top of page

Jam me strukturat


Jam me strukturat e PD-së


Nga Shkëlqim Cufaj



Në fakt, koha ka treguar se raste të tilla shqetësuese dhe jo pak problematike bëhen së pari strukturë e strukturave të kafeneve. Kafenetë janë gjyqe dhe vetëgjyqësi, përpara se gjakrat e e nxehur me njërën palë apo me tjetrën të ngrihen e të përfshihen herë me Foltoren e Prof Dr Berishës, e herë me mbështetjen ndaj Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Unë jam kundra këtyre kafeneve, jo se nuk dua të përfshihem në debate, por se debati i një familjeje dhe i një force politike të shëndoshë bëhet në struktura dhe jo në kafene. Duke qenë se kam qenë mjaft aktiv në fushatën e fundit, sikurse dihet dhe në mjaft të tjera, në zonën time në Durrës natyrisht kam parë se demokratët janë një forcë e fuqishme dhe aty ku u angazhuam edhe fituam. Kështu ndjemë ndjeshëm se aty ku strukturat janë në detyrën dhe misionin e tyre 'vullnetar“ të angazhimit politik ligjor dhe gjërat shkojnë ashtu sikurse duhet.

Tashmë ne kemi humbur dhe jemi në një Parlament ku pakica jonë është në një pikë delikate. Shumica e ka forcën dhe kulturën e saj të mangët për të mbytur zërat kundra, po aq dhe për të shestuar të gjitha marifetet e marifetçinjtë e zullumit të madh që i bëhet popullit. Në këtë rast PD është dhe duhet të jetë bashkë, e qartë në veprimet e saj, e kompletuar dhe natyrisht me mendimin e ngritjes së arsyes demikratike dhe vlerave në ndihmë të popullit që vuan nga mjaft pika, që shkojnë deri tek çmimet e përditësisë. E në këtë rast pyetjet janë me kë je? Je me Prof Dr Sali Berishën, apo me Kryetarin e PD-së Lulzim Basha?

Unë nuk e kam të vështirë të shprehem qartë dhe saktë. Jam me PD. Të dy janë PD. Të dy janë ajo që unë kam mbështetur. Të dy janë ata që unë kam besuar. Me të dy kam ndarë një pjesë të jetës sime, por në këtë rast jam me strukturat e PD-së, jam me anëtarët e mi. Ata dhe vetëm ata më ndihmojnë në këtë rast të jap një përgjigje të qartë e të saktë. Kështu e them hapur jam për lëvizjen e strukturave të PD-së, për qartësinë e qartësimin e tyre dhe prej tyre. Vetëm kështu mund të rikthehemi në vlerat e mirëfillta demokratike. Vetëm kështu e dimë udhën dhe rrugëtimin tonë drejt fitores.

58 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page