top of page

Irma Kurti: Poezi nga Mike Turner (SHBA)



 

 

MIKE TURNER është një kompozitor dhe poet që jeton në Bregun e Gjirit të SHBA. I cilësuar si Argëtuesi i Vitit Gospel 2017 nga Shoqatat Ndërkombëtare të Muzikës Country në Amerikën e Veriut, këngët e tij origjinale janë transmetuar në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Evropë, Australi, Zelandën e Re si dhe në Rrjetin e Radios së Forcave të Armatosura të SHBA. Ai është bashkëthemelues i Music For World Peace Records, (Regjistrimeve muzikore për Paqen Botërore) të specializuara në këngë që promovojnë paqen botërore dhe kundërshtojnë luftën. Vargjet e tij janë botuar në revista dhe antologji të shumta të shtypura dhe on-line; poezia e parë u botua në revistën Spillwords në 2019. Përmbledhja e tij me poezi, "Visions and Memories"(Vizione dhe kujtime), u botua në 2021 nga Sweetycat Press.

 

HIJE DHE GENJESHTRA

 

Vegime fantazmë e ndjekin kujtesën time

Ndërsa sjell ndër mend një dashuri përtej kohe dhe hapësire

Çaste kënaqësie dhe ekstaze

Intervale paqeje dhe qetësie

Idile pushimi dhe përtëritjeje

Fusha me lule pranverore

Që rriteshin kundrejt pamjeve të arta të stinës së verës

Qiej të kaltër dhe re të fildishta

Derisa mbërritën stuhitë

Pikla uji si predha çeliku

Bombat që lulëzonin përmes stepave

Fusha e betejës e mbushur me yje të rënë

Që vëzhgonin se ç’do të ndodhte më pas

Degëzime tymi dhe mjegulle që ngrihen nga hiri

Gjithçka që ka mbetur nga një vuajtje e pranishme qysh më fillim

Nga errësira tek dielli

Nga e keqja tek e mira

Unë veten e pyes tani:

Cilat ishin hije

Dhe cilat gënjeshtra?

 

NJË NOTË

 

Secili nga ne ka një notë

Që dridhet në frekuencën e shpirtit tonë

Një kryqëzim i tonit perfekt

Intonacion

Dridhje

Timbër

Që tingëllon brenda qendrës së qenies sonë

duke shprehur mall, dëshirë, dhembje të zemrës, emocion

Tragjedi, triumf, ngazëllim

Që kërkohet si një dhuratë e mrekullueshme e jetës

 

 

Ne i biem kësaj note

Me familjarë, miq

Bashkëpunëtorë, të njohur

Edhe me ata që janë anonimë

Sepse secili prej nesh ka një notë

E cila, duke u ndarë së bashku

Muzikën e hidhërimeve, gëzimeve të përbashkëta

Shpresave dhe endrrave krijon

Të gjitha të djeshmet tona dhe të nesërmet

Në këtë simfoni madhështore

Të jetës.

 

NGUSHËLLIM NË DËSHPËRIM

Kur përballesh me një kohë nostalgjie

Pa shpresë, plot dëshpërim

Kur je hije në errësirën e natës

I zhytur në shqetësim.

Do ta gjesh megjithatë shpresën që të pret

Besimin se çfarë është e gabuar do të ndreqet

dhe dashuria botën do ta pushtojë sërish

Kur gjithçka ikën dhe tretet

Pranoje pikëllimin dhe dhembjen

Duke duruar gjithçka që vjen pas

Dhe ndonëse i lodhur vazhdo të luftosh

Kjo është forca dhe ngushëllimi kur je i dëshpëruar

Ti do të gjesh forcën dhe ngushëllimin në dëshpërim.

 

MIKE TURNER



Përktheu nga anglishtja: IRMA KURTI

13 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page