top of page

JU LUTEM VEPRONI SA NUK ËSHTË VONË!


Thanas Gjika

Thanas L. Gjika


JU LUTEM VEPRONI SA NUK ËSHTË VONË!


(Thirrje “Federatës Vatra”, “Ligës Shqiptaro-Amerikane”, “Këshillit Shqiptaro-Amerikan” dhe “Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Amerikës


Kohët e fundit në Shqipëri kanë ndodhur ngjarje tronditëse që dëshmojnë se ish-përndjekësit e kohës së diktaturës kanë kapur pushtetin dhe veprojnë haput kundër mëkëmbjes së demokracisë. Mirëpo asnjëra nga organizatat atdhetare të diasporës sonë deri sot nuk ka reaguar zyrtarisht.

1. Si mund të rihet pa dalë zyrtarisht në mbrojtje kundër kërcënimeve të vijueshme ndaj jetës që iu bënë intelektualit të shquar dhe zyrtarit të lartë z. Agron Tufa, drejtor i “Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit” dhe familjes së tij! Kërcënime të tilla e detyruan atëtë emigrojë në Zvicër e të kërkojë strehim politik.

2. Si mund të rihet pa u shprehur kundër vendimit të parlamentit shqiptar për aprovimin e “Paketës Anti-shpifje”, e cila, si u përcaktua prej z. Frank G. Shkreli dhe disa organizatave të gazetarëve është një paketë kundër shprehjes së lirë të gazetarëve dhe medias!

3. Si mund të rihet pa reaguar ndaj zgjedhjes kryetar i SPAKU-t (“Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krimit të Organizuar”) i prokurorit Arben Kraja, i cili ka punuar hetues i Sigurimit të shtetit diktatorial shqiptar në vitet 1987-1992! Kundër këtij vendimi kanë dalë shumë të përndjekur dhe vetë “Shoqata e të Përndjekurve të Diktaturës Komuniste të Shqipërisë” me kryetar z. Nebil Çika.

Mendoj se organizatat atdhetare të lartpërmendura të komunitetit tonë të reagojnë sa më parë duke iu drejtuar Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për t'ia tërhequr vëmendjen ndaj seriozitetit të punës së personave që janë ngarkuar për kryerjen e Reformës në Drejtësi dhe të Vetingut.


25 views3 comments

3 opmerkingen


Kujtim Dashi Po kerkoj thirrjet e ngjashme alramante te autorit zborist qe kushedi pse i trokasin te porta per 1997, 1998 etj, etj.

Like

Astrit Nurka Edhe mund ta kurdisni një çikë orën ...

Like

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page