NJOFTIM:
Familja Kaba, me rastin e këtij morti, pret vizita ditën e Martë, datë 04 Shkurt 2025, (paradite) ora 09.00 -13.00 dhe (mbasdite) 16.00 - 20.00, Rr. Dibrës, Vila Alba 2000.
Shoqata "Bashkësia Dibrane" në Tiranë, njofton mbarë komunitetin dibran në Tiranë, miqtë dhe të afërmit e familjes Kaba, se ditën e Premte datë, 31 Janar 2025, u nda nga jeta në moshën 85 vjeçare, në Washington, SHBA, pedagogu dhe Inxhinieri i njohur, Agim Kaba.
Agim Kaba, rrjedh nga një familje e njohur e Dibrës së madhe, që u vendosën në Tiranë, mbas eksodit masiv të vitit 1913. Agimi, ishte djali i madh i Jusufit, dhe i Magbule Kaba Pustina.
Agimi, u rrit dhe u edukua në Tiranë, falë traditave dhe trashëgimisë dibrane të kultivuar nga dy familjet Kaba dhe Pustina.
Në vitin 1962, Agimi përfundon studimet me rezultate të larta, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, UPT, në degën Topografi, Gjeodezi, Fotogrameri dhe Hartografi.
Ai ka një aktivitet gati 30 vjeçar në Shqipëri, duke punuar si Inxhinier, pranë Insitutit të Projekteve, Drejtoria Gjeologji-Gjeodezi, pranë Ministrisë së Ndërtimit.
Ing. Agim Kaba, mbahet si autori i disa veprave topogjeodezike në Shqipëri, por dhe i disa piketimesh vepra industriale, linja ujësjellësish, linja të tensionit të lartë, etj.
Gjithashtu ai është autori i bazamenteve altimetrke në qytetet e Tiranës, Durrësit, Fierit, Lushnjes, Vlorës dhe fushës së Korçës. Gjithashtu autor i triangulacionit të qytetit të Elbasanit, dhe bazamenteve gjeodezike në një sërë veprash të ndryshme. Studime topogjeodezik të tharrjes së kënetave të Nartës dhe ajo e Durrësit.
Agim Kaba, është gjithashtu autor i shumë rilevimeve për projektimin e digave e rezervave në të gjithë vendin, nga Hasi në veri e deri tek Vrinë në jug të vendit. Gjithashtu ai ka marrë pjesë në grupin e ngushtë të punës që u morr me studimin fotogrametik të cedimeve të brigjeve të Liqenit pranë hidrocentralit të Fierzës, si dhe studimit fotogrametik të cedimeve të mozaikut të fasadës së Muzeut Historik Kombëtar.
Në vititn 1968,Agim Kaba, do të specializohej në Pekin, Kinë, për Fotogrametinë Tokësore, dhe do të ngrinte në Tiranë në vitin 1974, të parin laborator fotogrametik tokësor.
Në vitin 1989, specializim për fotogrametri në Universitetin Politeknik të Torinos, Piemonte, Itali.
Nga viti 1992-1995, ka punuar si Inxhinier pranë kompanisë Edilter, Bolonja, Itali dhe më pas si Inxhnier zbatues nga kjo kompani, për në Moskë, Rusi për ndërtimin e një vepre gjigante, siç ishte ajo e Qëndrës Ndërkombëtare të Biznesit.
Ndërsa gjatë viteve 1997-1999, ka punuar si Drejtor ekzekutiv në kompaninë "Hasko Ltd." Stamboll, Turqi, në ndërtimin e një prej hoteleve të njohura me 5 yje, në Turqi, "Europlaza Hotel".
Nga Korriku i 1999- Shtator 2011, ka punuar si Inxhinier zbatimi dhe kryetar grupi me kompaninë "Clark Construction", në disa shtete si Washington DC dhe rrethinat e saj, në shtetin e Virginias dhe Maryland. Kjo kompani, është dhe kompania më e madhe që operon në pjesën Lindore të SHBA-ve.
Nga vitit 2002, Ing. Agim Kaba, ka qënë dhe antar i Shoqatës së Inxhinierëve Civil Amerikan. Nga vitit 2011, del në pension dhe jetonte dhe banonte në Washington, SHBA.
Njihte dhe fliste shumë mirë gjuhën angese, ruse, italiane, frënge dhe turke.Miku dhe kolegu i Agimit, Ing. Dr. Orhan Sakiqi, në një shkrim sëfundmi me rastin e ndarjes nga jeta të Ing. A. Kabës, do ta quante Agimin, si Inxhinierin Shqiptar të 3 Kontinenteve ( të Evropës, Azisë, SHBA-ve).
Shoqata Bashkësia Dibrane, kryesia dhe këshilli i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Kaba, tre vajzave dhe bashkëshortes së Agimit, si dhe vllezërve Faruk, Naim dhe Enis Kaba dhe dy motrave të tij, Shqipes dhe Nezihatit.
Lusim Zotin, që shpirti i Agim Kabës, të prehet në amshim !
BASHKESIA DIBRANE
TIRANE-SHQIPERI
Comments