Izet Abdyli: EDHE PAK HAPA
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 1 day ago
- 1 min read

(Ekzodit të Bllacës)
Silueta të kërrusura
që bartin dhembjen mbi shpinë
fytyra të trishta të venitura
me shpresën e thyer
hapërojnë të zënë
trenin e fundit
zhurmë makinash e tanke
krisma barbaresh oshëtijnë
kudo përreth
në brendesi të vagonëve
heshtje varri, qetësi
dënesje, lot nënash
si një ogur i zi
si në darë mbërthyer
jeta dhe vdekja
bëjnë sehir
e një rreze drite
përflak qiellin
nga pëllumbat e lirisë
vetëm edhe pak hapa
drejt cakut
vjen një ogur i mirë
nga zëri i foshnjes
që sapo ka lind
emrin e solli me vete
Liri
Comentários