top of page

Jo thjesht qëndrestarë


Jo thjesht qëndrestarë

Nga Gazmend Cufaj



Demokratët e vërtetë, të përkushtuarit, të devotshmit kanë kodin etyre më të mirë të mirëkuptimit. Ata janë qëndrestarë. Emrat e tyre njerëzore, natyrshëm kanë një qasje me identitetin, janë krenarë që janë shqiptarë, janë krenarë që janë me emrat e vënë nga orindër demikratë, nëna dhe baballarë, pr kanë në thelb dhe dashurinë dhe miqësinë e pandarë. Nuk u përkasin grupimeve, i respektojnë ato, nuk u përkasin emrave, i nderojnë dhe i bështesin ata, por janë vetë përkushtimi, dedikimi dhe angazhimi në të gjitha kohët, në të gjitha situatat. Edhe kur janë dhe bëhen pjesë e Diasporës, ata kanë në thelb të përkuhtimit angazhimin demokratik për Atdheun, për progresin, për zhvillimin e gjithëanshëm dhe krenohen me të gjithë kur gjërat shkojnë mirë.

Fillimi i muajit Qershor 2023 i gjeti Gazmend Cufaj, Kryetar i Gruseksionit të Barking dhe Dagenham në Mbretëri të Bashkuar, Halil Kabashin, kryetar i Grupseksionit të Hounsloë dhe nëtar i Kryesisë së PD-së në MB, bashkë me demokratët më të flaktë e më të vendosur, Kujtim Kabashi Kryetar i Grupseksionit në Skozet të Durrësit, Sadri Lusha anëtar i Kryesisë së PD Londër dhe mjaft e mjaft të tjerë që i bashkohen tryezës së tyre me mesazhe dhe telefonata për të diskutuar disa pika që i shqetësojnë dhe i bëjnë më të angazhuar në të ardhmen. Kjo ka të bëjë me zemrën e tyre të pastër e të ndjeshme me situatat që kalon PD dhe demokratët në këtë kohë të vështirë.



Në ditë e zgjedhjeve lokale Gazmend Cufaj dhe babai i tij ishin në krye të angazhimit në Durrës, ku si aktivistë dhe anëtarë të komisioneve dhe vëzhgues ata bënë detyrën e tyre humane dhe demokratike që duhet ta bëjë çdo demokrat me shpirt e me zemër. Ata thuajse të gjithë atshmë nuk hyjnë thjesht në atë që thuhet dhe duhet të ëprfaqësojë Diaspora. Ata janë dhe mbeten gjithnjë sa atje ku punojnë dhe jetojnë, aq dhe në Atdhe kur e shikojnë se duhet të jenë me tërë angazhimin e vet. Në këtë pikë natyrshëm roli i përket vetë thelbit angazhues të Diasporës. Rëndësia e votës së diasporës është ajo që i bën bashkë dhe i shqetëson për të mirë e demokracisë, për të mirën e vendit.

Edhe pse nuk është realizuar ende dhe të bëhet i besueshëm procesi i votimit jashtë vendit shihet si një proces me rëndësi për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të pas dy viteve. Por se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës në rezultatin zgjedhor dhe nëse ato mund ta përcaktojnë edhe fituesin e zgjedhjeve, mbete një pikë mjaft e rëndëishme e bisedave dhe në këto tryeza të demokratëve.

Dihet tashmë se votat e diasporës janë shumë vendimtare në rezultatin përfundimtar, thonë aata, duke marrë si shembull zgjedhjet e vitit 2019 që ndodhën në Republikën e Kosovës. “Ne kemi parë në zgjedhjet e vitit 2019 që përkundër që LDK nga votat brenda Kosovës kishte një epërsi të vogël kundruall lëvizjes Vetëvendosja, në momentin kur janë numëruar votat e diasporës e kanë krijuar diferencën dhe Vetëvendosja doli partia e parë. Pra, këtu bëhej fjalë për një numër të vogël votash që kanë qenë në atë kohë, ndërsa, kur flasim për tash për këto zgjedhje kur ka një aplikim tejet të madh të diasporës për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, mendoj që është një mundësi e madhe që vota e diasporës të jetë vendimtare që ta bëjë një diferencë tepër të madhe ndërmjet partisë së parë dhe partisë së dytë”, thonë ata.

Por procesi i votimit të diasporës është shumë i komplikuar dhe është e domosdoshme që ai proces në të ardhmen të lehtësohet, thekson ai. Numërimi i votave të diasporës deri tek shpallja e rezultatit përfundimtar duhet të jetë një nga projektet dhe planet e demokratëve për zgjedhjet e tjera.

Sikurse shihet dhe ndjehet forca demokratike, edhe në ndenja të thjeshta, edhe në kohën e lirë është një shqetësim për të mirë. Pa demokraci, pa opozitë të vërtetë ata shohin një udhë të shkretë. Kështu mendojnë mjaft demokratë të tjerë, si Petrit Shahini, që gjithnjë ka shqetësim të tij parësot angazhimin dhe vlerat demokratike. Mjaft të tjerë të rrinj që janë me një sy në Atdhe kërkojnë patjetër fjalën angazhuese dhe të përfshirjes demokratike.

50 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page