top of page

Irma Kurti: Poezi nga Theo Pezzi (Itali)



THEO PEZZI ka lindur në Ravenna  dhe jeton në Cesena. Ai shkruan poezi e tregime në italisht dhe në dialektin Romanjol. Ka shkruar vepra të shumta dhe është pjesëmarrës në konkurse letrare kombëtare dhe ndërkombëtare, ku është nderuar me çmime të rëndësishme, diploma merite dhe nderi. Theo Pezzi është vëzhgues i mprehtë i botës rreth tij; ai përshfaq një imagjinatë të mprehtë dhe aftësi për të trajtuar tematika nga më të larmishmet si dashuria, lufta, reflektime dhe komedi. Në vitin 2020, Theo Pezzi botoi një përmbledhje me 384 faqe me poezi dhe tregime me rimë me titullin: “Për shtatë ditë u krijua bota”. Përmbledhja është në dialekt si dhe në gjuhën italiane.


JETA NË AJËR TË PASTËR


Harmonia e ekzistencës

Nuk do të thotë vetëm

të shtrihesh në një lëndinë

dhe aromën e barit të shkelur

të thithësh paqësisht.

 

Nuk do të thotë vetëm

të ngjitesh në një mal,

të shikosh sa i bukur është qielli

dhe të shijosh freskinë që zgjuar të mban.

 

Jeta në ajër të pastër

janë edhe çastet e mbushura me gaz

që provohen kur mendimet

nuk janë më një barrë.

 

Është edhe ajo gjendje kënaqësie

në të cilën ne ndihemi

plot vitalitet dhe pasion

për të bërë gjëra të bukura plot.


KUR QAN ZEMRA


Kur të ze trishtimi

dhe gati të mbyt,

gëlltitesh me mundim.

Nuk është aspak e lehtë.

për t’u gëzuar, kur je i vetmuar.

 

Kur zemra qan

të gjitha mendimet shmangen

dhe shkojnë në një drejtim.

Melankolia, për fat të keq,

mbizotëron në shtëpi.

 

Në këto çaste të vështira,

duhet që të jeni

mirëkuptues,

sepse nëse zemra qan,

një arsye ajo e ka.


FAMILJA


Familja është forca më e madhe që ekziston.

Kur shqetësimet lindin në shpirt,

në fjalët e të gjithëve gjehet paksa ngushëllim.

 

Nëse dikush ka ndërmend të fillojë një biznes,

të gjithë për këtë, japin këshilla seriozisht.

Nëse bëhen gabime, ato paguhen shtrenjë.

 

Kur ka dhimbje sentimentale në mes,

zakonisht korrigjohen pa përmendur herezitë,

mjaftojnë ca përkëdhelje dhe një përqafim.

 

Nëse familja është e bashkuar, ajo është forcë

e pafund; si një luftanije, vështirë të fundoset.

Ajo di t’i japë ndihmë dhe dashuri edhe fëmijës më fatkeq.

PËRKTHEU NGA ITALISHTJA: IRMA KURTI

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page