top of page

Ishte pranverë e vitit 1995


Ishte pranverë e vitit 1995

Elsa dhe Daman Sinani


Nostalgjia e kujtimeve mahnitese te nje udhetimi gati 1 muaj e gjysem neTURQI dhe vecanerisht ne KURDISTAN ,ku ndodhi kto dite TRAGJEDIA E TMERRSHME E TERMETIT KU ENDE POSHTE GERMADHAVE renkojne shpirtrat e njerezve dhe FOSHNJAVE me detyron te ekspozoj kete ditar kujtimesh pas gati 27 viteve...kush te kete durimin ta lexoje do te mbetet i mahnitur...


SHENIME UDHETIMI...

Pjese nga ditari personal...


Ishte pranverë e vitit 1995, një vit tepër i mbarë për mua e familjen time, për punën e karrierën time profesionale, si dhe në fushën politike…..(aktualisht -N/kryetar i përgjithshëm i Shoqërisë “Çamëria”dhe Kryetar i po kësaj shoqërie për degën e Elbasanit)

Atë kohë kisha gati një vit që isha i emëruar Drejtor Rajonal i Entit Kombëtar të Banesave për Qarkun e Elbasanit……

Për fatin e mirë, shorti për të konkuruar në festivalin Europian të këngës popullore që zhvillohej në Turqi i ra Ansamblit “Krahu i Shqiponjës” i shoqërisë “Çamëria”, e si për mbarësinë e zotit, unë do të isha administrator e përfaqësuesi Shteteror i këtij aktiviteti artistik që zgjati 35 ditë në Turqi….Shteti na akordoi vetëm 3000 dollarë dhe të tjerat me forcat tona dhe kursimet e mundshme nga BONUSET e organizatorëve……


Turneu filloi në pjesën Europiane turke


Përveç dashamirësve të këngëve e valleve popullore nga Çamëria, kontigjentit Çam artistik, atashuam edhe një grup të shkollës artistike “Jordan Misja” Tiranë me urdhër shtetëror….unë pata fatin që më shoqëronte në kete turne edhe bashkëshorja ime ELSA…..(dhe kjo më shtoi edhe kënaqësinë e këtij udhëtimi historik dhe i papërsëritur më në asnjë stad të jetës…Turneu filloi në pjesën Europiane turke, e konkretisht në qytetin e vogël turistik në brigjet e bukura të Egjeut, më saktë në BODRUM-REIZ, qytet me 8000 banorë autokton dhe në kohën e turizmit me shtrirje gjeografike turistike, buzë detit e me ndërtimet e vilat e panumurta në të gjitha kodrat rreth tij, shkonte diku një milion turistë në vit..U akomoduam në një hotel, “Grand”, me 5-yje…. Gjithçka mrekulli dhe e papërshkueshme, pas edhe një suksesi të paparë të këngës e valles popullore shqiptare…..Ketu ndenjëm plot 13 ditë, e pas kësaj, pas nderimeve e respektit të paparë të popullit atje (si shqiptarë-vëllezër-…me popullin Turk), si dhe të autoriteteve vendore, e sidomos nga kryetari Bashkisë (Bashkan Beledie…) z.Sulejman Dincerek, i cili kishte një nostalgji të veçantë për shqiptarët, e veçanërisht për Çamërinë…


Ansambli ynë u nderua


Ansambli ynë u nderua me vendin e parë për këngët polifonike të Çelo Mezanit dhe vallen e Osman Takës, kënaqësi e krenari e veçantë për këtë vlerësim që na u bë nga juria e festivalit.

Është e papërshkrueshme; bukuritë e një udhëtimi me një grup artistik, me moshe të re e artistë të vërtetë, me regjisor dinjitoz Bashkim Braho e muzikolog Qani Biraci, me grupin legjendar të Rrogozhinës me një itinerar të gjatë e të larmishëm…Qafë-Thanë-Kriva – Pallanga-Kapiten Marash, e bukuria e rrallë kur futesh në tokën Turke me një kilometrazh plot peizazhe të gjelbëruara e të gjallëruara duke udhëtuar non stop 24 orë… në një gjatësi mbi 500 km …deri në Bodrum Reiz…..

…..Pasi na furnizuan edhe me ushqime e ujë të pishëm për 24 orë nga organizatorët veç parave të xhepit ditore, u nisëm për në zonë Aziatike Turke e konkretisht në Kahta Adiamant (qytet që ka qenë epiqendër i luftës Irako-Iraniane, një qytet i madh, me njerëz të pashëm e të gjallë, të pashëm e bruna, të gjatë e pedante në veprime kudo ku ndodheshin…Kahta-Adiamant është një vend turistik malor, prehistorik, dhe i kohrave moderne, por që kishte gati pesë vite pa turizëm si pasojë e luftës……..dhe këtu ekipi ynë e ai i Rumanisë (theksoj se nga gati 45 grupe që ishin në Bodrum-Reiz …zona Europiane…vetëm Shqipëria e Rumania morën guximin për në festivalin në Kurdistan…të tjerët u trembën nga aksionet luftarake e pasigurisë së jetës në Kahta-Adiamant …)…e kjo na bëri më të privilegjuar në mes të grupeve Turke e nga Lindja e mesme që ishin atje…..U akomoduam jo me kushte turistike por gjithsesi të mbrojtur e të siguruar me polici e ushtri për të evituar çdo Incident.

Mbas shumë ditësh ecejake për të shkuar në kalanë ku do bëhej festivali (për nga mundësitë e sulmeve terroriste…) axhenda anullohej deri në një urdhër të dytë…….Theksoj se asnjë nga punonjësit e Ambasadës sonë në Ankara nuk na shoqëroi edhe pse kishin Urdhër shkresor që të na shoqëronin kudo, me përjashtim të një atasheu ushtarak, një atdhetari e diplomat perfekt që interesohej me telefonata e na priti kur shkuam në ambasadë pas një avarie të autobuzit… As ambasadori e as sekretari i ambasadës nuk u gjendën në ambasadë, e kur komunikuam na shoqëroi një punonjës ambasade me emrin Ilir, duke më detyruar që edhe naftën e makinës së ambasadës nga Ankaraja në Kahraman-Marash ta paguanim vetë…..kështu u tha nga telefonata me ambasadorin e kështu u bë……diku e mbi 2000 lira u ble nafta………



….Për fatin tonë të mirë Valiu i Kahta -Adiamant ishte diplomat nga Izmiri, por me origjinë nga gjyshja (e ëma) nga Epiri…..jam nga Jugu i thellë i Shqipërisë, që nënkuptonte Çamërinë…..Pas ca ditësh kur sa kishim mbaruar konkurimin dhe kishim fituar vendin e parë, na ftoi në rezidencën Qeveritare..Valiu…..Mahnitëse të hyje në ato zyra, rregull-qetësi-respekt e gjithçka ideale (për ne e paparë….) Në takim shkova unë si kryetar grupi i Ansamblit Çamëria…….Bashkim Braho si Regjisor dhe një përkthyese poliglote, vajzë çame…..

..Në këtë ditar nuk dua të përshkruaj as kënaqësitë e bukuritë e udhëtimit, dy jave dite e netë nëpër Kurdistan, nga Izmiri-Varri i Nastradinit-Qyteti ADANA, si qyteti i katërt nga madhësia dhe porta e hyrjes në Kurdistan…. e në autobandën e tunelet disa orëshe e me shërbim social e lule natyrale brenda..deri në Kahta…por dua të nxjerr në pah një fenomen i pranishëm politik në vite…….

Kur u nisëm nga Bodrumi, shoqëruesi (një eksponent i sigurimit Turk, djalë i fisshëm na porositi:….Dëgjo vëllai im, në Kurdistan fuqinë e ka Partia Komuniste Kurde, shumë strikte në idealin Komunist..por më e keqja është se udhëheqësi Juaj Enver Beu, ka patur shumë influencë dhe nuk ka familje kurde apo librari pa veprat e tij….ndaj porositi anëtarët e ekipit që mos të bien pre e provokimeve, të komunistëve, se pyetja e parë do të jetë ku e keni Foton e “Udhëheqësit Enver Hoxha……”…….Pas pak në pushim në një lëndinë të bukur para se të shkojmë në ADANA..u komunikova porosinë e shoqëruesit, duke i porositur që të peërgjigjen ….se ne jemi artistë e nuk dimë e nuk marrim vesh nga politika….(kështu u tha e kështu u bë….)


…Takimi zyrtar


…Takimi zyrtar në rezidencën qeveritare të Valiut u vonua, edhe pse me Valiun biseduam gjëre e gjatë mbi gjysëm ore deri sa erdhi Kryetari i P.K.Kurde…pa prezencën e të cilit nuk bëhej asnjë takim zyrtar…..U takuam, u përshëndetëm dhe u prezantuam nën vëzhgimin e dhjetra e dhjetra Kamerave e gazetarëve nga e gjithë Europa…….folëm për bashkëpunimin Shqiptaro-Turk, për marrëdhëniet vëllazërore (aq sa dija e më lejohej se nuk kisha autorizim nga shteti im, pasi Ambasadori e ndihmësat e tjerë ishin për “Vizitë në Dubai……”

…Pas meje foli me kompetencë regjisori ynë Bashkim Braho, për muzikën-këngët-temperamentin Turko-Shqiptar etj….

..Deri këtu mrekullia vetë….entuziazëm, qeshje e buzëqeshje, eufori Shqipëtari dhe krenari e ligjshme krahas kënaqësisë….

..Nga pala Turke, i pari fjalën e mori kryetari i PKK…i cili me autoritet të shtirur e të vështirë mu drejtua mua si Kryetar ansambli e përfaqësues shteti për këtë aktivitet duke mu drejtuar me gisht autoritar si të më kërkonte llogari……Kemi respekt për Mexhlizin (popullin) shqiptar, por dua përgjigje para se të shpreh kënaqësinë e mirëseardhjes e të suksesit Tuaj në këtë festival…..Mu ndërrua fytyra e bukur djaloshare nga Shikimet dhe kamerat e shumta që u drejtuan nga unë…….

…e para tha Kryetari:….Pse keni bërë GADER (krim-gjynah) keni nxjerrë nga varri Udhëheqësin e madh Enver Beun…….si bukë shkale e kriminelë…….

E dyta u krekos kryetari:…….Pse e quani DIKTATOR Enver Hoxhën, që është edhe miku ynë…….dhe sakaq u ul e priste përgjigjet e mia…….

Zoti më dha një qetësi radikale e një fat që të kaloja këtë provokim të rëndë që nuk e prisja dhe që nuk ishte detyra e ime, por që si N/kryetar i shoqërisë Cameria iu përgjigja prerë e s’ma bëri syri tërr si Shqiptar “arrogant” në këto momente……. Iu drejtova zyrtarisht e dinjitoz…..

..Bashkan Bej….E para ne kemi një shtet e një Parlament që vendos për çfarëdo e për këdo, për të qëndruar mbi tokë a nëntokë, të gjykojë e të dënojë këdo e kujtdo i tregon vendin që i takon në këtë botë e në atë të vërtetën……vetëm shteti yne mund dhe ka autoritetin për të dhënë përgjigje e opinion për këto problem brenda e jashtë vendit………………..

……..E dyta Bashkan effendi…..Ju këtu nëTurqi n.q.s. e dini, keni një thesar të madh që ka shkruar DIKSIONERIN Turk, dhe ai është shqiptari i madh Sami Bej Frashëri…..e prej këtu marr shkas t’ju bëj me dije se :….po qe se në këtë Diksioner do të gjendet ndonjë FJALE më e goditur se sa fjala DIKTATOR për Enver Hoxhën, atëhere do t`ju kërkonim ndjesë edhe juve që e ”doni “e mallëngjeheni kaq shumë për të…e do tja ”ndërronim“ këtë epitet që buron nga historia 46 vjeçare e diktaturës së tij për popullin Shqiptar……..kaq u desh, shkeli butonin e kuq, u hap dera e zyrës së takimit, u ngrit e pa thënë asnjë fjalë përshëndetëse, me arrogance komunisti, e pa asnjë etikë njerëzore e zyrtare, përplasi karrigen e u largua…….heshtje prej varri, qetësi e plote pllakosi zyrën…

..i drejtohem me dashamirësi Valiut si vëlla shqipëtar i cunguar, se c’pati kryetari i PKK-së ….e ai shumë dashamirësi m’u përgjigj:

..Daman Bej…..Nuk i pëlqeu përgjigjja juaj, këtu Enver Beu ka hije e kanë shumë nostalgji te të gjithë Komunistët…..dhe pas një pauze (pushim bisede,) I prerë në fytyrë mu drejtua……..Sonte pa vajtur ora 17.00 do niseni e do largoheni nga Kahta Adiamant, sepse rreziku i jetës suaj e sidomos juaji si drejtues grupi, është në rrezik, çdo gjë mund të ndodhë ndaj do ma dëgjosh porosinë efendem, mu drejtua……Peqe-peqe… i thashë unë menjëherë pa asnjë fjalë….Në moment thirri Organizatorin dhe Financierin e Vilajetit dhe i urdhëroi…..Likujdoni vëllezërit Shqiptare brenda orës 16-00, sot, dhe me policinë e shtetit (furgon) do të shoqërohen deri në Adana….Do me informosh në çdo moment, ju drejtua K/policit që asistonte atje….. Gjatë përgatitjeve të personelit për zbatimin e urdhërit të Valiut, i nderuari Vali vazhdoi bisedën psikologjikisht të domosdoshme jashtë çdo nocioni diplomatik të karriges që mbante, i survejuar nga P.K. Kurde. Unë – vazhdoi Valiu, e njoh mirë Shqiptarizmën, por njoh me bindje edukatën politike turke. Çdo mëngjes, të gjithë zyrtarët kur futen në zyrë i bëjnë temena dhe i përulen portretit të Ataturkut që ështe në cdo zyrë, e këtë gjë e përsërisin edhe kur largohen nga zyra…. Ju, Shqiptarët, keni pasur figura shumë të mëdha që kanë dalë nga porta e lartë e perandorisë osmane por as për së gjalli e as për së vdekuri nuk dini dhe nuk i keni respektuar. Skënderbeu është Shqiptar i rritur, edukuar e shkolluar në Portën e Lartë, pavarësisht gjestit të papëlqyeshem që bëri duke tradhëtuar Porten e Larte për hi rte kombit te tij shqiptar, ai ështe një figurë e madhe strategjike, ushtarake e politike mbarëballkanike e europiane… u desh 500 vjet që ta vleresoni e ti beni nje bust ne mes te kryeqytetit tuaj kur shtete të tjera kishin vite që e kishin vendosur një të tillë dhe arshivuar veprat e armët e tij neper muze e biblioteka prestigjioze… ku e keni dinastine e Skenderbeut?

Së dyti- Ali pashë tepelena ështe figura tjetër e madhe e kohës së perandorisë që bëri histori në emër të kombit shqiptar. Deri sot asnje muze e asnjë libër historik për pashanë e janinës, asnjë vend në piedestalin politik të kombit shqiptar…

Së treti- Figura më historike e kombit tuaj, Ismail Bej Vlora, dalë nga parlamenti I portes se larte, beri luftë titanike dhe arriti të bindë kanceleritë europiane deri sa i dha pavarësinë vendit tuaj. Më thoni i nderuar Daman bej ku i keni eshtrat eIsmail Qemalit, ku janë fëmijët e tij dhe sa ka dënuar shteti shqiptar nga trungu i tij?

Doni apo nuk doni ju Enver beu ka bërë histori 45-vjeçare, e me një të rënë të lapsit nuk mund te fshihet historia, sido që të ketë qenë ajo. Ai ka plejadën e vet e haku duhet të vejë tek i zoti. Historia duhet shkruar nga historianët e jo varrmihësit të diktojnë historinë e krerëve të një kombi. Kjo nuk i falet juve si shqiptarë…

Kam takuar dy herë ne Europë e ShBA zotin Sali Berisha, nuk e kam kuptuar edhe se kam marrë vesh se ku do dalë me Shqipërinë. Dashtë perëndia qoftë i mbarë për këtë popull që ne e kemi si vëlla dhe ju duam shumë, por, sipas mendimit tim, dhe nuk jam i gabuar edhe pse e njoh pak Shqipërinë, me atë hapsirë detare që keni, shqiptarët jetojnë në kushte ideale vetëm me turizmin dhe nuk ka nevojë as për emigracion e as për qytetet e vogla që e rrethojnë atë. Këtu mbaroi fjala dashamirëse e Valiut…

K/financieri më thirri të merrja dietat ditore për pesë ditët që po iknim përpara…

Koleg ju drejtova financierit dhe organizatorit:…Unë jam përfaqësues shtetëror, por jam edhe profesionist –Ekonomist…..të gjithë lekët mi depozito e me transfertë mi kalo në Bankë në Ankara dhe i dhashë pasaportën për dokument dhe autorizimin e Min.Kulturës si k/grupi…..dhe kështu u bë. Pas dy nete e tre ditë sosëm në Ankara, e banka menjëherë na likujdoi, e brenda orës u a shpërndava pjesëmarrësve të ansamblit, të raskapitur nga udhëtimi i gjatë. Kjo ishte një pjesë e kësaj historie….si çdo histori shqiptari në mërgim e pa mbrojtje shteterore………

….ditari vazhdon me kujtime personale në këtë udhëtim me ansamblin “Çamëria”…

103 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page