Inatet
Nga Fatmir Terziu
Ndoshta ka pasur një kohë,
ma thotë mendja,
kur trëndafilat nuk kishin gjemba.
Atëherë ishin thjesht filiza,
donin të çelnin më të bukur,
u quajtën kështu trëndafila
gjëmbat i shtuan për t'u dukur.
Ndoshta kjo ishte një ide e pataksur
ashtu sikurse ndodh edhe me ne e dashur.
Tani, ne ruajmë veten,
ashtu si bëjnë trëndafilat kur çelen.
コメント