top of page

“Im atë Sterjo”: thjeshtësia që thirret për të prezantuar veten


Im atë Sterjo”: thjeshtësia që thirret për të prezantuar veten


Dr Fatmir Terziu



Përmes një transporti kurioz të veçantë për kohërat tona, Albert Camus dikur shkroi, “është thjeshtësia që thirret për të prezantuar veten”. Libri “Im atë Sterjo” shkruar në këtë transportim të thjeshtësisë dhe prezantimit të preambulës fac me sicut tu Pater“bëmë baba, të të ngjaj” shkon me stilin e njohur të shkrimtarit Ilinden Spasse, studiuesit dhe njeriut që penën e mëshoi fort për edukimin ndër vite, arsimin dhe historinë e tij. Akademiku që është ndalur jo pak herë në tema të ndryshme të fushës së pedagogjisë, tek proza e shkurtër dhe gjatë me romanin “Përtëritje” (1976), apo dhe me përmbledhjen me tregime “Cuca e pavijonit” (1970), tek ky libër nuk flet thjesht me thjeshtësinë e spikatur për të Atin, por për një shkrimtar sikurse ishte Sterjo Spasse, në vigjilje të të gjithë mendimit dhe leximit adekuat. Shkrimtari në këtë transportim të mendimit nuk ndalet të kategorizojë, as të perceptojë, ndoshta dhe as të tregojë në vetën e parë, por të prodhojë një vepër të gatshme e të mirëcikluar për Historinë e Letërsisë Shqiptare e më gjerë, në shërbim të kulturave dhe ndërlidhjeve kulturore e letrare të Ballkanit e më gjerë.

Vepra në fjalë ka fituar që në hyrje autoritetin e saj të plotë. Në të, në leximin e saj, që në faqet e para transporti i tipologjisë Camus qartëson se shkrimtari për të cilin ndalet i biri, është një kolonë që duhet të mbahet fort në leximin e tej-tjeshëm të botuar nga UETPRESS. Letërsia e Sterjos ka krijuar një lloj hierarkie intelektuale të leximit me një koordinatë të zhdërvjelluar mes traditës dhe rrjedhës së saj. Kjo hierarki e leximit ka hapur një një pamje të këndshme, një pamje të gjatë dhe të ngushtë si midis rreshtave të leximit, ashtu dhe mes ndjesive të perceptimit, veçanërisht asaj ndjesie të mbyllur nga një arsyetesë ose një strukturë tjetër e joarsyetesës. Në tërë leximin e kësaj vepre shkrimtari qas atë realitet të jetës, veprës dhe krijimtarisë së Sterjo Spasses, pra një pamje mendore e një radhitje të ngjarjeve të kujtuara ose të parashikuara. Kjo pamje fillon herët dhe forcohet me largimin nga Jalta, gazetën “Kurotnaja…” të 8 shkurtit 1959, me foton e tij krah me poetin grek Petros Anteus me marsin e 1959-ës kur në revistën “Novaja Vremja” qaset shkrimi i Dalan Shapllosme titullin “Shënime nga letërsia shqipe” ku spikat fjalia: “Shkrimtari Sterjo Spasse dëshiron të punojë në heshtje.”

Kjo heshtje dhe kjo hieraki mes leximit të Sterjos hapi në kohën e duhur një kënd të ri për mjaft të tjerë, ndoshta më shumë për ata që kishin nevojë të ndiqnin nga larg dheafër stilin kombinues të autorit me një qasje mjaft premtuese të kohës për kohërat. Ndryshe nuk ka si të ishin gjithë ato shënime të Sterjos, letra të dërguara familjes dhe miqve, po aq dhe ajo që nis aq e bukur dhe e thjeshtë në Gllombaç me emrin e patjetrësueshëm të jetës së njeriut “Fëmijëria”. Aty prodhojnë intelektin, hierarkinë e leximit të natyrës, qasjet frymëzuese, aspektualitetet e ushqyera nga valët e liqenit, flladet dhe dritëhijet e maleve të Babës, të Galiçicës, e Malit të Thatë. Rrezet e diellit që binin mbi kodrat e Goricës, Gllombaçit, etj., do të pasuronin fjalorin, pasthëniet, ndjesitë, zhargonët, mitet dhe ndodhitë, toponimet dhe realitetet dhe do të përgatisnin të ngrenin lart në mesin e autorëve shkrimtarin që u bë mjaft i ndjeshëm. Por për autorin, të birin e protagonistit, ai mbetet simbol, të cilin para mureve të Kalasë së Elbasanit, aty ku ai studioi, na e jep të qartë: “Për çdo njeri, prindi i tij është simbol. Kjo shprehet sidomos nga artistët, kush duke kënduar për prindërit e tyre që u kanë ikur, kush ka shkruar ndonjë monografi, kush është përpjekur për t’i bërë ndonë varr më të mirë, kush e ka kompozuar në pikturë etj, etj. Unë u përpoqa që këtë dashuri, këtë simbol ta paraqisja me anën e këtij libri… Shorti i jetës e solli që unë të bashkëpunoja mjaft me tim atë, mbase dhe kjo ka ndikuar, që unë atë ta shihja atë si simbol.”.

Atë që në fakt e njohim nga koha më e thukët, romanin “Pse” e gjejmë jo thjesht si një arsye në një roman në kornizë. Romani “Pse” me të cilin Sterjo Spasse, jo pak herë anatemohet gjurmët i shfaq mjaft e mjaft herët më 1933. Fati i tij mbetet edhe ndjesor, edhe urtak në transportimin e tipit Camus. Vetë autori i librit citon: “Në atë varfëri të letërsisë shqipe në vitet ’35 ky roman bëri mjaft bujë, pasi ishte romani i parë filozofik që dilte në Shqipëri, dhe që trajtonte problem tepër aktuale, sidomos të rinisë intelektuale që nuk shihte asnjë dritë jeshile për të ardhmen e saj. Atëhere kur doli është pritur jashtëzakonisht mirë aq sa në popull ka mbetur ende shprehja pse? Pse-në nuk e ka gjetur as Sterjo Spasse. Para çlirimit pati dy ribotime të “pse”-së, vitet ’35 dhe ’44.” Ndaj autori ka sqaruar mjaft saktë kur na sjell në ndihmë se në Kosovë ka pasur mjaft ribotime, duke u pritur mjaft mirë nga kritika e atjeshme. Pas viteve ’90-të romani “Pse”, ka pasur ribotime edhe në Shqipëri. Romani “Pse?!…” pak a shumë është roman autobiografik, që mendoj se është zbërthyer mirë në libër.

Fakti që prurja e Ilindenit kumtohet si roman ka një ndjesi të fortë në vetë arsyetimin e Camus. Autori e sjell atë si roman për lexuesin e tij. Dhe për këtë qartëson, duke sqaruar se pse nuk u bë një lloj monografie dokumetare: “Dihet, që dokumenti në vetvete është i ftohtë. Futja e personazhit që ke marrë përsipër të shkruash në mjedise të ndryshme të jetës, në kontakte miqësie në vetvete krijon, ose më mirë te themi zbulon shpirtin e personazhit që shfaqet pikërisht, në mjedise të ndryshmer e me shokë të ndryshëm që kanë ndikuar në mënyrë të ndërsjellë në formimin e tyre si personalitete në rastin tonë, të arsimit e të letërsisë shqiptare. Pikërisht në zbulimin e këtij shpirti njerëzor mendoj se qëndron kyçi i suksesit apo i mossuksesit të një vepre. Të shkruash për një shkrimtar të veçuar nga realiteti, nga njerëzit, nga problemet e kohës…do të thotë që të fluturosh në hava…”.

Jeta që pasqyrohet, bota e vetë kësaj jete që sfidohet, qasja që merr formën e jetës dhe jetikes, udhesa e transportit imediat të kujtimeve dhe fakteve, zhbiresa mentale dhe formati jofamiljar shkojnë në vetë koordinatën e duhur të Camus përmes këtij transporti tipologjik të narrativit për kohërat dhe brezat, se “është thjeshtësia që thirret për të prezantuar veten” dhe për ta bërë atë një arsye më shumë për faqet e letrave shqipe, në shkolla, institucione, universitetete. Fundja bëhet fjalë për një shkrimtar të atillë sikurse ishte dhe na mbeti Sterjo Spasse.

12 views0 comments

Commenti


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page