top of page

Intelektualë Apolitikë


Intelektualë Apolitikë

nga Otto Rene Castillo


Një ditë

Intelektualët

apolitikë

të vendit tim

do të merren në pyetje

nga më të thjeshtat

e popullit tonë.


Ata do të pyeten

çfarë bënë

kur kombi i tyre u shua

ngadalë,

si një zjarr i ëmbël

i vogël dhe i vetëm.


Askush nuk do t'i pyesë ata

për veshjen e tyre,

gjumërat e tyre të gjata

pas dreke,

askush nuk do të dëshirojë ta dijë

për betejat e tyre sterile

me “idenë

nga asgjëja”

askush nuk do të kujdeset për

të mësuarit e tyre më të lartë financiar.


Ata nuk do të merren në pyetje

mbi mitologjinë greke,

ose në lidhje me neverinë e tyre për veten

kur dikush brenda tyre

fillon të vdesë

vdekja e frikacakut.


Ata nuk do të pyeten asgjë

për absurdin e tyre

justifikime,

lindur në hije

të gënjeshtrës totale.


Në atë ditë

burrat e thjeshtë do të vijnë.


Ata që nuk kishin vend

në libra dhe poezi

të intelektualëve apolitikë,

por shpërndanin çdo ditë

bukën dhe qumështin e tyre,

petat dhe vezët,

ata që drejtonin makinat e tyre,

të cilët kujdeseshin për qentë dhe kopshtet e tyre

dhe punoi për ta,

dhe ata do të pyesin:


“Çfarë bëre kur të varfërit

vuanin, kur butësia

dhe jeta

u dogj prej tyre?”


Intelektualë apolitikë

të vendit tim të ëmbël,

nuk do të mund të përgjigjeni.


Një hutë heshtanake

do të ju hajë zorrët.


Mjerimi juaj

do të gërryej në shpirtin tuaj.


Dhe do të jeni memecër për turpin tuaj.

PËRKTHEU: FATMIR TERZIU

26 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page