top of page

Jemi të gjithë me fat që mblidhemi rreth "Fjalës së Lirë", Londër


Fatmir, miku im,Te urojme familjarisht nga zemra ty dhe familjes tende: Gezuar Vitin e Ri 2023! Qoftë ky vit per Ju, nje vit plot shendet, mbaresi dhe gezime, nje vit me endrra dhe deshira te realizuara ne te gjitha fushat e jetes. Njohja me ty dhe bashkepunimi me "Fjalen e lire" qe ti krijove, ka qene nje eveniment i rendesishem per mua personalisht, sikurse dhe per mijera te tjere njerez te letrave ane e kend Shqiperise, trojeve shqiptare, por dhe te gjithe botes. Eshte "Fjala e lire" me e ndritshme e lirise, ku gjithkush qe shkruan apo qe behet pjese e artikujve, eseve, studimeve dhe krijimtarise qe ju botoni, ndjen brenda vetes miresine dhe humanizmin, ndjen flatrat e zjarrta te lirise dhe te perparimit; gjithkush ndihet mire si ne nje familje te madhe. "Fjala e lire", Londer, ka pasur dhe ka gjithnje nje fuqi magnetike, qe terheq mendjet krijuese dhe te lira, por dhe njerez me bonsens dhe te formuar nga ana humane, ashtu dhe kulturore, artistike e shkencore... Jemi te gjithe me fat qe mblidhemi rreth "Fjales se Lire", Londer dhe shprehemi pa paragjykime dhe kufizime, i shprehim gjerat dhe mendimet tona lirshem si te jemi ne biseda te lira dhe te çiltra me njeri-tjetrin. Por edhe me mirekuptim dhe tolerence me njeri-tjetrin, gjithnje ne kerkim te vlerave te verteta, qe mund t`i prodhoje vetem liria dhe fjala qe del prej saj. Ne te gjithe kete, ti Fatmir ke meriten tende te padiskutueshme, eshte kultura dhe profesionalizmi, formimi dhe fuqia jote krijuese, qe i ka vene themele te shendosha institucionit qe ti e drejton prej vitesh. Ndaj, nga cilido prej nesh, qe "ngjyejme" penen ne ate burim drite "Fjale te lire", ndihet falenderues ndaj teje, ndaj respektit qe ti ke treguar dhe tregon, ndaj miqesise se vertete dhe vlerave qe ti ke krijuar. Nje insitutucion si "Fjala e lire", Londer, e drejtuar prej teje, i ben nder çdo shteti dhe vendi, i ben nder cdo demokracie perparimtare qe zhvillon pareshtur vetveten. Falenderimet tona per ty Fatmir, jane pa fund dhe plotesisht te merituara, ndaj si nje pjesemarres aktiv i "Fjales se Lire", Londer, te shprehe falenderime, pergezime dhe urimet me te mira, duke dashur t`i bashkohem gjithnje shpirtit dhe zemres tende te madhe burimore e krijuese. Te urojme familjarisht vitin e Ri 2023, Gezuar dhe me sa me shume arritje dhe suksese te reja. Me respekt nga e tere familja Kona. Perqafime, mik yne i dashur dhe zemerbukur. Tirane,me 1 janar 2023


82 views4 comments

4 Comments


kadritarelli
Jan 08, 2023

Pershendetje dhe urime per kete shkrim vleresues per z. Fatmir Terziu si misionar i fjales shqipe te "Fjala e lire". Te gjithe ne qe jemi miq e shoke krujues ne letrat shqie, kem kurdohere hapur nje dritare plot drite, ku gjejme shprese dhe mundesi te degjohemi ne mbare boten. Teknologjia ka vendin e vet, por fjala juaj ka forcen dhe qenderesen e bukurise dhe burrerise safi shqiptare. Urime autorit Viron Kona. me pelqen sinqeriteti i tij, si mik, shok dhe krijues i rralle. Urime dhe suksese! Keshtu qofshi dhe qofshim perhere bashke dhe plot mbaresi.

Like

Bashkim Saliasi

Ju uroj te dy ju miqte e mi Profesor Fatmir Tereziu dhe shkrimtarin Viron Kona, shendet dhe miresi ne vitet ne vazhdim. Miq pa hile dhe pa interesa jane nga hera bujar dhe zemerbardhe. Gezuar miqte e mi vitin 2023, qofte nje vit i mbar dhe plot krijimtari per te dy ne fushen e letresise. Nje perqafim nga miku juaj Bashkim Saliasi Tirane.

Like

Dhimiter Xhoga

Mes nate e dyte e Vitit Ri-Viti Ri mua tej oqeani ZENE; Fatbardhesi-permes TV.jetoj me Pr. e nderuar Fatmir Terziu-sa publicistin e Njohur nga Vora nw Pwrmete Tirane Viron Kona-Zedhwsi i mases se gjere MESUES NXENES nje jete ne Gazeten *MESUESI*sa Boture i Librave pa fund, kryesisht per fwmijet dhe e curine e shkollave. Fotografia e tij me Ate buzwqeshie e tij NATYRALE-me te po kaloj kete mesnate, nw kameren Televizive-Artisten-Tiranse Nalbani me ate fustani *TRENDAFIL* me kenaqin.Me Ju ne goje po Pi nje gotw Raki Permeti-Shendeti juaj Ditet NJEMIJE. Salla mes NJY-JORKU plot si tw ishin te gjithe artiste ne Tavolinat e salles moderne. .Tw falemindei i miri Viron Kona meJu po jetoj sonte,Ju shku ne Londer.…

Like

Minush Hoxha
Minush Hoxha
Jan 02, 2023

Padiskutueshëm i saktë vlerësimi për z. Fatmir. Sipas mustres së piramidave egjiptiane, ky po ndërton piramiden e lartë të vlerave prej gjithëfare. Të liruar nga çfarëdo ngulfatje, krijuesit gjeten hapsiren e lëvizjes diturore, pa ndalesa, pa shikim vrënger, pa asnjë shënjë mospajtimi, dhe-kush më shumë e kush më pak, e kush më mirë e kush jo aqë mirë, por piramida ngrej veten drejtë pyrgut piramidal dhe u shndërrue në institucion nga më me peshë kombëtarë. Urime z. Fatmirit dhe autorit të këtij shkrimi.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page