh! Faleminderit secilit  të “Fjalës së lirë” në Londër!

Shefqet Meko

Minneapolis, SHBA


Dashuria jote

Krijove dhe shpërndave kudo dashurinë

Si vlera më e madhe për botën e njerinë,

Të gjallë e të vdekur si monument i ngrite

Mes tyre më zgjodhe mua, e për mua prite

Sikur marshon  me bukurinë krenare

Dashurinë time e mban si manare

Lëshon ëmbëlsinë e fjalëve të Tua 

Të them madhërishëm “Vetëm Ty të dua”

                                               15 Janar 2019

Nga dritarja

Nga dritaret e tua më vjen një buzëqeshje E lundron tek unë si një anije lumturije Me ty shētis botën e madhe anë e mbanë Si zgalemi që fluturon me të fuqishmit krahë

Enderra ime për ty kurrë nuk ka mbarim Unë dhe Ti shkrirë si një në shpirtin tim Fjala tënde do fluturojë mbi fusha dhe male E doçkat e tua gatuajnë një kulaç në magje

20 Janar 2019

Vrapim kuajsh

Kuajt vrapojnë nëpër male e fusha E vrapin seç ndalin tek oborri jot Ndërsa hingëllijnë, e lëshojnë lot Ti nis vrapin Tënd drejt malit kala

Të nesërmen u zgjove mes kuajsh E shëtite si zanë mes bukuri luginash Mbremja e bukur të zuri tek lendina Rrezet e Hënës seç të ranë tek shpina

25 Janar 1919

Endrrat

Flisja me ty nëpër ëndrrat e natës I mbytur në djersē si në pisk të vapës Freski pranvere sjell pëshpēritja jote Me dashurinë që ti mbolle zotrote

Asnjë minutë pranë nuk rri i heshtur Emrin tend në zemër e kam gdhendur Me të përkëdhel fjalët në muaj e vite Kujtoj netët e gjata kur pranë meje ishe

10 Shkurt 2019

Fshehtas

Sa shumë të dua, askush në botë nuk e di

Pëlqeja  aq herë  befas tek ty të vi

Të fshihrm diku në bahçet  e tua

E fshehtas të më duash edhe mua

Të rri me ty dhe te çmallem  shumë

Të shlodheni bashkë ,ku duam ti dhe unë

E vargje të të thur  si ujvara pa mbarim

Se ti je e veçantë  për mua në shpirtin tim

                                              22 Mars 2019

Dritë Jeshile

Në botën time, je dhe mbetesh Drita Jeshile Semafori gjigand që nuk kthehesh në të kuqe Në rrugën e madhe vetëm silueta jote e bukur Si një ushtri e panumurt në hapësirë si flutur

Bushet e tua qëndrojnë pranë burimeve I dalloj nga larg e vizatoj sipas fantazive Si asnjë tjetër , ti je për mua me e vecuara Herët kur sytë e tu rrugët më kanë ndriçuar

Hape horizontin qiellor në çdo ditë të mirë, Ai horizont që për zogjtë lajmëtar është i lirë E ti mban sytë tek pafundësia yjore n’qiell Por për mua e dashur je i vetmi i Madhi Diell

15 prill 1919


203 views0 comments

댓글


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page