top of page

Josip Vlladoviç-Rela, një emër krahas prof. Dr Aleksandër Shtipçeviqit, që kërkon interesa studimore


Dr Fatmir Terziu

Josip Vlladoviç-Rela, një emër krahas prof. Dr Aleksandër Shtipçeviqit, që kërkon interesa studimore


Dr Fatmir Terziu


Gjatë kërkimeve dhe hulumtive të kohëve të fundit më ka rënë në sy pasqyrimi i mjaft emrave arbëreshë me mjaft potencial në lëminë e letrave shqipe, por që janë përmendur pak ose dihet shumë pak për ta. Emra të tillë arbëreshë si Aleksandër Shtipçeviç, Shime Deshpali, Josip Vlladoviç-Rela, apo Josip Gjergja, mbesin kështu një kurreshtje, por edhe një hapësirë e duhur studimore. Emra të tillë në disa hapësira studimore ndeshen nën emërtime “Arbanasi” (nga serbishtja për fjalën shqipe ‘Arbëresh’, në të cilën janë përmenduar ose trajtuar).

Kështu gjenden edhe shpjegime të tilla që dëshmojnë se vendosja e tyre është Dalmacia. Sipas këtyre gjetjeve shpjegohet se rreth Zadarit, kanë qenë disa fshatra me arbëreshë dhe më tutje një pjesë e mirë kanë qenë në Dračevcu. Madje dihet se në Zemunikme mbiemrin Prendaishte edhe Kryepeshkopi me origjinë shqiptare. Çfarë është e njohur nga këto gjetje është se ata nuk ishin komunikues të mirë vetëm me veten e tyre, pra vetëm me shqiptarët, por edhe me malazezët, ku ndeshim mbiemrin Peroviç, si një dukuri sprove e këtyre sjelljeve tejet njerëzore. Ata kanë ruajtur me vështirësi dialektin e shqiptarëve, sepse ata ishin të mbyllur shumë brenda këtij grupi, edhe pse komunikimi shpesh rreth e rrotull i detyronte të humbisnin lehtë gjuhën e tyre.

Mehmet Latifishkruan: “Akademik prof. Dr #Aleksandër #Shtipçeviqi, shkencëtari arbënesh, që kurrë nuk e ka fshehur prejardhjen e vet shqiptare, me hulumtimet, studimet dhe publikimet e veta u bë një nga figurat më emblematike të ilirologjisë, e sidomos në polemikat rreth prejardhjes së shqiptarëve-trashëgimtarëve të ilirëve. Është i shquar në disa fusha shkencore” (Latifi, 2008).

Bisedën e zhvilluam gjatë panairit të librit “Ulqini 2008”, në gjuhën Arbanase (arbëneshe), ashtu siç flitet në Arbanasi (Arbënesh) të Zadrës. Po bëhen afër 300 vjet që arbëneshët jetojnë larg trungut shqiptar, të izoluar dhe nën ndikimin e shumë kulturave dhe gjuhëve.

Gazeta “Koha Jonë” në vitin 2005 shkruante në lidhje me historinë e shqiptarëve të Zarës: 1) Pjesa e pare mberriti ne gusht te 1726 dhe llogariste 16 familje me 121 persona. Behet fjale per familje patriakale, ku disa prej tyre kishin nga 10-12 pjesetare. 2) Pjesa e dyte mberriti ne 1727 dhe llogariste 7 familje, me 71 persona, qe u sistemuan te gjitha ne Zemoniko. 3) Pjesa e trete mberriti ne 1733 dhe llogariste 28 familje me 150 persona. Shqiptaret qe qene larguar nga zona e Shkodres ne 1726 "vendet e Briskut dhe Shestanit) per t i shpetuar represionit turk kerkuan ndihme ne Venecia dhe u priten ne Cattaro nga Arqipeshkvi #Zmajevich dhe te trasferuar ne Zara nga Nicolò Erizzo. Mirenjohes per mikpritjen e marre ata u treguan punetore, aktive, respektues te ligjeve dhe te gezuar qe munden te perfitojne nga qyteterimi superior i popullsise zaratiane, por duke ruajtur gjuhen dhe zakonet e tyre. "Ata kane nje vesh muzikor vertet te rralle per muziken dhe koret e tyre jane te mahnitshme.", thuhet per arbereshet e Zares.

Kohë më parë disa studiues panë dhe morrën në konsideratë dasmën e tyre, dhe u shënua se identiteti shqiptar, kultura dhe mjaft lidhje të ndërthorta kishin një argument: stilin dhe traditën Arbëreshe. Elementi i gjuhës, disi në harresë e zhdukje, me emra të lartpërmendur dhe me mbajtjen e traditës gjallë, ka mbetur disi një aspekt studimor. Kjo në disa fakte detyroi edhe këtë kategori arbëreshe të shpërngulej në Itali, ose edhe të ndryshonte emrat, përshëmbull nga një fakt, nga Josip Pino Gjergji në Giuseppe Giergia, por që më pas emrin e djalit të tij e riktheu në Gjergj etj. Kjo pjesë hulumtuese në këtë aspekt të domosdoshëm studimi, natyrshëm sjell në këndin e vet interesant edhe një nga emrat më të dëgjuar e më të angazhuar në mbajtjen gjallë të gjuhës shqipe në mesin e arbëreshëve të këtyre viseve. Është emri i #Josip #Vlladoviç-#Relas (1895-1966), për të cilin akademiku #Rexhep #Qosja, që në vitin 1971 në parathënien e veprës së II-të, të këtij autori, do të kushtonte një interes të thellë studimor. Vetë Rela në lidhje me problematikën e gjuhës shqipe shprehet: “kur mbas njëzet e pesë vjetëve në mungesë u ktheva në vendlindja dhe pashë se si te vendasit e mi ishin tue hupë gjuha shqipe, më nxiti me shkrue në dialektin tonë arbënesh për ne, për ta, për bashkëvendasit e mi dhe kështu lindi “Martesa”, e cila me përmbajtjen, humorin e lehtë dhe karakterin popullor do të ringjalli një shpresë dhe besim më vetvehte dhe në t’ardhshmen e tij” (Qosja, 1971).

Duke ndjekur më tutje atë që Qosja sjell në pah, kuptojmë se figura e Relas, është një kompletim i shkrimtarit që i dha prozës, poezisë dhe mjaft gjinive të tjera me një qëllim final, atë të përtëritjes së gjuhës shqipe, në një zonë si Zara. Mësohet se ai ka vizituar Kosovën në vitin 1955-të dhe duke parë nga afër plagën e madhe e të rrëndë të kurbetit, ai shkroi pozinë “Gyrbetçi”. Në kalim e sipës nëpr Kosovë ai evidentoi edhe një plagë tjetër të madhe atë hakmarrjes dhe në lidhje me këtë ai shkroi poezinë “E kaluemja”.

Në një nga poezitë e tij “Çish vjen kjo gy” ai e kthen shigjetën e tij të shpotisë dhe humorit kundër atyre që e kanë harruar gjuhën e vet, dhe natyrshëm i ndjell që të rikthejnë atë si një dhuratë të bukur e të paçmuar vlerash.

Plagët e tjera të lënies së vendi, shpërnguljeve të detyruara apo ajo ai i citon me një gjuhë të ndjeshme tek “Nita”.

Këto e mjaft fakte të tjera dëshmojnë në këtë hapësirë gati dyzetë e pesëvjeçare nga vdekja e tij, një kënd të bollshëm hulumtimi, jo vetëm për hir të kulturës dhe memorjes, por edhe për identitetin shqiptar. Josip Vlladoviç Rela lindi dhe u rrit ne fshatin Arbanas të Zarës në Kroaci. Ka punuar si mësues, drejtor teatri e drejtor shkolle në Zarë. Është poet dhe autor i trembëdhjetë dramave ndër të cilat “Nita” është më e njohura dhe është luajtur shpesh nga grupet teatrore në Kosovë. Gjithashtu kjo dramë është shumë e pëlqyer nga shumë lexues. Ai merret si themelues i dramaturgjisë shqiptare në ish Jugosllavi.


#Fatmir #Terziu

23 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page