top of page

JA LABËRIA, ME KËNGËT, VAJET DHE LUFTRAT E SAJ.


Nga Mentor dhe Ideal Serjani.


Ku shtrihet Labëria? Labëria ime, Labëria jote, ka shtrirjen dhe emrin e lavdishëm të saj. As përbaltet as mohohet, e qëndisur nga bijtë dhe bijat e saj me virtytet më të pastra të njerëzimit, me këngët, me vajet, me luftrat shekullore dhe mbuluar kurdoherë me lavdi. Kjo është përjëtësuar në shumë botime shkencore- historike, të akademikëve tanë dhe të huaj.

Labëria është një nga krahinat tona etnografike nga më interesantet, nga më të larmishmet dhe nga më të lavdishmet. Ajo, historikisht dhe që në hershmërinë e saj është banuar nga fiset ilire të Labeatëve, të Albaneve dhe të Epiroteve (Thesprotëve, Kaoneve dhe Mallosëve). Dy krahinat më të gjëra të Shqipërisë janë Toskeria dhe Gegeria. Toskëria përbehet nga Labëria dhe Çamëria. Labëria pra, bën pjesë në Toskëri, ashtu si edhe Çameria, por jo të gjithë toskët janë lebër. Në se Toskëria kufirin me gegët e kanë në lumin. Shkumbin, Labëria fillon tek lumi i Vjosës e poshtë. Megjithatë ky kufi edhe devijon në disa krahina e zona ku shfaqet karakteristika më themelore e Labërisë që janë: këngët dhe kostumet. Kufiri i poshtëm është vija bregdetare, pak në Adriatik dhe në detin Jon. Kufiri më jugor është lumi Pavëll. Këtu kemi një pjesë të Çamërisë, që nuk quhet Labëri. Fshatrat e Bregdetit të Jonit bëjnë pjesë në Labërinë periferike. Udhëtarë të ndryshëm pelegrinë si dhe konsujt pranë oborrit të Ali Pashë Tepelenës, kanë vizituar e përshkruar Epirin, ku kanë evidentuar në kujtimet e tyre, zakonet e lebërve, jetën e tyre ekonomike, zakonet, traditat, veshjet etj, siç kanë qënë, p.sh., Pukevili, Wiliam Martin Lik, poeti Bajron, piktori Eduard Lir etj. Këta për Labët shkruajnë se janë pasardhës të Kaonëve.

· KOZMA THESPROT: Ky është murgu shqiptar QIRJAKO KUTRA, nga fshati Suhë i Lunxhërisë. Ishte një nxënës i Psalidhës dhe vijoi punën për të plotësuar e korigjuar tekstin e të lartpërmendurit, mbi «Pèrshkrimin e gjeografisë së Epirit», sipas nevojave e kërkesave të kohës, duke iu kundërvënë kështu Kozma Etoliotit, (i njohur ndryshe si Shën Kozmai), i cili vite më pas, kishte luftuar për të bindur shqiptarët ortodoksë, se i përkisnin kombësisë greke, në kundërvënie të hapur,

me studies e akademikë evropianë të dëgjuar, për çështjet e Ballkanit, si: Ani Bue, E. Spencer, J. Hahn që, sipas tyre, që në të kaluarën historike e deri në shekullin e XIX-të, shqiptarët shtriheshin: Në Veri, deri në Nish, në Leskovc dhe Vranjë; Në Lindje, Kumanovë , Prilep, Manastir; Në Jugë, deri në Janinë, Konicë, Prevezë; Po Labëria ku është? Kush përfshihet brenda saj? Etnologu shqiptar, Rrok Zojzi, në revistën «Etnografia shqiptare», më 1962 dhe më pas të botuar edhe nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, thuhet se , «… me shtrimjen e emrit Labëri, në një territor ma të gjatë se baza e vjetër, mbi popullsinë e saj u krijuan dy grupe: Popullsia labe dhe popullsia jo labe. Popullsia labe ndahet në: popullsi labe kristiane dhe popullsi labe jokristiane. Labët kristianë shtrihen në Rrezë të Tepelenës dhe në Bregdetin Jonian, Sarandë-Vlorë . Kurse Labëria muhamedane, është blloku qendror i popullsisë labe, ndërsa popullsia jolabe brenda Labërisë vendohet në popullsi shqiptare si Lunxhëria, Malëshova, Zagoria, Rrëza e Përmetit dhe në popullsi joshqiptare, si Dropulli e Vurgu dhe vazhdon ndamja krahinore e popullit shqiptar, Toskëria dhe nëngrupet e saj janë: a) Toskëria që shtrihet në lindje të Shqipërisë së Jugut b) Myzeqeja që shtrihet në Perëndim c) Labëria që shtrihet në Jug perëndim ç) Çamëria që shtrihet në zonën e Konispolit dhe ajo me tej, fare në Jug, përtej kufinjve politikë. Këtu po vëmë në dukje disa tipare të përbashkëta në mes të disa grupeve më të vogla, të këtij grupimi të madh etnografik. Toskëria dhe Myzeqeja, për arsye të shkëmbimeve mes tyre, u afruan më tepër në tradita, sa u bë e vështirë të përcaktohet, kufiri tokësor në mes tyre. Labëria i ruajti me fanatizëm traditat e saj krahinore patriotike dhe mbarëkombëtare. Labëria, sipas rrethanave e vështirësive të kohës ka qënë shumë e organizuar historikisht, por kjo, edhe për një arsye madhore: ajo ka pasur krerët dhe prijësit e saj, sa të zgjuar, aq edhe trima që, tashmë këta janë afirmuar si heronj legjendarë. Në Labëri dhe Myzeqe, u ruajt sistemi fisnor: Edhe në Toskëri e Çamëri deri diku u ruajt sistemi fisnor. P.sh. në Çamëri thuhej: Dematët (mbiemri, fisi demi); Dinejtë (Dine); Balanejtë (Baloni); Sejkatët (Sejkot); Etj. Në të gjithë Jugun u ruajtën mbeturina nga e drejta kanunore, por në Labëri u ruejtën më të fuqishme dhe me njësi ma organike. Labëria paraqet tradita blegtorale, kurse Myzeqeja tradita bujqësore, kurse Toskeria, të një jete bujqësore e blegtorale. Gjithashtu në te folmen e Labërisë, Toskenisë e Çamërisë, dallojmë fenomene fonetike. Pamja më e dukshme në këto treva është fustanella, si veshje tipike e shqiptarëve të Jugut. Në Labëri ajo arrin deri tek gjunjët, po kështu edhe në Toskëri, kurse ajo e Myzeqesë zbret nën gju. Takia myzeqare është më tepër në formë konike, ajo e toskërisë, në formë rrashatake, kurse Labëria përdor qylafin (qulàhun,-dial.). Labëria këndonte vetëm këngën burrërore, kurse Toskëria përveç atyre këndonte edhe këngë ‘’sevdallishte’’ (dashurie), kurse në valle dhe muzikë kemi ndryshime krahinore mjaft të dallueshme. Studiuesi spanjoll, Jose M.Floristan, në Universitetin Complutense të Madridit, në artikullin e tij «Kontaktet e Himarës me Romën dhe Spanjën në gjysmën e dytë të shekullit të shekullit të XVI-të dhe dekadat e para të shekullit të XVII-të», botuar në revistën ERYTHEIA, (revistë e studimeve bizantine), Nr.38, e vitit 2017, referuan Arkivit të Simancos (Spanjë), libri 151, dosja 149, faqe 885, si dhe Arkivave të Vatikanit (arkivit të propagandës fride, etj; CITON EDHE LETRËN QE U ËSHTË DËRGUAR AUTORITETEVE TË KËTYRE SHTETEVE, FIRMOSUR NGA KRERËT E FSHATRAVE TË BREGDETIT , të cilët kërkojnë ndihmë materiale e ushtarake për t’i përdorur në luftë kundër Turqisë (Perandorisë Osmane).

· KRERËT DHE VITI 1608; LETRA DREJTUAR PAPËVE.

Më 1608, Gjini Closi de Lukovo, Dimitri Basta de Nivice, mbërritën në Napoli me një letër të datës 1 Maj dhe të kryesuar nga Jeremas, Peshkop «i Chimara i Delvine». Letra ka tridhjetë nënëshkrime (firma), të pleqve të fshatrave: Shën Vasil, Lukovë, Bunecci (Bunec), Sasani (Sasaj), Pikermi (Piqeras).

Ndërsa në një botim tjetër të vitit 1990-1991, faqe 106 si dhe të vitit 1988, faqe 159-165, thotë se «unë i riprodhoj antroponimet siç paraqiten në dokumentat arkivore ‘’Arbëri…Arvanon është një emër alternativ i Liapuria… Labëria, rajon i Epirit të Veriut, që shtrihet midis shtratit të lumit Vjosë (AOS), dhe detit Adriatik, që përfshin edhe Himarën .

· ISLAMIZMI u përhap në shekujt XVII-të dhe XVIII-të, por fshatrat e Labërisë janë shumë më të hershme. Përkatësia fetare nuk është kriter në qënien ose jo, në këtë krahinë etnografike, pra labe.

Kjo krahinë gjeo-etnografike, kishte dhe ka bashkësi shpirtërore, etnike, gjuhësore, kulturore, zakonore, psikologjike e tradicionale të njëjta. Ndërsa tek Çajupi tek poema satirike «Baba Musa lakuriq», botuar në «Baba Tomorri», më 1903, shkruan: «U trete Gjon Lek’, u trete// Sos u përpoqe për vete// Ngrite luftë me Turqinë// Për të tërë Labërinë//.

· PO SI KANË QËNË QËNDRIMET E SISTEMEVE POLITIKE NDAJ LABËRISË?

Para se të futemi në përgjigjen e pyetjes së mësipërme do bëjnë një parantezë. Në Labëri, më shumë se kudo janë, të përhapura LIGJËRIMET. Këto janë në formë vaji dhe kënge, përkatësisht mjaft të dhimbshme tragjike dhe elegjiake me ndikim relativisht për një kohë të gjatë, por edhe shumë madhështore epiko-heroike, po ashtu relativisht për një kohë të gjatë dhe me një dinamikë shumë të lartë. Këngët epiko-heroike zakonisht në Labëri këndohen nga këngët polifonike (gra e burra), kurse ato me ligje nga një grua e vetme (vajtojca, vajtuese, vajtimtare). Udhëtari anglez, Hjuz, ka dëgjuar disa vajtime karakteristike në Gjirokastër dhe Himarë, dyqind vjet më parë që kishte shumë kohë që këtyre grave u kishin vdekur burrat. I sensibilizuar prej tyre, Hjuz lëshon një dritë vetëtitëse: « Në të njëjtën mënyrë, si këto gra shqiptare, kishte qarë Uliksin (Odisenë), Penelopa besnike…» (Hugens, H.S, Travels in Sicili, Greece and Albania. London, 1820, V.2, f.28). Pra foklori ynë,është kaq i fuqishëm, sa që ka depërtuar në Eposin grek, në veprën e Homerit, pra vajet e Labërisë. Raste të tilla ka me dhjetra në «Iliada dhe Odisea» të Homerit. Kjo tregon për forcën integruese të folklorit tonë në Ballkan e shumë më gjerë. Tani le te vijmë tek pyetje se si është trajtuar Labëria nga qeveritë. Labëria dhe krerët e saj, u vunë mënjëherë në mbrojtjen e Ismail Qemalit dhe të qeverisë së tij. Gjatë periudhës së regjimit të Zogut, ky i fundit nuk bëri asgjë për Labërinë. Fshatrat e Labërisë, duke qënë pre e luftrave, shumëshekullore dhe e shkatërrimeve e djegieve nga Turqit, ishin rrënuar e shkatërruar dhe kishte nevojë për rimëkëmbje. Po e ilustrojmë këtë me një dokument:- Dokumenti është i vitit 1920. Është një kërkesë, drejtuar qeverisë së Sulejman Delvinës, nga të 16 fshatrat e Kurveleshit. Po cili është Kurveleshi. Pa, Kurveleshin nuk mund të kuptohet Labëria dhe historia e saj. Kurveleshi është djepi i Luftrave dhe sakrificave të përgjakshme dhe te pabarabarta, që ka zhvilluar kjo krahinë historikisht, në shekuj. Këto fshatra i kërkuan Qeverisë së asaj kohe që Kurveleshi të bëhej N/prefekturë. Kanë firmosur kryepleqtë e fshatrave. Kurveleshi ka dy nënkrahina, atë të Kurveleshit të Sipërm dhe të Kurveleshit të Poshtëm.

Ja emrat e fshatrave dhe kryepleqtë e tyre:


· AQSH- V.1920; D.394; fl. 79; TIRANË.

Pra, as Sulejman Delvina, as Zogu nuk bënë gjë.

· Vijmë tek Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare. Bëri thirrje Partia për luftë kundër okupatorëve dhe tradhtarëve të vendit dhe Labëria i dha djemtë e saj. I mbushi brigadat dhe çetat partizane. Brigadat e 5-të; 6-të; 8-të; 12-të; 14; Ishin ose tërësisht me lebër ose në pjesën dërrmuese me ta. I dha luftës heronj e dëshmorë, burra e gra, djem e vajza, pionierë e pionere, kuadro të zotë ushtarakë, komisarë e komandantë. Por përsëri Labëria u la në harresë. Dhe, jo vetëm u la në harresë, por edhe u masakrua; U coptua në pesë rrethe: Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë dhe Vlorë. Pra e humbi identitetin, humbi origjinën, humbi traditën shekullore. E megjithatë, edhe në këto pjesë-pjesë të ndara, infrastruktura e Labërisë mbeti përtokë. Por lebërit duke pasur një dashuri të pakufishme për historinë e tyre, nuk i la pa i evidentuar dhe zhvilluar më tej, si këngët, vallet, zakonet etj. Labëria nuk mund të përceptohet pa malet e saj, kullotat, pyjet, klimën, kafshët dhe shpendët e bukura e të rralla, ujërat që janë ilaç për sëmundjet etj. Nuk i harron kurrë djemtë dhe trimat e tij, se atyre u kish lezet trimëria dhe bukuria: Kënga thotë:

- Gjith’ ata trima që qenë,

Tërë sorqedh’ e levendë,

Vanë në luft’ e s’u kthenë…

Ç’kishmë pjellë ato nëna,

Kishnë pjell’e bërë drëra,

Lëftojn’ e s’u tundej kemba!...


Kjo është Labëria me bukuritë, trimëritë dhe këngët e saj.

Mentor Serjani dhe Ideal Serjani.

241 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page