top of page

JETA E NJERIUT ËSHTË DASHURI



Adriana Myrtaj

DASHURIA DHE MENÇURIA HYJNORE

Emanuel Swedenborg (1688 - 1772)

PJESA E PARË - JETA E NJERIUT ËSHTË DASHURI.

Njeriu e di se ekziston dicka e tillë si dashuria, por ai nuk e di se çfarë është dashuria. Ai e di se dashuria ekziston kur thotë, ai më do mua, një mbret i do shtetasit e tij dhe shtetasit e duan mbretin e tyre, një burrë do gruan e tij, një nënë fëmijët e saj dhe anasjelltas; gjithashtu, se ky apo ai e do vendin e tij, bashkëqytetarët e fqinjin e tij; si dhe kur flitet për gjëra më pak konkrete, si p.sh. kur thuhet se ai person e do këtë apo atë gjë. Por, megjithëse fjala dashuri përdoret kaq shumë e për gjithcka, vështirë se dikush e di se çfarë është dashuria. Dhe për shkak se dikush, kur reflekton mbi të, nuk është në gjendje të formojë ndonjë ide që të mendojë rreth saj, ai ose thotë se dashuria nuk është asgjë, ose se ajo është diçka që vjen thjesht nga të parët, të dëgjuarit, të prekurit ose ndërveprimi me të tjerët, dhe kështu dashuria edhe ndikon tek ai. Njeriu nuk është fare në dijeni se dashuria është vetë jeta e tij; jo vetëm jeta në përgjithësi e trupit, as edhe jeta e të gjitha mendimeve që ka, por edhe jeta e të gjitha veçorive që janë në to. Këtë njeriu me aftësi dalluese mund ta perceptojë kur pyet: Nëse heq dhembshurinë që vjen nga dashuria, a mund të mendoj diçka ose të bëj diçka? A nuk ftohen mendimet, fjalët dhe veprimet në të njëjtën masë që ka ftohtësi dhembshuria prej dashurisë? Dhe a nuk kanë mendimet, fjalët dhe veprimet ngrohtësi në atë masë që ka ngrohtësi dhembshuria prej dashurisë? Këtë njeriu me aftësi për të dalluar e percepton thjesht si një gjë që kështu është, por jo se ka njohurinë se jeta e njeriut është dashuri.

2.

Cila është jeta e njeriut, askush nuk e di nëse nuk di se ajo është dashuri. Nëse kjo nuk dihet, njeriu mund të besojë se jeta e tij nuk është gjë tjetër veçse të perceptojë me shqisat dhe të veprojë, ndërsa dikush tjetër beson që jeta është thjesht që të mendojë. Megjithatë, mendimi është efekti i parë i jetës, kurse ndjesia dhe veprimi janë efekti i dytë i saj. Mendimi është efekti i parë i jetës, megjithatë mendimi është i brendshëm dhe më i brendshëm, i jashtëm dhe më i jashtëm. Ai që është efekti i parë i jetës është mendimi më i thellë dhe ky është perceptimi i qëllimeve. Por nga e gjithë kjo më tutje, kur merren parasysh shkallët që ka jeta.

3.

Një ide se jeta e njeriut është dashuri, mund të kihet nga nxehtësia e diellit në botë. Kjo nxehtësi dihet se është jetë, se është jeta edhe e të gjitha bimësive në tokë. Për shkak të nxehtësisë që vjen në pranverë, bimët e çdo lloji mbijnë nga toka, mbulohen me gjethe, pastaj me lule dhe në fund me fruta, dhe kështu, në këtë kuptim, jetojnë. Por kur, në kohën e vjeshtës dhe dimrit, nxehtësia tërhiqet, bimët zhvishen nga këto shenja të jetës dhe ato thahen. Kështu është dashuria tek njeriu; sepse nxehtësia dhe dashuria korrespondojnë reciprokisht. Prandaj dashuria është edhe ngrohtësi.


Përgatiti: Adriana Myrtaj

39 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page