Ja cila “ideologji” ka bashkuar në kualicion LDK -në me VV-në , Vjosën dhe Albinin
Nga Skënder Sadri KAPITI
Dy forcat politike fituese të zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019, “VETËVENDOSJA” dhe LDK kanë ideologji politiko-ekonomike të ndryshme , por gjëndja se ku është katandisur sot Kosova prej pushtetit që u ndëshkua me meritë me 6 Tetor 2019 , bëri të mundur që dy protagonistët e fitores së VV e LDK , të konvergojnë parimet politike të tyre në një “ideologji të vetme” e cila është :
“Kosova mbi të gjitha, Kosova e para”.
Kjo shpjegohet edhe me faktin se dy partitë opozitare të Kosovës , VV e LDK kishin akumuluar të njëjtat problematika dhe pakënaqësi popullore që ishin: korrupsioni, krimi; hajnija, papunësia, varfëria ,eksodi, moszhvillimi ekonomik, mosfunksionimi shtetit ligjor, mosintegrimi në BE si dhe pazaret antikombëtare kundër Kosovës e shqiptarëve në marrëveshjet me Serbinë të Presidentit të Kosovës dhe të një qeverisjeje jofunksionale dhe e interesave personale, klanore, nepotike e partizane mbi ato kombëtare.
Fakt tjetër që Albini dhe Vjosa kanë konverguar në të njëjën a “ideologji”,përkushtim e vizion: të Kosovës mbi të gjitha , është edhe ky se: si Albini ashtu edhe Vjosa duke qenë politikanë të cilët kanë mbajtur gjithmonë qëndrim korrekt, parimor në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë, të shtetit të Kosovës dhe që kanë guxuar intelektualisht që t’i kundërvihen të gjitha të këqijave të politikës e të pushtetit të ndëshkuar tashmë, si dhe të imazhit të personalitetit dhe dinjitetit të tyre të pastër moralo-politik, intelektual e patriotik që i karakterizon si Albinin dhe Vjosën, dhe për këto arësye kryesisht edhe votuesi ua besoi atyre pushtetin , qeverisjen për të bërë ndyshimin dhe përmirësimin. Dhe prandaj edhe duke qenë të tillë Vjosa dhe Albini , që sit ë tillë ata kanë interesat e tyre dhe të antarësisë së forcave politike LDK e VV dhe i gjejnë ato brënda interesit kombëtar , kjo edhe i bashkoi “ideologjikisht” e parimisht LDK e VV dhe që po për këtë arsye edhe i fituan zgjedhjet.
Pra ideologjia e Albinit dhe e Vjosës është parimi i madh i interesit kombëtar dhe shërbimi para atdheut dhe për qytetarët e Kosovës.
Kjo “ideologji” e tyre është në antitezë të thellë edhe me ideologjinë miope të politikës së Tiranës e cila vetëm bosht kombëtar nuk ka pasur as dje dhe nuk ka as sot.
Comments