top of page

Iso-polifonia


Iso-polifonia

Nga Fatmir Terziu


Pulëbardhat kaluan sqep më sqep

dhuratën hyjnore në një guackë,

shkëlqente nuri i saj aty në breg,

përthithte me zell çdo stërkalë.


E morrën dallgët buzë më buzë,

dhe kënduan në korr si me një relike,

e bregu fije më fije e pasoi më tej,

pa fyell,

pa ndonjë paisje muzike,

në fluturimet të cilat hapën një tunel

nëpër re të shpurpurisura mbi Jon kuturu,

atje ku mbrusej që në djep e themel

ajri i dendur e i pastër blu,

dhe atje, kënga u bë peshqesh

për të mbetur përjetë këtu.


Kur u kthyen pulëbardhat nga udhë e gjatë,

kënga nuk shkulej nga vendi,

dëgjonte bletëza dhe bënte mjaltë

kërcente nga poleni.


Pulëbardhat kërkuan me sqep prapë,

dhuratën e strukur në atë guackë,

por u përhumbën vetvetiu nga habia,

ajo dhuratë ishte tashmë iso-polifonia.

40 views5 comments

5 Comments


Kostandin Vogli

Me pelqeu shume poezia per isopolifonine. Urime.

Like

Merita Arapi

Mjafte bukur e ke pershkruar gurgullimen e isos labe mbi Jon ku pulbardhat qe fluturonin siper u hutuan nga magjia e saj dhe harruan per ca kishin ardhur.

Like

Timo Merkuri

Sigurisht unë, por këtë herë edhe në emër të gjithë artistëve dhe këngëtarëve popullorë të falenderoj për këtë poezi, kurorë mbi kryet e isopolifonisë.

Like

Ç'metaforë e arrirë për ison tonë polifonike! Urime!

Like
Replying to

Faleminderit e nderuar Armela Hysi.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page