top of page

Ju ishit në Durrës...



Fizikisht..., jo, por shpirtërisht dhe mendërisht

Ju ishit në Durrës...


I dashur Fatmir dhe i nderuar, miku im i mirë!

Profesor, nuk befasohem nga të papriturat tuaja, se kemi vite që bashkëpunojmë. Ju përherë keni qenë dhe jeni befasues, për diçka që ju ngroh, u trazon dhe u grish shpirtin tuaj të bukur prej artisti.

Ishte fillimviti 2008, kur më kishit dërguar analizën e trilogjisë “Vështroni Meduzën”, menjëherë pas botimit të romanit të tretë “Dilema e së nesërmes”, ku të tre romanet shtrihen në mbi 1100 faqe. Kur e pashë të botuar në Media, e lexove me një frymë atë analizë filozofike me një shtrirje si në kohë dhe hapësirë, e pasuruar me sa e sa paralelizma dhe e kam rilexuar disa herë. Ajo që më mbeti në mendje dhe më ka mrekulluar ishte përkufizimi i titullit të analizës: “Romane psiko-socialë me vlera të mëdha atdhetare dhe historike”.

Ju ndër vite keni analizuar shumë nga librat e mi, të cilat i kam parasysh...

E kësisoj, nuk mund të harroj një rast tjetër, kur para disa vitesh ( në vjeshtën e prasme të vitit, 2011, ju dërgova një shkrim, “Mashtrim apo vetmashtrim” (triptik) vetëm për ta parë, se nuk m’u duk shumë i përshtatshëm për ta botuar. Pyetja ime ishte:

-Z.Fatmir, a ia vlen të botohet ky shkrim?

Befasia, një e papritur e këndshme dhe tejet e bukur, më zgjoi të nesërmen në mëngjes. Teksa kontrolloja postën elektronike, shtanga nga habia...Jo vetëm e kishit botuar tek tribuna e mendimit të pavarur, “Fjala e Lirë”, por edhe e kishit shoqëruar me një analizë të mirfilltë shkencore të titulluar: Kur drithmat e “klimës” prodhojnë semantikë”, më, 8.12.2011. Pas dhjetë vitesh më 2021, këtë analizë unë e vendosa si parathënie tek libri “Kurth, mashtrim apo vetmashtrim”, një vëllim me tregime, novela dhe triptik që u prit shumë mirë nga lexuesi dhe kritika.

Kjo ngjarje si pa rëndësi në dukje që plotëson dhe përforcon një veçori të karakterit tuaj vital, më erdhi ndërmend sot, sapo lexova shkrimin tuaj analitik për pasojë të përurimit të librit “Genti, mbreti ilir i ardianëve. Ashtu siç shkruan dhe z. Kadri Tarelli, miku ynë i përbashkët, ishte vërtet një takim mbreslënës, të cilin do ta përshkruaj në një shkrim.

Si një ngjarje tejet e veçantë dhe e jashtëzakonshme se u organizua , u dirigjua dhe u deklamua bukur dhe madhërishëm nga aktorët e vegjël të skenës. Ata ishin shndërruar aq natyrshëm në mbretin Peurat, në mbretin Gent, në mbretëreshën Etleva dhe bijtë e tyre. Ata fëmijë të bukur që e duan historinë e vendit të tyre të pacënuar dhe pa gënjeshtra apo shtremërime, ishin historianët, këngëtarët dhe vallëtarët e lashtësisë, të cilët mbartnin veshjet e bukura kombëtare dhe kurorën e artë të mbretit. Ata ishin shndërruar në shkrimtaren e atij romani të dashur, që kishte pushtuar zemrat e tyre të pastra. Ata e intervistuan autoren apo përmes gojës së saj, pyetën dhe bashkëbiseduan me ilirët e lashtë të moshës së tyre. Ai takim ishte një pranverë më vete, që jehonte nga bukuria e veshjeve të tyre dhe zërat melodik të atyre filizave të brishtë e të siqertë, të cilët nuk dinë ta kursejnë dashurinë ndaj diturisë që i ofrohet moshës së tyre të pafajshme, delikate dhe të dlirë.

Unë ju kuptoj mirë përsa shkruani. I nderuar “Mjeshtër i Madh”, që ju ka vlerësuar bota “Po s’qau fëmija, nëna nuk e ushqen me qumështin e gjirit.”- thotë gojarti popull.

Për politikën shtetërore dhe organet kulturore shqiptare të të gjitha instancave, shkrimtarët pas viteve ’90, janë inekzistentë. Qeveria shqiptare me gjithë organizmat e saj, edhe pse hiqen bashkëkohorë, me paraqitjen formale dhe farse në ekran apo në median e shkruar, përsëri janë akoma me letërsinë e viteve ’40 dhe me letërsinë e Realizmit Socialist.

Realizmi real, i viteve të tranzicionit ë plakur, ku letërsia flet me dhembjen e shpirtit, me ndërgjegje kombëtare, me fakte tronditëse, ky lloj arti i pas viteve’90, për politikën nuk ekziston. Gjithë krijuesit e vlerave, ose më mirë shkrimtarët që anashkalohen, përjashtohen si njerëz që japin shpirtin, mendjen, gjumin me ato paga qesharake apo pensione të papërfillëshme, për të dhënë dije dhe kulturë, me qëllim të që zbusin sado pak problemet sociale, do t’i krahasoja me foshnjat jetim.

Për çdo krijues, “nënë” dhe “babë” është kombi, atdheu, balta që na lindi, na rriti, na edukoi dhe na mësoi të themi me mburrje “Atdhe” dhe “Mëmëdhe” dy nocione që nuk shqiptohen në asnjë gjuhë tjetër, kaq bukur sa tingëllojnë në gjuhën shquipe. Politikat dhe politikanët janë “erërat e marsit”, që vijnë sa pët të shkatërruar mundin e shqiptarit dhe largohen, duke lënë pas rënkim pa fund. Kurse letërsia e mirë ngelet, sepse është e skalitur në memorjen e kombit dhe në tabanin kombëtar. Letësisë reale, kurrë nuk i bije vlera, sepse ajo është në opozitë me shkaktarët e problemeve sociale, varfërinë, skamjen, përçarjen mes njerëzve të një race autoktone. Duan apo s’duan politikanët e njëanshëm, letërsia e mirë e të gjitha kohërave do të triumfojë dhe do të jetojë shumë më gjatë se emrat e tyre të përdhosur nga korrupsioni.

Prof. Dr. Fatmiri, tani që po mbledh të gjitha analizat, kritikat dhe vlerësimet që janë bërë për krijimtarinë time nga ajka e profesionistëve të mirfilltë të penës dhe kritikës letrare, dalin në pah vlerat e pamohueshme të të gjithë miqve të letrave, si, F. Terziu, M. Buçpapa, E. Ymeri, O. Grillos, T. Laços, D. Bubanit, Xh.S pahiut, A. Kallullit, L. Grishtit, B. Leskaj, K. Tarelli, F. Minguli, Sh. Topollaj, V. Meça, G. Llojdia, A. Habazaj; M. Prençi, F. Sina e dhjetra të tjerë për të cilët shpreh mirënjohjen time të veçantë për secilin.

Juve pesonalisht, u jam mirënjohëse për gjithçka keni evidentuar përmes sitës së kritikës tuaj brilante, veçanërisht, për librin me kritika “Liria në optikën e letrave të Vilhelme Vranari Haxhiraj”!

Ju uroj shëndet dhe suksese në artin e bukur dhe të pazëvendësueshëm të letrave shqipe !

Me konsideratë të veçantë,

Vilhelme Vrana.

Ps: Ndoshta në verë i promovojmë të dy librat Kritikën tuaj dhe Mbretin Gent...Ku i dihet! Mase na i bën Zoti mbarë një bisedë letrare mes miqësh rreth tryezës buzë detit si dikur në Llogara.

Me sinqeritet, Vivra

Vlorë, 30.4.2023

24 views1 comment

1 comentário


Fatmir Minguli
Fatmir Minguli
01 de mai. de 2023

Urime per kete shkrim pershendetes per mikun e madh te shqiptareve dr. Fatmir Terziu! N[ nj[ fare menyre ai sot eshte babai bashkon bijte e shperndare te shqipes. Faleminderit per permendjen e emrit tim te studjuesit e vetrave te tua, qe zene vend pidestali n[ letersine shqipe. Shendet e jete te gjate zonje e Madhe e letrave Shqipe!

Curtir

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page