top of page

Jashtë modestisë për një kontabiliste menaxhimi të autorizuar në Londër




Vetëm pak kohë më parë udhëtoi drejt Singaporit si e përzgjedhur profesionalisht nga kompania ku ajo punon, pra si një kontabiliste menaxhimi e autorizuar për të trajnuar ekipin e disa kompanive në fushën përkatëse. Është Liljana Hoxha, kontabiliste menaxhimi e kualifikuar dhe me shumë përvojë në Mbretëri të Bashkuar, që ka një eksperiencë disa vjeçare në këtë fushë. Ajo organizoi dhe zhvilloi disa sesione në Singapor ku u foli të pranishmëve se roli i një kontabilisti menaxher i autorizuar është të mbështesë liderët e biznesit në planifikimin e tyre financiar strategjik, për të siguruar stabilitetin financiar të një kompanie dhe për të rritur përfitimin dhe rritjen e saj.

Liljana ka punuar në kompani turizmi të destinuara në arenën globale, si Travellanda e mjaft të tjera. Ndërsa ka qenë një nga specialistet e kësaj fushe në disa të tjera me emër të madh në Londër. Kohët e fundit ajo u përzgjodh nga vetë drejtuesit e kompanisë „Aman Resort“ për të menaxhuar dhe mbajtur profesionalisht tërësinë përkatëse në profesionin e saj. Ajo tashmë si e kualifikuar si një kontabiliste e autorizuar e menaxhimit e ka realizuar profesionin e saj duke analizuar operacionet dhe performancën dhe duke identifikuar mënyrat për të menaxhuar dhe ulur kostot operacionale dhe të prodhimit. Nëse shkojmë në detaje, ajo tashmë ka një kualifikim të ngjashëm me atë që ka pasur ish-Kryeministrja Britanike, Liz Truss, që mbajti këtë post për një periudhë të shkurtër në Britani të Madhe.

Duke punuar në këtë divizion që funksionon si në një organizatë të tërë, ajo krahas punës së përditshme ofron këshilla të shëndosha financiare për t'u mundësuar drejtuesve të biznesit të zbatojnë strategji efektive dhe të kenë një sens më të qartë drejtimi. Ajo me vizionin e saj dhe me aftësitë profesionale ndihmon që kompania dhe biznesi i saj të shikojnë nga e ardhmja duke analizuar performancën, apo dhe duke kërkuar mënyra për të parandaluar problemet dhe për t'u përshtatur me rrethanat në ndryshim.

Liljana Hoxha i di dhe vlerëson përgjegjësitë. Ajo e ka të qartë se roli i një kontabilisti të autorizuar të menaxhimit kombinon aftësitë e kontabilitetit dhe menaxhimit të biznesit, dhe zakonisht një profesionisti të tillë, apo profesionistëve të tillë u duhet të krijojnë dhe mirëmbajnë politikat financiare dhe sistemet e informacionit të menaxhimit, përgatisin pasqyrat financiare periodike, duke përfshirë llogaritë e fitimit dhe humbjes, buxhetet, flukset monetare, analizën e variancës dhe komentet, të ofrojnë një shërbim mbështetës duke punuar me të gjitha departamentet dhe ekipin e menaxhimit për të ndihmuar në marrjen e vendimeve financiare.

Mbi të gjitha në punën e saj, ashtu sikurse ka qenë më parë dhe drejtuese e kontabilitetit të Shoqatës „Mother Tereza-Albanian Union“ që drejtohet nga Dr Zamira Ruspi Përfundi, ajo e ka të qartë që shpenzimet të mbahen në përputhje me buxhetin, të informojnë vendimet kryesore strategjike dhe formulojnë strategjitë e biznesit, të këshillojë mbi implikimet financiare të vendimeve të biznesit, të analizojnë performancën financiare dhe kontribuojnë në planifikimin dhe parashikimet afatmesme dhe afatgjata të biznesit dhe mbi të gjitha drejt parimit të kontabilitetit më të avancuar që thuhet se kontabilistët duhet të jenë në gjendje të negociojnë për projekte të mëdha, kredi dhe grante, që të ofrojnë gjykim profesional për çështjet financiare dhe këshillojnë për mënyrat për të përmirësuar performancën e biznesit, që të interpretojnë dhe komunikojnë të dhënat financiare menaxherëve jofinanciare. Një nga pikat krysore që ajo e di është se një kontabilist duhet të ndërlidhet me menaxherët e tjerë të funksioneve për të vendosur financat dhe llogaritë në kontekst, në një masë të konsiderueshme është parësore që kontabilistët që ajo këshillon të jenë në gjendje të monitorojnë dhe vlerësojnë sistemet e informacionit financiar dhe sugjerojnë përmirësime aty ku nevojiten, të zbatojnë procedurat e qeverisjes së korporatës, menaxhimin e rrezikut dhe kontrollet e brendshme.

Singapor në detyrën e saj profesionale

Kompania e fuqishme „Aman Resort“ ku ajo tashmë punon është me seli në Mayfair Londër dhe është entiteti tregtar i Aman Group Sarl, një kompani shumëkombëshe mikpritjeje me seli në Zvicër. E themeluar nga hoteleri indonezian Adrian Zecha në 1988, kompania operon me 35 prona në 20 vende. Duke e nxjerrë emrin e tij nga fjala sanskrite për "paqe", Aman Resort ka evoluar strategjikisht gjatë tre dekadave për t'u bërë një nga markat më intuitive dhe pioniere të stilit të jetesës në botë. Udhëtimi i Aman-Resortit, qoftë i përjetuar në një nga 35 destinacionet e tij apo në shtëpi, është frymëzuar nga një qëllim i veçantë dhe origjinal: të ofrojë një nivel shërbimi dhe përvojë që është e pashoqe në çdo mënyrë. Koha me Aman Resort është e ngjashme me pritjen në një shtëpi private të hirshme ku priten vetëm disa të ftuar. Pronat Aman Resort krijohen në mënyrë holistike dhe evoluojnë organikisht, arkitektura gjithmonë e vërtetë për çdo destinacion. Shenjtoret dhe hapësirat diskrete janë të ndjeshme dhe autentike ndaj gjeografisë, dizajnit dhe trashëgimisë kulturore - çdo përvojë Aman Resort shpaloset butësisht me thjeshtësi dhe elegancë duke ofruar një ndjenjë të menjëhershme përkatësie. Aman Resort sjell qetësinë. Si një libër me histori të patreguara, Shpirti i Aman Resort është i paprekshëm.

Jeta familjare, bashkëshortore Liljana dhe Idriz Hoxha

Kompania ku ajo ka punuar, Story House Egmont, është një botues i specializuar i revistave për fëmijë, shtëpia e një portofoli të gjerë të personazheve të preferuar të fëmijëve, duke përfshirë Disney Princess, My Little Pony, Thomas & Friends, Paw Patrol, Ryan's World, LOL Surprise dhe më shumë. Ajo tashmë e di mjaft mirë rolin e saj profesional, dhe ndaj ka fituar një besim të madh e të gjerë në këtë kompani globale. Në këtë mënyrë Liljana Hoxha, e di detyrën e saj si një bashkëshorte e denjë në krah të një profesionisti tjetër në fushën e ndërtimit, sikurse është Idriz Hoxha, i specializuar në rininë e tij edhe në fushën metalurgjike, dhe si nënë e dy djemve që shkëlqejnë në edukimin e kualifikimet e tyre të vazhdueshme. Ata të dy janë në rrugë të mbarë edhe pas kualifikimeve dhe përfundimit të studimeve universitare, duke ditur tashmë ku të aplikojnë e ku të kualifikohen për tu bërë bazë e tregut të punës në Britani të Madhe.

Duke përfunduar këto rrjeshta ishin jashtë modestisë për një kontabiliste menaxhimi të autorizuar në Londër, sikurse është Liljana Hoxha, e cila asnjëherë nuk ka pranuar që të shkruhet për të, por kësaj here duke marë lejen dhe të drejtën nga bashkëshorti i saj, Idrizi, menduam që ta prezantojmë për komunitetin e më gjerë, pasi shembuj të tillë frymëzojnë brezat dhe japin shembullin e mirë të integrimit të shqiptarëve në Mbretëri të Bashkuar.

51 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page