Instikt çavkash
Aty-këtu në fluturim pa kufinjë në kohen
Vërttiten me instikt shtigjeve të padijtura të nates.
Unë i kuptoj të zezat në hare
Sa duan qiellin, sa duan strofken e vetë!
Të jam ngulmëqarë si çavkat e mendoj në intime
Të gjezdis territ pa fund të qiellit
Shikimin më ndal këndi bjeshkor tek Gryka
Që më qeshen, që më përqeshen përmasë atomi
Pastaj heshtje frikësuese
Hiku me shikimin nga sfondi qiellor
Kaltëri e errtë qielli
Po dij se dikund në largësi
Nis fill misteri.
T’i vë pas-e mendon mendje ime bibe
E nga tjetra pyetem, si të sosë jeten n’këte terr
U bëra gur i ftohtë lumi në pritje nate
E nuk shoh gjurmë të një jete tjetër
Përpelitem në cytje gjetje të një rruge
Rruge shpëtimi!
Në të djathtë! Në të majtë! Si...? Nga cila anë?
I thërras të më flasin anët e errta të jetes!
Vajë! Ngushllim! Më ndihmoni!
Ma thoni, këto ndjesi të trishta, nga ardhën tek unë?
Nevrik!
E qëlloj me mllef historinë e jetes sime!
Pastaj, fyej e fyej ate: naifi me ilusione të tretura!
E çavkat më sillën tek ballkoni ngulmërisht
Dhe ma thonë fjalen në korr në gjuhen e vetë
,,Zotëri! Përse nuk fluturon me instikt?
Në tufa! Si ne!
Jetë jona!
Jetë jona sall fluturime e krrokama.
Pa kërshëri! Pa mistere!
Comments