Një kujtesë e butë se injoranca nuk është mbrojtje në ligj
Fabula e ditës: Jetët e mashtruara
Feigned lifes! Skenare të imituara për jetë të mashtruara. Kështu do ta karakterizoja protestën e Shqiptarëve. Madje as kronikat e zbukuruara në shtojcat e Historisë, as letrat “e apostujve” të Kryeministrit në rrjetet sociale, as fjalimet e shtirura se “Paketa e rezistencës shton mbështetjen për fermerët”, apo “Eksportet janë rritur me 14%, bashkimi çon në tjetër nivel bujqësinë shqiptare” dhe mjaft të tjera si këto televizioneve dhe sfondeve me zë e pazë, nuk do të mundnin t’ia zbusnin elementin bazë: mashtrimin e jetëve, se: Ndodhia është thjesht një imitim i historisë, për të mbuluar premtimet, dështimet, arkën bosh dhe është imazh i veprimeve sikur të ishin të pranishme në të gjitha ditët e munguara të protestave popullore për jetët e mashtruara. Ngjarja është siç është historia e veprimeve të lira demokratike në natyrë, që ndodhin sikur të ishin platforma dhe e tallura me jetët e mashtruara. Vjedhim dhe vjedhim qeveritarisht dhe pastaj del SPAK, sadopak si në rastin: “SPAK dërgon në GJKKO kërkesën për arrestimin e Alqi Bllakos i dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.” Dhe shfaqet protesta dhe hija e saj! Protesta është dhe mbeti, ajo që është e kaluara mashtruese e jetës së njerëzve. Ajo sfidë me jetët e mashtruara nuk është më aluzive ose parabolike, është një narrativ i përdorur vetëm për të shprehur disa qëllime ose mendjemprehtësi. Sfida mospajtuese, e cila u pa e provokuar nga Pushteti me Uniformë, në tërë ditën e saj me diell, dhe që më vonë mes debatit një lloj skizofrenie parabolike ishte shumë më në përdorim me kohët e lashta. Si nga legjendat e Ezopit, dhe fjalitë e shkurtra të të Shtatëve, aq dhe nga përdorimi i hieroglifeve mund të shfaqen kronika më të ndjeshme e më qesharake, kur provokimi kërkon shkakun dhe pretekstin e jetëve që nuk jetohen më, e fateve që nuk janë më fate njerëzore, e të ardhmes që nuk është më e ardhme, e kalimit të lirë, që nuk është më i tillë, e taksës, që nuk është më një arsye, por si të gjitha dhe të tjerat kronika të imituara për jetë të mashtruara, e gjitha ishte, është dhe do të mbetet vetëm një prapavijë. Në skenar ne e shohim “përdorimin” qartë pasi është i autorizuar. Në shfaqjen e ritransmetimin e tij, ne e ndjekim ekspozitën e fabulave me kukulla që bien si ngahera me lumturi të madhe, si në legjendën që njohim kur Gjigantët u përmbysën në luftën e tyre kundër Zotave, dhe Toka, nëna e tyre në hakmarrje solli famën: “Illiam terra Parens ira irritata Deorum/ Extremam, ut perhibent, Coeo Enceladoque Sororem/ Progemit” Nëna Tokë kundër perëndive?! Kështu thonë ata…, kështu do të thonë deri sa të mos ketë jetë të mashtruara as për veten, as për nipër e stërnipër. Atëherë, ligësia e pushtetarëve, e cila është vetvetiu shtysa dhe vetë nëna e Rebelimit, nxjerr shpifje dhe trille dhe pjell humorin injorant dhe injorantët me justifikime dhe mashtrime, të cilat janë të njëjta me rebelimin, por më finoke, më dhelpërore, më femërore: kështu në legjendë që pjesa tjetër e perëndive që kanë komplotuar për të lidhur Jupiterin, Pallasin, nxjerrin në skenë dhe thërrasin Briareus me qindra duart e tij, për ndihmën e tij, për të shpjeguar, se rregjimet që mbahen me duar të tilla, nuk duhet të kenë frikë nga ndonjë frenim i absolutizmit të tyre nga subjekte të fuqishme, për aq kohë sa me gënjshtra dhe mashtrime ata mbajnë jetët e njerëzve, të cilët pretendojnë se do të jenë të sigurtë të vijnë në anët e tyre: kështu që në legjendën e sotme narrativi do të shkruhet e do të rishkruhet si protesta për jetët e mashtruara. Një kujtesë e butë se injoranca nuk është mbrojtje në ligj, ku të paktën këtu Kryeministri duhet të kishte zbritur kukullën e tij kryeneçe, për të gjetur një arsye të së drejtës njerëzore, një arsye për jetët e mashtruara. Se aty ishim të gjithë, isha unë, ishe ti, ishte ai… ishim të gjithë të munguarit e atjeshëm, ishin të gjithë jetët e mashtruara. Ishim dhe duhet të ishim ne shqiptarët e ëndërrave dhe shpresave, si pjesë e integrimit të Europës!
Artur Shemaj
Te pergezoj miku im profesor Fatmiri per kete shkrim , Kjo tregon qe ju edhe pse jeni larg atdheut ,shqetesoheni per hallet e tij dhe si intelektuat i pergjegjshem ,nuk rrini kurre dhe të beni sehir ,po shprehni revolten tuaj ndaj fenomeneve qe nuk i bejne mire shqiperise dhe bashkobmesave tuaj .. Shendet e suksese te uroj ne krijmet tuaj poetike e letrare ne proze . Respekte
Teuta Osmani
Kostandin Vogli nxjerrshin sytë, e u daltë amaneti i prindërve nga hundët
Kostandin Vogli
Nena toke kunder perendive thua. E vertete, por mbizoteruesit e tokes Jane njerezit. Dhe njerezit nuk dine se cbejne dhe shkaterrojne. Duan qe perendia te na ktheje perseri ne lufterat me shkopinje. Se edhe ata qe do ngelen, do kerkoj e me shume
Teuta Osmani
Kush ta qartësoj ? ( i përgjigjem znj Xhemali) Vetëm Zoti i qartëson, pamjen dhe drejtshikimin në vërtetësi , në jetët që pretendojmë për liri veprimi dhe asaj shpirtëror në emigrim,dhe që çdo gjë është e huaj , e ndërsa e përvetëson me kulturën e huaj, me demkracinë e huaj,me denigrimin dhe pashaportën e huaj, që tashme dihet në mbarë shqiptarinë që përse populli e rinia kërkojnë të ikin nga kjo errësirë, sigurisht vlen për Ata që kanë sy e mënd, për Ata që u mashtruan akoma edhe në fëmijëri e më pas, e kjo nuk falet , nuk kapërdihet , të mbetet në fyt , zor se falet! Urime z Fatmir!
Ildije Xhemali
.."..e të ardhmes që nuk është më e ardhme, e kalimit të lirë që nuk është më i tillë, e taksës që nuk është më një arsye....." Dhe kur të erret gjithçka kush duhet të ta qartësojë?!