![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_b4dd4a5574b4423eaf15294a76973f1c~mv2.png/v1/fill/w_980,h_1386,al_c,q_90,usm_0.66_1.00_0.01,enc_auto/a48dbc_b4dd4a5574b4423eaf15294a76973f1c~mv2.png)
Jo thjesht si urim për ditëlindjen e Z. Gazmend Cufaj
Në jo pak raste, ditët dhe datat e shënuara të ditëlindjes, bëhen një arsye më shumë për të shkruar. E shkruara në ditë të tilla lidhet me dëshirat, lidhjet miqësore, ato të gjakut, respektin, por në shumë raste dhe me atë që quhet përkushtim dhe disiplinë njerëzore në sjellje dhe komunikim me Tjetrin. Mes kësaj të shkruare shpesh formati vjen si urim. Është e vështirë të bësh një urim të thejshtë në raste të tilla kur ke arsyen dhe bindjen të shkruash për një figurë komunitare kaq të nderuar e të respektuar, përkushtuese, të aftë e mjaft integruese, sikurse është dhe mbetet biznesmeni i shquar dhe i suksesit në Britaninë e madhe, Gazmend Cufaj. Ndaj dhe ky urim për ditëlindje, për dikë kaq të sjellshëm, të papërulur, të respektuar, bujar dhe të nderuar nga mjaft figura shqiptare dhe britanike, kërkon më shumë vëmendje në shkrim.
I nderuar z Gazmend Cufaj, drejtuesi dhe ideatori i Kompanisë „Big Boss Services“ UK Ltd, ti je një nga shqiptarët modelë, që me punë, aktivizim, përkushtim, sjellje dhe cilësi e korrektësi, në jo pak raste ua ke rritur respektin shqiptarëve dhe na ke bërë krenarë që jemi të tillë. Gëzuar ditëlindjen, natyrisht është shumë pak. Me këtë rast ne duam të ju kujtojmë se ju jeni nderuar duke u përfshirë si shqiptari i parë i suksesshëm në Librin Shenjëtor të Besimeve në zonën tuaj, për punën cilësore që keni kryer në dis besime kulti. Jeni nderuar nga Sir Mark Trevor Phillips e mjaft figura të larta britanike për arsye të ndryshme. E kështu në këtë ditë të shënuar të jetës suaj ju mbeteni frymëzues i denjë integrimi për shqiptarët.
![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_d8accde89ace456698192c614822208d~mv2.png/v1/fill/w_980,h_1386,al_c,q_90,usm_0.66_1.00_0.01,enc_auto/a48dbc_d8accde89ace456698192c614822208d~mv2.png)
Dhe natyrshëm në këtë datë të shënuar të ardhjes në jetë, për ju dhe familjen tuaj, është kohë magjike e vitit, pothuajse si festimet më të mira që ju bëni me familjen, por dhe mos të harrojmë festat që ti bën me punonjësit e Kompanisë tënde në fundvit dhe shpehherë dhe për fetsa, por e dedikuar vetëm për ju, kjo datë flet më shumë. Është e drejtë, është ditëlindja juaj. Ju jeni duke festuar ditëlindjen në një tjetër xhiro rreth diellit. Edhe nëse nuk po i numëroni më vitet, ditëlindjet janë një kohë për të festuar, për të pirë disa pije, për të dalë për darkë dhe më e rëndësishmja, për të ngrënë tortë në tryezën me fëmijët e tu të mrekullueshëm dhe me të afërmit e zemrës suaj.
Megjithatë, ndoshta, sot jo të gjithë i festojnë ditëlindjet, për arsye të ndryshme, kur ju në jo pak raste larg modestisë suaj keni bërë të mundur të festohen ato dhe në disa familje ku pamundësia është e madhe. Ndërsa, ata që e bëjnë ndryshe, natyrisht me paratë e taksapaguesve shqiptarë, shpesh e bëjnë këtë në shumë mënyra të ndryshme, që dihen tashmë, në fakt janë mjaft spektakolare dallimet e mëdha që ndodhin në të gjithë trritorin ku politikanë të tillë mendojnë vetëm për veten. Kështu që menduam të hidhnim për lexuesit tanë dhe arsyen e festës suaj ndryshe, edhe si një politkan demokrat që mbetet mjaft human.
Sidoqoftë si për të gjithë dhe për ju, z Gazmend Cufaj, ditëlindjet janë një kohë shumë e veçantë. Ata fokusohen vetëm në njerëzillëkun e veçantë (zakonisht) në çdo kohë të caktuar. Bëjeni ditëlindjen tuaj më të bukur me fëmijët dhe familjen tuaj dhe ne miqtë tuaj ju sjellim ndoshta dhuratën mes këtyre radhëve si për të personalizuar rastin gëzimtar të ditëlindjes që do t'u zgjasë në memorje juve dhe fëmijëve tuaj, familjes dhe dashamrësve tuaj për gjithë jetën.
Comentários