top of page

Jeta është ekzistenca ndërsa krijimtaria është ndërgjegja


SHKRIMTARI, KY KALORSI I ARTIT TË FJALËS SË SHENJTË…


Intervistë e Fatmir Terziut me publicistin dhe shkrimtarin VASIL TABAKU


1. Si e konsideroni jetën dhe arsyen e saj në krijimtarinë tuaj?


- Krijimtaria e parë ndoshta edhe si një shkak për të deklaruar jetën me të vërtetat dhe vlerat e saj, është një mundësi mjaft e madhe , ndoshta një dhuratë nga ZOTI për krijuesin…të shkruash, ndoshta është edhe dhunti, padyshim që ëahtë talent dhe aftësi…Jeta vjen në krijimtari jo thjeshtë si një rrëfim…ajo është atje e pranishme që në fjalën e parë që në vargun e parë…Jeta shpallet si e tillë pikërishtë se është JETË, e cila ka shumë arsye që të jetë brenda universit krijues. Në të vërtetë, unë do të thoja se jeta është vetë arsyeja për të krijuar. Brenda saj vërtitet e gjithë nebuloza krijuese nëpër gjithë mistret, filozofinë dhe arsyen, dëshirën dhe pasionin, ëndërrën dhe realitetin. Krijimtaria është materjali jetik i shëndrruar tashmë në një lëndë magjike e cila ka frymë dhe shpirt si poezi, si tregim, novelë, dramë apo roman…E pra në këtë ngjizje magjike dhe tepër të shenjtë, Jeta merrë vlerat e saj të pamohueshme për të juftifikuar krijimtarinë artistike si një të tërë.

Krijimtaria ime pa JETËN, pa lëndën e saj të frymtë dhe të gjallë, mendoj se do të ishte asgjë….Gjithcka në krijimtarinë time e ka zanafillën tek jeta, ndonse shpesh krijimet janë një manifest i jetës, një shprehje e saj e koncentruar që unë si krijues e kam marrë në brendësi të zemrës së saj…Unë në poezinë time jetën e konsideroj si një materje të domosdoshmë dhe të shënjtë, e cila ngjizë amën poetike, fjalën dhe frymën, dritat e fshehta që vibrojnë brenda poezisë duke krijuar ato aureola brilante nëpër mendimet tona teksa lexojmë poezi…

“Frymëmarrja ime

Është

Qielli I të braktisurve

Rruga plot stuhi e shpresë

Dhe rilindja e dritës

Përms syrit të fëmijës

Mos e zgjoni

frymëmarrjen time…

Merrmëni përdore

Drejt hapsirave

të shpirtit tuaj

Dhe bëmini

ëndërrën e muzgut

Ku mengjeset struken

Si zogjë që presin

T’u lindin krahët….”

Nga poezia “ IDENTITET”

Natyrisht, janë shumë e më shumë gjëra dhe arsye pse JETA shëndrrohet në materje krijuese si në poezi ashtu dhe ne prozë, por ajo më e qenësishmja mendoj se është pikërisht ai lëng jetik që rrjedh nëpër vargje apo fjalë të krijimit, pasi vet krijimi në gjenezën e tij ka si bazë “lëngun” e jetës, atë limfën që i jep gjallëri dhe zjarr , dritë dhe frymë…Romani im “Baleti i drerit të plagosur” është padyshim një produkt direkt i jetës. Kjo vepër e merrë nisjen e vet pikërisht nga jeta reale në Kosovën e periudhës së luftës dhe pasluftës…Aty gjithcka është një realitet i kaluar në filtrin artistik dhe i ndërtuar natyrshëm ne shpirtin tim krijues ku dominon dashuria e pakufijshme për Kosovën, njerëzit e saj dhe ëndërrën e madhe të shqiptarëve për një Kosovë të lirë…Në roman jeta është jo vetëm lënda por edhe fryma, shpirti dhe arti…Ky fenomen për mua është sa i domosdoshëm aq dhe kuptimplot, sa real aq dhe i ëndërrt, sa i prekshëm aq dhe magjik…Krijuesi në këtë proces është thjesht një shpirt nëpërmjet të cilit kalon e gjithë materia artistike duke u shëndrruar pak nga pak në një dimënsion të ri i artit të fjalës….


2. Ku qëndron forca me të cilën ju keni arsyen e fjalës në krijimtarinë tuaj?


- Dëshira për të folur është e lashtë sa vet NJERZIMI. “E para ishte fjala…” thuhet në hyrje të BIBLËS.Njeru gjithmonë do të thotë dicka, të shprehet, të pohoj ekzistencën e vet nëpërmjet fjalës jo si qëllim por si mundësi reale e ekzistences së tij .Por, natyrisht varet se cfarë flet, cili është kumti yt dhe si e shpreh atë…dhe këtu del në skenë arti i të shkruarit si një mundësi e madhe brilante, ku njeriu realizon ëndërrën e vet magjike të fjalë. Letërsia është prej….fjale…është fjalë, një monument madhështor prej fryme dhe ajri…Dhe pikërisht këtu qëndron dhe forca imponuese e FJALËS, e artit të saj të të shkruarit, ku autori pohon talentin, dimensionet e veta dhe filozofinë…Forca ku unë gjej arsyen e fjalës në krijimtarinë time letrare, qëndron pikërisht tek etja ime e pashuar për të shprehur dhimbjen dhe dashurinë, pezmin dhe ëndërrën, ankthin për të nesërmen dhe dëshirën për të mposhtur vdekjen duke dashur të jem kështu KALORSI I ARTIT TË FJALËS SË SHENJTË…Një mision madhështor që shkrimtari merrë përsipër në udhëtimin e tij biblik mbi rrugën e vështirë të shtruar me qelqe të thyera ku këmbët e zbathura përgjaken gjer në vetmohim.Të shkruash padyshim që është një vemohim madhështor ku një shpirt i bukur, i gjerë dhe fisnik i falë jetën artit të letërsisë.Shkrimtari në cdo fjalë që shkruan flijohet pak e nga pak. Letërsia është padyshim një autoflijim i ngadaltë por tepër i sigurt. Në cdo vepër timen, ju do të gjeni një pjesë të shpirit tim të shëndrruar në art letrar…në poezi apo në prozë…Megjithatë arsyeja në letërsi asnjëhrë nuk spjegohet, aq më tepar në poezi, spjegimi do të ishte një tentativë vetvrasëse e poetit…Gjhithcka nënkuptohet, gjithcka lihet nën hijen misterioze të postndërgjegjes së lexuesit, që pasi ka lexuar veprën, të mendoj. Nëse unë arrij ta bëj lexuesin të mendohet pasi ka lexuar librin tim, them se ja kam arritur qëllimit dhe jam i plotësuar…


3. E arsyeshmja a është diçka më kontradiktore në krijimtari?


- Arsyeja, e po arsyeja në krijimtarinë letrare nuk është asnjëherë argumenti.Shkrimtari kur shkruan, asgjë nuk ja nënshtron filtrit të arsyes sepse ajo ( arsyeja) është aty në vetëdijen krijuese dhe si e tillë ajo kurrësesi nuk mund të jetë qëllim në vetvete për krijuesin.Llogjika e ftohtë apo thënë ndryshe ARSYEJA, mendoj se në proceset inkandeshente të krijimtarisë janë thjesht një nocion asnjëherë të pranishme dhe në përgjithsi krijojnë rreaksione zinxhire në procesin krijues, krijiojnë tensione dhe mospërputhje me realitetin, moralin apo ligjin…Pse të mos themi se arsyeja në këtë rast për shkrimtarin është thjeshtë një autocensurë e egër…Unë në tërë procesin tim krijues asgjë nuk ja nënshtroj arsyes si analizë sepse në të kundërtën më duhet të fshij shumë poezi…sepse thjesht nuk i janë nështruar…arsyes si një rregull apo kanunizëm…Në asnjë rastë në gjëndjet e mia volitive inkandeshente të krijimit letrar nuk e kam patur parasysh “nenin” e pashkruar të arsyes…sepse ARSYEJA, mendoj se jam unë vet poeti…

” Dhimbja

Më merë për dore

Drejt humnreave

Të veshtrimit tënd

Ku flejnë

stuhitë e përqafimeve të vdekura

Dhe kujtimet e akujve që shkrijnë

Nga zjarri i trishtimit tim

Ndersa thellë nëpër qiej

Retë

rrëzohen si kuaj të plagosur

Me rrufetë

të lidhur

nëpër trupin e fuqishëm të dhimbjes…”

Nga poezia “Blasfemi”…Epra këtu arsyeja është mosarsyeja e poezisë që krijon emocione njerzore të fuqishme por që nuk ka fare arsyetim të arsyes…Arsyetimi në krijimtari më tepër I mbetet kritikës profesioniste apo estetëve.Në këtë rast, aesyeja është një argument analitik i domosdoshëm. Shpesh ne mundohemi të spjegojmë apo të arsyetojmë mbi krijimin…në fakt, nuk kemi bërë gjë tjetër vecëse sapo e kemi vrare krijimin letrar artitik duke i future brenda një dozë të madhe dinamiti “logjik” dhe ne këtë rast, do të thosha se cdo tentativë e tillë, është thjesht një antikrijim.Krijimi nuk e pranon arsyen e ftohtë, cerebrale, krijimi është frymë dhe ndijesi, është pasion dhe shprehje e lart e koncenttruar e gjendejes shpirtërore njerzore dhe asnjëherë nuk është …arsye…


4. Pse ndodh që krijimtaria dhe jeta janë paralele dhe infinite?


- Jeta është ekzistenca ndërsa krijimtaria është ndërgjegja, është shpirti dhe drita e njeriut dhe si e tillë ajo padyshim që është e lidhur ngusht me të sespse pa jetën krijimtaria nuk mund të ekzistoj…Paralelizmi I tyre nuk është thjesht fizik, pra ekzistencë, por në shumicën e rasteve është një kombinim I të dyjave për të lindur krijimtarinë letrare si një mundësi për të shprehur vlerat e jetës, pasionet, shpresën dhe përmasat e saj të paspjegueshme dhe të pafundëme…Letërsia bëhet , pra krijohet ashtu si dhe jeta, në një kuptim të dyja, lindin, ato janë produkt që në fund të fundit potenciojnë njëratjetrën gjer në infinit.Zigmund Frojd, thekson se “ …jeta është skaku I krijimtarisë, është potenciali i saj dhe frymëzimi, “ dhe duke qën se kjo simbiozë JETË – KRIJIMTARI është e panderprerë gjer në infinit, mendoj se është një produkt magjik që gjithësesi nuk e pranon spjegimin si argument.Një vepër letrare është një pohim i jetës një dimension i ri i saj i krijuar përmes artit të të shkruarit, ku shumë elemente nuk kanë spjegim sepse ata janë vetë jeta dhe JETA nuk spjegohet, jeta nuk mund të interpretohet, ajo vetëm jetohet dhe shëndrrohet kështu në motiv për gjithkënd.Dhe në këtë rast unë i besoj Leon Tolstoit kur shprehet se …në krijimtarinë e tij, jeta ka qënë një realitet ku arti ka shkëputur disa grimca për t’i shendrruar në një dimension të ri jetik dhe të pranueshëm…”Ndaj krijimtaria dhe jeta janë paralele të njëratjetrës dhe natyrisht nuk takohen asnjëherë në asnjë pikë, sepse takimi do të silltë shkrirjen oste të njërës ose të tjetrës…Ato janë zgjatime në infinit të njëratjetrës si dy vlra që I shërbejnë artit dhe ralitetit pa bërë asnjë kompromisë…


5. A ka një mesazh konkret për arsyen?


- Vet krijuesi është një arsye…është një pohim dhe mohim njëkohësiht.Krijuesi nuk është standart dhe tradicional.Krijuesi së pari është një shfaqje jo e zakonshme e ndergjegjes njerzore, është një shpërthim, një domen i artit dhe vet arti, një mjeshtër i fjalës dhe vet fjala. Arsyeja padyshim që është brënda nesh ajo ekziston dhe përbënë patjetër thelbin, por nuk është e tëra.Shumë procesë njerzore nuk e kanë zanafillën tek arsyeja, kështu dashuria , nuk vjen si produkt I arsyes tek njeriu, njeriu dashuron jo sepse ashtu arsyeton, por ashtu e ndjen. E në dashuri arsyeja përjashtohet. Në momentin qe njeriu fillon të mendoj ftohtë dhe në mënyrë të arsyeshme, dashuria vdes…Po ashtu dhe në krijimtarinë letrare, arsyeja mbetet në skaj, pasi kur krijuesi fillon dhe arsyeton, ai nuk po bënë më art letrar por po filozofon, apo po bënë një traktat filozofikomoral…dhe natyrisht në këtë rast letërsia ështeë e përjashtuar, pra letërsia nuk mund t’i nënshrtohet kurrësesi nomeve dhe ligjeve të arsyes së ftohtë logjike…Letërsia në vetvetë është një proces tepër inkandeshent shpirtëror dhe artistik, një stuhi ndjennjash dhe pasioni, ku dominon arti dhe drita e fshetë e një dashurie mitike për letërsinë e sendërtuar në fjalë, pra në vargje apo fjali me një domethënie të re dhe tepër shprehëse. Por në fjalë të fundit, arsyeja është padyshim fryma që mbanë gjallë krijimin si një mit dhe art, si një shprehje dhe mundësi e fjalës si një mendim dhe dëshirë për të pohuar vetveten, si një ekzistencë e shkallës së lartë të artit të të shkruarit…


32 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page