top of page

Interesim londinez për krijuesit shqiptarë


Interesim londinez për krijuesit shqiptarë

Interesim londinez për krijuesit shqiptarë


Jo shumë larg nga stacioni i nëntokësorit “Covent Garden” në qendër të Londrës, ndodhej vendi ku do të arganizohej takimi me shkrimtarët dhe poetët nga Shqipëria, Kosova dhe Britania e Madhe. Ashtu siç ishte njoftuar nga mediat londineze që operojnë për artin, librin, kinemanë dhe kulturën, si “Southbank”, “TimesOut”, “Exiled Writters Ink” etj, takimi i moderuar nga poetja shqiptare nga Prishtina, Valbona Luta, filloi në orën e caktuar. Mbrëmje letrare në Londër me shkrimtarë nga Shqipëria, Kosova dhe Anglia. Shoqata që organizoi këtë mbrëmje është njëra nga shoqatat më të njohura të shkrimtarëve në ekzil dhe pikërisht kësaj rradhe kishin zgjedhur të festonin dhjetë vjetorin e krijimit te saj. Jennifer Langer, themeluesja e shoqatës kujtoi një prej aktiviteteve që i kishte prirë krijimit të Exiled Writes Ink!.


Dedgjonaj: Nënë e bijë; Eliza e Mirdita Dedgjonaj

Në maj të vitit 1999 gjatë luftës në Kosovë ajo bashkë me Valbona Ismaili Luten kishin organizuar në Freedom Forum në Londër tubimin me titullin “Kosova - Sharing The Pain”, diskutim me gazetarë të njohur britanike e shqiptare si Jonathan Steele, Melanie McDonagh e Daut Dauti, të shoqëruar me sllajde (pamje të luftës në Kosovë) të AFP-se. Zonja Langer tha se me atë aktivitet kishin bërë përpjekje të informonin sa më shumë opinionin e gjerë për atë që po ndodhte në Kosovë. Exiled Writers Ink ofron platformë për punën e artistëve që jetojnë në ekzil në Britani dhe në Evropë përmes shfaqjeve, botimeve dhe trajnimeve e aktiviteteve të ndryshme. Shoqata beson se letërsia, arti dhe kultura e ekzilit mund të ofrojnë një focus për komunikim dhe integrim në gjithë shoqërinë, dhe të veprojnë si forcë për ndryshime positive. Organizatorja e mbrëmjes Valbona Ismaili Luta dhe një prej anëtarëve të këshillit drejtues Mir Mahfouz Ali, shkrimtar nga Bangladeshi, i shprehen mirënjohje të posacme zonjës Langer e cila gjatë gjithë këtyre viteve me punën e saj të zellshme kishte bërë që shkrimtarë e artistë të ndryshëm nga mbarë bota të kenë zërin e tyre në ekzil.

Paneli i takimit


Zonja Ismaili Luta tha se zonja Langer kishte arritur që si rrallë kush ndonjëhere të bashkonte në klubin e Poetry Cafe-s shkrimtarë palestinezë e izraelitë, që ofron shpresë për të ardhmën. Salla e mbushur plot e përplot me krijues, poetë dhe shkrimtarë solli në vëmendje fjalën e Drejtores Jennifer Langer. Zonja Langer përshëndeti të pranishmit dhe kujtoi për të ftuarit edhe një herë atë përjetim kur krijuesit nga Kosova erdhën dhe u bënë pjesë në mesin e krijuesve, duke përgëzuar edhe punën e Valbona Ismaili Lutës si një anëtare e palodhur e Komitetit Drejtues. Pastaj një anëtar tjetër i Komitetit Drejtues e cilësoi një mrekulli punën e krijuesve në këtë organizim. Mediat londinezë shkruanin: “Një mbrëmje me shkrimtarë nga Shqipëria, Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar, të drejtuar dhe të organizuar nga #Valbona Ismaili #Luta zhvillohet të hënën në Poezi Cafe, 22 Betterton Street, Londër WC2H 9BX. Valbona është një anëtare e rregullt e këtij klubi që prej më se dhjetë vitesh. Ajo është poete e përkthyer dhe e botuar ne faqet e shkrimtarëve në ekzil në Londër, mes tjerash ne antologjite Crossing the Border; Kosova Sharing the Pain; Home and Away Diaspora Voices nga Index on Censorship, etj.


Arta Dedaj duke prezantuar poezi

Ajo është moderatore dhe drejtuese e këtij evenimenti. Ky tubim poetik organizohet me Fatmir Terziun, Arta Dedajn, Elizabeth Gowing dhe Robert Wilton, si edhe me muzikë popullore shqiptare nga Eliza e Mirdita Dedgjonaj.” “Unë kam një ëndërr” ishte tematika që Luta i përkushtoi këtij evenimenti. Ajo me një aftësi brilante pastaj bëri retrospektivën e takimit dhe prezantoi me radhë panelin e të ftuarve. Në fillim ajo prezantoi z Fatmir Terziu, duke theksuar se Fatmir Terziu është një shkrimtar shqiptar, kritik, gazetar dhe regjisor. Disa libra që janë botuar: “Mos Hesht” poezi 2000; “Ecje ne qelq”, poezi 2006; “Djalli i Argadasit”, tregime të shkurtra 2005; “Misteriozja”, tregime të shkurtëra 2009; “Kritika Ndryshe: Një vëzhgim në prozën dhe poezinë shqipe” dhe “Media, Teknologjia dhe jeta e së përditshmes”, etj Zoti Terziu, para mikrofonit falënderoi organizatorët, më së pari ata që kishin krijuar këtë strehë profesionale për krijuesit, pastaj drejtoi fjalët më mirënjohëse për drejtuesen dhe moderatoren Luta.

Ai prezantoi disa poezi të tij në gjuhën angleze nga vëllimi “Stigma”. U duartrokit në mënyrën e prezantimit dhe paraqitjes së poezivë dhe komenteve. Pastaj me radhë u prezantuan, Arta Dedaj. #Arta #Dedaj nga Prishtina (Kosovë), poete dhe avokate, ka pasur poezitë e saj të botuar në revista të ndryshme letrare dhe gazetat në Kosovë dhe gjithashtu në Londër, në "Ndarja Pain" në 1999. Ajo ka përkthye shqip-anglisht për programin dokumentar njeri i zakonshëm BBC1 në vitin 1993 dhe u botua edhe në "shtëpi dhe kopshte", katalogun e ekspozitës nga Melanie Friend në vitin 1996.

Fatmir Terziu

Elizabeth Gowing është një shkrimtare e librave jo-fiction, merret me gazetari dhe poezi. Toka e gjakut dhe Mjaltë; udhëtimin tim për t'u bërë një bletar në Kosovë ka përfunduar vitin e kaluar. Ajo është tani duke punuar, një libër që udhëton në gjurmët e Edith Durham përmes Londrës, Kosovës dhe Shqipërisë. Poezitë e saj janë botuar në mbi tridhjetë revista dhe antologji Poezi Nottingham, Ambit, Shkrimtaret e reja dhe Orbis, si edhe në BBC World Service. #Robert #Wilton, shkrimtar dhe konsulent, këshilltar për dy prej Ministrave në Qeverinë e Kosovës, që ka ndihmuar që të çojë deri në pavarësi, ka pasur histori e shkurtër e tij gjerësisht botuar, së bashku me përkthime nga gjuha shqipe. Ai tani e ndan kohën e tij në mes të Londrës, Cornwall dhe Kosovës, duke u përqëndruar, mes tjerash, në një novelë historike. Kjo mbrëmje poetike u bë akoma më interesante me përkthimin nga origjinali të “Vajtimi i Ajkunës” të cilën e kishte përgatitur me zell shkrimtari Robert Ëilton. Pyetjet e shumta dhe kureshtjet për krijimtarinë shqiptare sollën dhe aktivizuan me përgjigje bindëse gati gjithë panelin e krijuesve. Kështu interesimi londinez ishte së tepërmi një shtysë për krijuesit e ftuar. Kjo mbrëmje ishte e shoqëruar me muzikë popullore shqiptare nga Eliza e Mirditë Dedgjonaj. Në mbrëmje u festua edhe 10 vjetori i themelimit të shoqatës së shkrimtarëve në mërgim.


35 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page