top of page

Jeta në kohë të lashta

Updated: Mar 24, 2022



Astrit Lulushi


Njeriu mëson mbi historinë e lashtë, por harron të pyes se çfarë jete bënin banorët, për shembull, në Romë, në zemër të perandorisë. Dihet se kishte ndërtesa banimi, stalla, dyqane, punishte, ndërtesa të mëdha publike dhe lëvizje të njerëzve me kuaj e karroca. Rrugën ishin gjithnjë plot zhurmë dhe erë të rëndë, as pasuria, as statusi nuk mund t’i mbronte; zhurma pushtonte çdo hapësirë ​​dhe të gjithë duhet të luftonin me erën.

Ushqimi blihej i përgatitur nga një tavernë, bar e kioskë, dhe rrallë përgatitej në shtëpi.

Nga ujësjellësit derdhej ujë i freskët, por nuk kishte grumbullim plehrash. Jeta në qytetet më të vogla ishte më e mirë, më të pasurit banonin atje.

Skllevërit e arsimuar manaxhonin gjithçka, nga mësimi, shkrimi, drejtimi i biznesit të pronarit. madje edhe oborrin perandorak. Kishte mundësi që një skllav të fitonte para dhe të blinte lirinë. Kishte edhe raste kur ai e hidhte në gjyq ish-pronarin për abuzim kur kishte qenë skllav.

Prindi kishte autoritet. Një baba zotëronte fëmijët e tij. Një senator që foli kundër qëndrimit të babait të tij u vra nga ai jashtë senatit dhe askush nuk mund ta kundërshtonte. Shqetësuese, por e ligjshme.

Raca, ngjyra e lëkurës, nuk ishin kurrë problem. As feja nuk ishte me interes, pasi në publik, perandori hyjnizohej dhe besnikëria ishte e qartë. Mosbesnikëria ishte krimi më i keq - dhe vjedhja e një skllavi shihej si tradhti.

Perandorin mund të shihej duke shetitur nëpër rrugët e mbushura me njerëz. Ata mund t’i thërrisnin atij dhe perandori i përgjigjej me një shaka apo batutë.

Më të varfërit hanin një shumëllojshmëri të gjerë të produkteve ushqimore që vinin nga rajonet e pushtuara. Kohët e fundit, arkeologët u befasuan nga ekzaminimi i dietës së tyre. Dhe buka ishte falas, e bërë me grurë të sjellë nga provincat - Egjipti ishte hambari i bukës për Romën.


Njerëzit e lashtë, grekë, ilirë, romakë nuk mbanin pantallona, pasi i konsideronin veshje barbare. Fustanella ishte në modë.

Kur Marcus Tullius Cicero, orator dhe avokat elokuent romak, po mbronte në gjyq një ish-guvernator nga akuzat për zhvatje, ai përmendi veshjen e pantallonave si shenjë agresiviteti të Galëve. Romakët i quanin galët "flokëgjatë", që mbanin "braccae", pantallona poshtë gjurit, nga rredh fjala angleze "breeches" dhe shpipja “brekushe”.

Duke filluar nga shekulli i parë i erës sonë, romakët që luftonin me fiset gale filluan të lëviznin drejt veriut dhe të mbanin ‘brekushe’ komode.

Në fakt, në gjysmën e mëvonshme të Perandorisë Romake, ato u bënë pjesë e disa uniformave ushtarake.

Edhe më interesante, disa banda rrugësh romake adoptuan veshjet dhe modelet gale të flokëve gjata - për t'i dhënë vetes një pamje të frikshme për udhëtarët kur i plaçkisnin.

Përpjekja për t'u dukur i ashpër apo i frikshëm padyshim që nuk u pëlqeu prefektëve dhe gjykatave; në qytetet e mëdha veshjet barbare dhe mbajtja e flokëve të gjatë u ndaluan si të dëmshme e cënuese për rendin.

Në vitin 416, një ligj tjetër u miratua që përcaktonte se atyre që mbanin flokë të gjatë u ndalohej të hynin brenda mureve të qytetit.

Kur bëhet fjalë për modat provokuese, disa gjëra duket se nuk ndryshojnë kurrë…flotët e gjata e pantallonat e shkurtra për burra u bënë modë pas vitit 1990 në Shqipëri.

63 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page