
In memoriam për shokun Prof. Dr. Ekrem Berqirin
Nga Minush Hoxha
Iku Ekremi në jeten tjetër! Dhe, deri tek kjo ditë e hidhur, eci pa zhurmë dhe pa alarmime shurdhonjëse për gjëndjen shëndetsërore. Modest mu sikur jetoj. Mu si një personalitet që ka mësuar e dijtur se një dite do lë jeten. Më heret a më vonë.Si ta ketë kismet. Tek e mbërtheu karcinom mushkërinjësh, nga respekti ndaj tij e vlerat shkencore që kishte si mësimdhënes universitarë, Universiteti në shpërfaqje të respektit e dashurisë ndaj tij, organizoj dhe ai vajti për shërim në Gjermani. U kurua atje dhe spitali kurues postoj fakturë 50 mijë euro. Pas një kohe jo të gjatë, sëmuarja iu këthye dhe duhej ndërhy sërish me kimioterapi etj.ilaçe me kosto si më parë. Posa mësoj për këthimin e sëmuarjes, e tha: më luten të shkoj përsëri për shërim në Gjermani por, nuk do të shkojë. Përse të shkoj? Të rishpënzoj 5o mijë euro dhe pas 6 muajve të vdes!
Çfarë rezonimi! Çfarë rezignate përkundrejtë përfytyrimit të mbështetur se do ikë nga jeta! Çfarë të kuptuarit të jetës-vdekjes!
Dhe pas një cope kohë dha grahmen e fundit, iku.
E njihsha që nga fëmijëria dhe kisha dëgjuar se shkëlqente në bangat e gjimnazit. Më vonë pata mësuar se kishte përfunduar studimet në Bgd me 8,83 mesatare notash. Mrekulli! Një shqiptarë nga Kosova, të studjoj në gjuhen joamëtare në një nga universitetet më të mëdhenjë dhe më të fortë evropian dhe t,i përfundo0j ato me një mesatare të tillë! Mahnitëse! Mirëpo, e gjitha kjo ishte perceptim i dimensionit të personit të tij nga distanca. E dashten rrethanat, një si fatum, që të punësohet ku isha dhe unë. Me të punësuar në Shkollen e Lartë Ekonomike, rakia na afroj e dituridëshira për filosofinë e shkencen na bëri shokë. Meqë pyetjet që ia shtroja para, ngacmonin kërshërinë e tij, kurse në vete kishte nevojë imediate që dikush-sekush, nëpërmjet pyetjeve, ta shtyej në meditime sa për t,i ofruar ushqim diturisëdëshirës së tij, pyetjet e mija, i ardhën sihariq ngacmonjës. Në një nga ndejat në zyren time, tek rrokem për fyti shkencat e fizikes e matematikes, ashtu spontanisht por që më kishte gjezdisur që më parë hapsires mendimore, më ardhi në mendje dhe ia thash pyetjen: Ekrem, ti njeh fiziken shumë më tepër se unë, ndaj-fare kërshëritarë, po të bëjë pyetjen: deri ku shtrihet përimtimi i materies /ata rrathet koncentrik pa fund të dijtur!/ dhe ku fillon hiqi? Dhe, ç,ndodhë më pas? Ai më dha përgjigjen tek analizoj atomin, mirëpo, unë nuk i kuptoja sa duhet. Më pas me një gjuhë praktike e të kuptueshme, më foli për ligjin e gravitacionit, ligjin e lëvizjes e të forces, për Njutnin, relativitetin e Ajnshtajnit etj.
I inspiruar nga pyetjet dreqrore të mijat, vendosi të shkruaj një libër për fiziken dhe tek ma bëri këte njohtim, më kumtoj se më do recenzent të librit. Iu përgjigja me: po tallesh a? Unë nuk po njoh drejtësinë që kam studjuar e jo fiziken ku isha i dobtë.
Më pas u punësua në Prishtinë dhe rrallëherë shiheshim...
Tek iku dhe konstatova në vete patundueshëm se universiteti mbeti pa një mësimdhënes-shëmbëll nga njohuritë shkencore, nga invencioni krijues, nga një dorë shkrimi e mrrekullueshme qoftë nga shkenca që kishte shkruar një vister të gjerë punimesh profesionale /reth 40 artikujve profesional-shkencorë/ të botuara në revistat e mjetet e tjera të publikimit të kohes brënda e jasht vendit/jasht Kosove-po, por jo në revistat e Mbretërisë së Buda-s induse sikur ndonjë nga UP! /, qoftë nga publicistika, qoftë nga arti i disenjimit, qoftë nga kollumnisti i mrrekullueshëm. Universiteti kishte humbur një mësimdhënës modest, fanatikisht objektiv dhe i paanshëm dhe i ndershëm. Një mësimdhënes që as që fërkohej me ndonjë spekulim, një mësimdhënes të papërkulshëm dhe që nuk njihte kuptimin e tifoserisë politikanve e shtetarve horra të realitetit kosovar të dhimbëshëm e njerëzor. Një staf mësimor shkencor që nuk njihte fenomenin të quajtur plagjiaturë /tek ne epidemike/. Ky ishte portreti më shëmbëllor, ishte ai personit që duhej t,i vëhej në ballinë institucionit dhe që sipas tij, të potretohet moralisht e pedagogisht-shkencërisht, se si e çfarë duhet të është një staf universitarë.
Shoqëria, qyteti, Kosova, kishte humbur shëmbëllin e personit të kulturuar, modest e paqsor deri në adhurim, solidar e babaxhan ndaj të ligshtuarve, mburjen për nderin që kishte, shkallen e intelektualitetit, arsimimin profesional dhe tej tij, po dhe shëmbëllin e vlerave morale.
Në galerinë time të kujteses, Ekremi do të qëndroj vertikalisht përjetëshëm mu në epiqëndren e sajë dhe do rezatoj fuqishëm nga vlerat që kishte .
Dhe unë, me prirje boemi që kam-trashigimi nga e kaluara, përherë do jetoj me dëshiren të ngrejë dolli me te dhe për debate aqë të lartësuara që kishim.
Pusho i qetë në parrajsen qiellore imi shok Ekrem.
Comentarios