top of page

Ish gazetari i RTP-së në një ekskluzive


Sami Islami

Ish gazetari i RTP-së në një ekskluzive


Fatmir Terziu


Pak kush mendon se edhe anglezët janë të interesuar të mësojnë shqip, po aq sa edhe ne shqiptarët që për njëmijë e një arsye jemi të detyruar t’i përkushtohemi gjuhës botërore. Në fakt, pa e zmadhuar arsyen e kësaj fabule mes realitetit, fakti që në mes të Londrës dhjetra britanikë janë studentë të rregullt të gjuhës shqipe, përbën një rast më shumë në këtë pikë. Jo rastësisht vitin e kaluar katër anglezë mësuan shqip nga vullneti dhe pasioni i mësuesit shqiptar dhe njeriut të letrave shqip në Londër Sami Islami. Por kjo është një kapitull më vete. Le të ndalemi këtë herë tek pena dhe dora e shqiptarit që “gatuan” shqip në mes të Londrës për të huajt dhe që ende e ndien zhurmen e hapave të tij ne Prishtinë e në korridoret e ish RTP-së...

Kush është në fakt Sami Islami?

Kam mbaruar shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë.Më pas kam kryer edhe Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe në Prishtinë.Gjatë studimit kam punuar në disa shkolla fillore dhe të mesme si mësues.Në fillim kam qenë mësues në Gadime ,fshat afër Lipjanit dhe më pas në Lipjan dhe në Prishtinë. Në vitin 1982 kam punuar në RTP si redaktor në Redaksi, në Programin Arsimor Shkollor.Punova në televizion deri në mbylljen e tij nga forcat serbe, që tashmë dihet pse ndodhi, pasi ai fliste vetëm shqip, më 1990, kur gati të gjithë shqiptarët ishin përjashtuar nga puna.

Po më pas ç’ndodhi me ju? Nga viti 1990 deri në vitin 1995 kam bërë punë të ndryshme sa për të mbijetuar.Ndërkohë kam shkruar herë pas here në gazetat dhe revistat e ndryshme që atëherë botoheshin në Prishtinë, si “Zëri I Rinisë”, “Rilindja”, “Bota e Re” etj.

Gjuha shqipe është preokupimi juaj…? Që herët kur isha student më ka preokupuar gjuha shqipe , përdorimi I drejtë I saj në të gjitha sferat e jetës në Kosovë.Preokupimi im vazhdon edhe sot pasi mendoj se gjuha akoma vazhdon të keqpërdoret edhe më tej , edhe sot.Gjuha shqipe mendoj unë, duhet të jetë pjesë e ndërgjegjes së gjithsecilit.

Kur nis zanafilla e shkrimeve tuaja për gjuhën shqipe? Shkrimin e parë e kam botuar në “Flaka” që botohej në shkup në vitin 1997.Por siç e thashë edhe më lart, për problemet e gjuhës kam qenë prezentë edhe më parë, tani po flas se bashkëpunimi më I mirë ka qenë me “Gjuha Jonë”, të cilën e botonte Instituti Albanologjik I Prishtinës, kryeredaktor I së cilës ishte Idriz Ajeti. E më vonë Dr Qemal Murati.Kam bashkëpunuar edhe edhe me revista të tjera të Institutit Albanologjik të Prishtinës,”Gjurmime Albanologjike”, dhe Seria e Shkencave Filologjike etj.

Një kohë të gjatë kam punuar edhe në radion e Prishtinës në Programin Arsimor , që në atë kohë drejtohej nga Skënder Gërguri.Aty kam inçizuar programe të ndryshme gjuhësore , lidhur me drejtshkrimin , gramatikën etj. të cilat ishin të domosdoshme për kohën.

Jeni injohur më tej edhe si një njeri iletrave shqip? Me poezi nuk jam marrë, ose më mirë të them edhe kur kam provuar të shkruaj më parë kam provuar më pas se ato ishin jo të arritura e kështu kam hequr dorë.Mbaj mend kur e kam shkruar një poezi dhe desha ta botoj , nuk e dërgova dhe bëra mirë që nuk e dërgova se m’u duk tepër qesharake.Një pjesë të asaj që quhet në fushën e letrave I përket TVP-së., ku për 9 vjet kam realizuar rreth 200 emisione shkollore e dokumentare., për të cilët sa kam dëgjuar nga kritika janë shumëpritur e vlerësuar.Fjalë të mira për to më vinin edhe nga Shqipëria ku disa vetë I vlerësonin pasi I ndiqnin me kujdes atëherë.Nga ato më me përkushtim mund të përmend emisionet për figurat e mirënjohura të letërsisë shqipe, si për Naimin ( me të ftuar në studio Profesor Rexhep Qosjen), për Çajupin me profesor Mahmud Hysën, pastaj me Hasan Mekulin , njërin nga profesorët e mi të nderuar dhe bashkëpunëtor dhe kritik i mirë. Disa emisione I kam realizuar edhe me Kryetarin e tanishëm të Kosovës, Pr. Ibrahim Rugovën (atëherë si bashkëpunëtor I Institutit dhe kritik letrar). Mjaft emisione kam realizuar edhe me Latif Berishën të cilin e vranë më pas gjatë luftës së fundit barbarët serbë.Në kuadrin e emisioneve për gjuhën kam realizuar disa edhe me bashkëpunëtorët Akademik Idriz Ajeti, Dr Latif Mulaku, Dr Isa Bajinca, Dr Shaqir Berani etj…

Ç’ju ka mbetur në kujtesë nga ato emisione? Në atë kohë ne nuk kishim video-recorder, prandaj nuk kishim mundësi të inçizonim ndonjë nga emisionet, në mënyrë që t’I kishim në bibliotekat tona si një dëshmi , por edhe si një kujtesë e dokumentPor edhe pse s’kam asnjë minutë emision tani kam të freskët e me detaje të gjithë atë punë .

Përsëri s’e ndani angazhimin.Tani ku keni mbetur? Në vitin 1995 mërgova në Britaninë e Madhe, ku jetoj edhe tash.Me ardhjen time këtu në Londër që në fillim u angazhova me gazetën “Albania”, ku isha anëtar I redaksisë dhe bëja edhe punën e lektorit.Gazeta nuk jetoi gjatë dhe u mbyll.Në vitin 2000 u angazhova në revistën “Fjala Jonë”, në të cilën isha kryeredaktor.Ajo u mbyll për shkaqe financiare.Pastaj në gazetën “Albanian Mail”e tani bashkëpunoj me “Bota sot”, “Ekskluzive”, “Shkëndija “, “Teuta”etj.

Vazhdoj të jap mësim shqip për të huaj, kryesisht për anglezët dhe kam punuar përkthyes.

Dhe së fundi…? Dashtë Zoti të ketë ruajtur dikush ndonjë kopje të atyre emisioneve të RTP-së….


25 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page