top of page

INDIVIDI DHE ATDHEU


Atdhe Geci
INDIVIDI DHE ATDHEU

Liri, ne ende jemi  në  të mbjellat e farave
Liri, ne ende s´jemi në stinën e të korrave!
( a. g. )


Jetën që po jetojmë duhet ta themi të tërën
atdheu ynë Iliria, është e plagosur në qenie
ndarja vendit  po godet me ndarje të reja
me pika gjaku  i  kemi  pragjet  e  shtëpive
ngritu atdheu im, ti e di kush ty të mbronë!
Gjuhë, liri, atdhe, flamur, u kam të shenjtë
këto vargje  i kam himn në të tëra krijimet
por, ajo që mua më sjellë  frymëzim  është
muza, hapësirat  e  panjohura të së vërtetës
e vërteta e vogël më e vogël se atomet dhe
futonet, grimcat më voglane të qenies sime
Udhët e heshtjes janë  gropa  katakombesh
stuhi të ashpra erërash  pa emër e mbiemër
himn kthesash nëpër  trazira  të  ndjeshme!
Gjuhë, liri, atdhe, flamur, ju kam të shenjtë
njerëzit e sotëm  jemi vonë në disa procese
ndriçuesit e qenies janë  tjetër  lloj i muzës
poezia tek unë më vjen prej së brendëshmi
trokitjet e saj  janë  tinguj, melodi, frymim
me poezinë  jam  afër  dhe larg, jemi qenie
Njeri, liri në mua quaj atë që mund ta kem,
atë që mund ta preki, ta ndiej, dhe ta shijoj
dua të jetoj si notat, si  tingujt, si  meloditë
liria në mua nuk vjen nga besimet, por nga
kultura e vetëdijës, dhe aftësia sa krijojë!
Liri, ende jemi në të mbjellat  e  farërave
Liri, ne ende s´jemi n´stinën e të korrave!...

#Atdhe #Geci – Dhjetor, 2019

12 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page