top of page

Ja sekreti pse Europa nuk e pranon Shqiperine ne BE…


Prof Dr Eshref Ymeri

Arkeologu Polak

drodhi gjithe botën me këtë sekret!

Ja sekreti pse Europa

nuk e pranon Shqiperine ne BE…


Faqja e internetit News88

admin September 4, 2021


Një arkeolog polak me emrin Pjoter Dicek, një nga më të mirët e Europës, thotë: Në studimet e shumë Albanologëve Europianë e Amerikanë del se Gjuha Shqipe është ndër më të vjetrat në botë dhe më e vjetra e Europës.

Populli shqiptar është diku tek 20 milionë banorë në gjithë botën, dhe kjo nuk mund të pranohet kurrë nga BE. Në qoftë se Shqipëria hyn në BE, ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim mbi 50 miliardë euro nga të gjitha shtetet që e kanë dëmtuar dhe këtë SHBA e di, gjithashtu dhe motivi që e futi në NATO. Në qoftë se Shqipëria hyn në BE, shumë shtete jo vetëm duhet të ndërrojnë historinë, por do fillojnë të copëtohen.

Shqipëria është një komb me popullsi në mbi 5 vende të rajonit dhe detyrimisht harta demografike do të ndryshohet, kjo rrezikon vetë shpërbërjen e BE. Duke patur popullsinë në moshë më të re në Europë 35-42 vjeç dhe krahun e punës së lirë, në një kohë 20 vjet gati 50% e gjithë industrisë Europiane transferohet në Shqipëri duke rezikuar vetë punën dhe si rrjedhojë do të ketë tensione në BE.

KonkIuzioni: me hyrjen e Shqipërisè nè BE bien historitë e gënjeshtërta, ndërron popuIIsia në 20 miIionë, bien shtete faIIco dhe detyrimisht rrezikohet BE, këto janè motivet.

Kush është Pjoter Dicek?

Është një nga arkeologët më të mirë në Europë ku ka mbaruar arkeologjinë në Varshavë, specializim në Rusi, masterin në Hamburg dhe pjesëmarrës në gërmimet e Bosnjës ku dolën piramidat Ilire.

-------------------------

Shënimi im:

Këtë informacion me rëndësi të jashtëzakonshme, të botuar fillimisht në faqen e internetit “BM”, 26 korrik 2021, me titull Pjoter Dicek: “Pse Shqipërinë nuk e duan Europianët në BE?!”, ma dërgoi sot nga Tirana miku im, inxhinieri Frederik Ruço, intelektual i njohur i formatit nacionalist. Normalisht, Presidentit Ilir Meta i takon nderi ta ftojë arkeologun e shquar Pjoter Dicek për një vizitë në vendin tonë dhe ta dekorojë me medaljen më të lartë “Nderi i Kombit”, për të katër të vërtetat e shenjtëruara që ia ka thënë Evropës troç.

Prof.dr. Eshref Ymeri

San Diego, Kaliforni

06 shtator 2021


172 views2 comments

2 Comments


Eshref Ymeri
Eshref Ymeri
Sep 07, 2021

I dashur Kozma,

Jeta në emigracion ta ndez dhe ta bën edhe shumë më përvëluese dashurinë për atdheu e shtrenjtë, kur edukata familjare e prindërve ta ka futur në gjak që në moshë të njomë. Ju, si një krijues i talentuar i botës së letrave shqipe, i përkisni pikërisht sërës së nderuar të atyre intelektualëve, të kalitur me dashuri për tokën amë, të rrënjosur që në vogëli nga prindërit tuaj. Prandaj edhe informacioni për arkeologun polak, i cili i jep një leksion me domethënie të thellë kontinentit plak për qëndrimin tradicionalisht armiqësor që ka mbajtur ndaj kombit tonë që prej Kongresit të Berlinit, juve ju entuziazmon dhe ju bën të përjetoni çaste ngazëllimi.

Ju falënderoj nga zemra …

Like

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Sep 07, 2021

Sapo lexova këtë njoftim befasues të Prof. Dr. Eshref YMERIT dhe provova një ngazëllim të jashtzakonshëm për të vërtetat madhore që ky personalitet polak guxon t'ja pohoi botës.

Ju përshëndes fort i nderuari Profesor Eshrefi, që ashtu si kurdoherë me dashuri e përkushtim atdhetarë qëmtoni, evidentoni e lartësoni gjithçka në dobi të kombit, edhe këtë herë na surprizuat si Maratonomaku.

Ky zbulim mahnitës historik i arkeologut të shquar polak është epokal dhe do t'i shumëfishohen vlerat nëse do të dëgjohet, vlerësohet e jetësohet veçanërisht nga SHBA, Anglia, Gjermania… Ndërkohë lypset të veprojnë tepër mençurisht edhe dy shtetet shqiptare dhe gjithë faktorët kombëtar. Si çdo intelektual që e ndjen atdheun njësoi si veten vihem plotësisht në dispozicion të kontribuoj…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page