top of page

„Ju jeni më të këqinj se të gjithë të këqijat bashkë“




Është një video virale, që ka pushtuar rrjetet sociale. Një eksponent i lartë i PS-së, Ervin Bushati, (ndoshta, nuk ka rëndësi emri, pasi ai nuk flet me gojën e tij, por të Shefit të tij) është në studion e gazetarit Adi Krasta. Në një moment eksponenti i lartë i PS-së i drejtohet gazetarit Krasta: „Kam një pyetje për ty, Adi. „ Gazetari Krasta merr qëndrimin e tij tipik dhe pret ta dëgjojë. Fjalët janë në vazhdim kështu: „Dhe Gjermani të ishte këtu si nazist, apo turqit si otomanë, e donin që të paktën të zhvillohej ekonomia, që të mblidhen taksat. Ti mendon se ne jemi më të këqinj se të gjithë këto bashkë?!“ Adi Krasta i përgjigjet fare qetë: „Përgjigjja ime është: Po!“

Në fakt kjo „Po“, duket qartë se nuk është thjesht për taksat. Ajo ka një piketim të qartë. Përsëritja e saj, në vend të komentit, „Ju jeni më të këqinj se të gjithë të këqijat bashkë“ duket se shkon përtej vetë nocionit konkludiv, pra vetë taksës. Ndoshta duket befasuese?! Megjithatë, ajo që është befasuese në këtë obsesion me taksat është se ajo thjesht nuk adreson problemet ndaj të cilave konsiderohet të jetë një përgjigje: domethënë, situata ekonomike pas tërë kësaj zullumhane alla-Rama. Në fakt, energjia që po investohet aktualisht për të gjetur "të keqen", si nocion i shmangjes së mijëra të këqija të tjera të qeverisjes socialiste, nga taksat duket gjithnjë e më shumë si një formë e zhvendosjes politike. Në pamundësi për të përballuar mënyrat në të cilat kushtet e rritjes ekonomike mund të rikthehen, e paaftë është jo thjesht Qeverisja, domethënë, për të gjallëruar pjesët e ekonomisë që prodhojnë pasuri, por edhe vetë klasa politike, që duket se është e vendosur të shikojë se sa taksa paguhet për pasurinë ekzistuese në vend të saj.

Prandaj taksimi, dhe jo rritja ekonomike, tani po paraqitet si mënyra ideale për të rritur të ardhurat e shtetit dhe për të trajtuar çdo numër problemesh, nga shkurtimi i deficitit deri te shpenzimet për mirëqenien. Për këtë duhen ekspertët! Sigurisht, jo ata si eksperti i debatit me Krastën, se ekspertiza e tij pa dyshim paguhet si dividente për aksionarët, një shumë e konsiderueshme, që pret ti kthehet përsëri në favorin e tij.

Por le ta mbyllim me përgjigjen e qetë të gazetarit Adi Krasta: „Përgjigjja ime është: Po!“

VIDEO VIRALE:



39 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page