top of page

Illo Foto: Shkencëtari  dhe poeti i tabanit  shqiptar  



      Une kam shkruar disa  libra bujqesore  shqiptare. Nuk jam as  shkencetar , as poet . Jam thjesht  specialist  bujqesor , qe kam zbatuar shkencen ne prodhimin e gjere, per  40 vjet rresht  . 

      Me eshte dashur te bashkebisedoj , me shkencetare te  bujqesise , me shkrimtare , me bujq te ugarit , me barinj te staneve . Bisedat e tyre I kam pasqyruar ne 36 libra me karakter problemor dhe  pervoje gjithperfshirese . Midis  bashkebisedusve te mi , shquan emri i agronomit te mbrojtjes se  bimeve , shkencetarit te bujqesise  biollogjike , poetit , Enver Isufi

    Mesazhet  me   shkencetar E. Isufin , i kam  botuar ne librat , simbas specifikes . Nuk e kam njohur dhe nuk kam shkembyer mesazhe , perpara  viteve 90 , madje  deri ne 2010 . Me ka  lene mbresa , Instituti , I bujqesise  biollogjike , qe drejton , ne bashkepunim me  Zvicren , shkencetari yne , Enver Isufi . Me rrezimit e strukturave  bujqesore  diktatoriale , u  rrezuan dhe  Institutet  shkencore , qe  duhesh te ruheshin  , ne kushtet e bujqesise  kapitaliste , qe po rilindte . Me lindjen e  Institutit te bujqesise biollogjike , drejtuar nga E. Isufi , vendit  ju hap persektiva kohore e shkencave bujqesoore .  Bujqesia  shkencore  gjen piken e referimit  tek  Instituti , qe drejtohet me kopetence , nga  shkencetari  i brezit te mesem , Dr.  Enver Isufi . Nuk kam mundur ta vizitoj , kete institut specifik , por shkrimet e Dr. Isufit , ma kane sjelle afer. 

   Si autor  bujqesor  , u njoha me kete pervoje  dhe  jam ndier  i frymezuar , nga puna  , qe zhvillon  ne terenin praktik ky  Institut , qe nuk ka  ekzistuar  gjat  monizmit . Krijova bindjen  se  shkenca e  perfaqesuar nga  16 shkencetaret , me ne krye M. Permetin , T. Tartarin dhe A. Osjen , ka rene ne duar te sigurta te shkencetarit te apasionuar , Dr. Enver Isufit . Instituti biollogjik , jo vetem kryen  praktika  shkencore dhe  realizon  porosi  teknike ,  por  ka dhe fermen e vet , ku provon ate c’ka studjon  . Nga jeta ime , perballe  kompjutrit , kam vezhcuar  se shekenca bujqesore  shqiptare eshte  rigjeneruar  simbas kerkesave te  bujqesise kohore globale .   


  Kjo situate  e re shkencore pasqyrohet se me miri , ne  punimet shkencore te Institutit  biollogjik , qe drejtohet nga  Dr. Enver  Isufi . Ndryshimet politiko-institucionale , u pasqyruan  formalisht dhe ne  shkencen e depolitizuar . Ne shkencen kohore , nuk njifet izolimi primitiv  dhe patonazhi partiak . Shkenca qe zhvillohet ne  shtetin demokrat –liberal ,i permbahet parimit shkence – per shkence , qe do te thote shkence pa politike . 

    Ndertova  ura lidhje me Dr . Isufin , i cili  rrjedh nga nje familje   me tradita shekncore bujqesore , qysh nga niveli i  gjyshit  dhe i prindit , banore  te  qytetit Kavaje , ku ne  c’do kohe i ka dhene bujqesise shiptare  praktika te  perparura ,   perfshire dhe  pervojen e shquar te  H. Fulltzit , qe lulezoi ne  Golem te Kavajes  bujqesore . Keto evenimente bujqesore i bashkebisedova me Dr.  Isufin , i cili , me ka shkruar  periodikisht  , per ngjarjet  e te gjitha kohrave , ne bujqesine  e Kavajes dhe te Shqiperise . Teoria  Fulltz  u lind dhe u zhvillua ne kavajen   shqipere . Per kete teori specifike  shqiptare , kam shkembyer shume evenimente , qe i duhen sot , bujqesise kapitaliste , e dale nga nje bujqesi pa  prone  private  dhe  pa konkurence zhvillimore . Shkenca e  Institutit biollogjik  eshte vijim i platformes Fulltz , ne kuptimin simbolik , sepse realisht , eshte thellesisht shkencore – kohore  . 

      Ne nje prej korespodencave , Dr , Isufi , me shkruan : “ Vajta ne  Golem , per te ndjekur  linjen e  H. Fulltzit . Gjithcka ishte  kthyer ne nje germadhe . Ne menyre te natyrshme , pervoja e Fulltzit , kerkon vemendje , qe  shtresohet dhe rigjenerohet ne fermat private - kapitaliste , qe aktualisht  gjenerojne an’e mbane Atdheut . Pervoja Fulltz , nuk vjetrohet , por vetem pasurohet me elementet kohore . Ajo do te jete prezente edhe ne   aplikimin e  Inteligjences  artificiale . Dr. Isufi,  ish fermen   e Golemit - Kavaje , e quan me emrin e   vertet , ekonomi shkolle . 

     Per mua , si autor , vajtia e  Dr. Isufit ne Golem flet shume . Ai di te  harmonizoje te  kaluaren me te tashmen . Kete harmonizim , nuk pret ta gjeje te gateshme , por ta ndertoi   , me  duart e veta  dhe me trashegimine  shkencore , qe nuk i mungon vendit tone , me klimen  dhe token me te pershtashteshme bujqesore  ne Glob . 

    Dr. Isufi ,  shkruan , per  aritjet shekncore te nje prej shkencetarve  me te famshem , te vendit tone , Prof. Ahmet Osjen . Shkrimi I  Dr. Isufit , per shkencetarin  Osje , merr nje kuptim shume me te gjere  se sa perkujtimi I ketij shkencetari . Ashtu si Osja ,  nenkupton Dr. Isufi , realizoi me misrin , ashtu duhet te  realizojme  bujqesine shkencore , kudo ne Atdhe . Osja e parfytyroi   Shqiperine , nje ferme te madhe dhe vete u vu ne krye te puneve , per  te zbatuar shkencen e misrit kudo ne Atdhe  dhe ja arriti . I tille perkushtim  kerkohet sot nga shkencetaret , per drithrat  dhe vecanerisht per blegtorine , qe gjenden ne nivele te pa  justifikuara . Na lihet te nenkuptojme se jemi ne kohen , kur duhen disa  Osje te ri , qe  te behen nismetare te   ringritjes se  bujqesise  aktuale , me shume problematika . Bujqesia e sotme dhe vecanerisht blegtoria , na kerkojne  qe pervoja e  perimikultures , ne sera dhe  e blegtorise industriale te  perhapen an’e kend  vendit tone , ku  u zhvillua nje turizem  masiv , vecanerisht ai  malor . Perimikultura e serave dhe  blegtoria     industriale , jane modelet , ku duhet te  arrije  e gjithe bujqesia e arve dhe  blegtoria masive, duke ruajtur karakteristikat e terenit  . Bujqesia kohore eshte  ajo , qe  studjon dhe rekomandon  Instituti i bujqesise biollogjike . 

     Dr. Isufi , me ka shkruar sistematikisht , per te gjitha problemet , por  mbi te gjitha , per habine time , me eshte  cfaqur si poet krejt origjinal .  Kjo vecori e  Dr. Isufit eshte  e nje dukurie emocionale , per bujqesine  dhe  fenomenet  natyrore , qe zhvillohen rreth nesh . Poeti , qe i  eshte  perkushtuar  bujqesise dhe  blegtorise Shqiptare , eshte  Naimi yne I madh dhe I koheve te reja  . Platforma poetike e   Dr. Isufit  zhvillohet ne  sensin  shkencor . Personalisht  u befasova , me krijimtarine poetike te   Dr. Isufit , por duke e pare nivelin  artistik  , ndaj fenomenit  shkencor , shkrova nje ese  ne poratalin  tone “Fjala e lire “ . 

    Shkrimi  ka  dale ne kete portal , ne mars  2023  . Eseja ime , fund e krye  i kushtohet D.  Isufit poet . Metaforat ,  krahasimet  dhe figurat e larmishme  stilistike  te vjershave  te Dr. Isufit e  njesojne shkencen me poezine .Jane mbreslenese intervistat , qe realizon  poeti Isufi , me  ullirin dhe me shtypin bujqesor .  Poezia   ka pika takimi me  bujqesine  ,por vetem ne aspektin  emocional . Poezia e  Dr. Isufit eshte tjeter. Teoremat shkencore , per token dhe bujqesine , qe poetet e zakonshem  nuk I njohin , poezia e Dr. isufit I bashkon , duke krijuar nje metafore te perbashket , qe nuk duket ku fillon  shkenca dhe ku vijon poezia .       

       Me poezi , autori bujqesor , spjegon ligjet themelore te  fizikes  dhe astronomise . Prodhimtaria vjershetore e Dr. Isufit , nuk eshhte rastesore  dhe as simbolike . Kemi dy personalite  te shkrira te nje individ . Dr Isufin shkencatar bujqesor dhe Dr. Isufi  poet me krijimtari te gjere . Personalisht  nuk kam ndier  ndonje perqasje  emocioale ndaj poezise , por me poezite e  Dr. Isufit dhe te Arben Dukes kam krijuar nje  afinitet  natyral . Jane poezi  , qe     ngjasojne ne tematike dhe ne ide  me poezine e  At Gjergj Fishtes . Fishta  me dy vargje  shprehte  nje  tematike te tere , deri ne histori . Fjala vjen , per te na shprehur tolerancen fetare   dhe  atdhetarine , poezia e  Fishtes  shprehet me dy vargje : Kemi barjam dhe Pashke / Shqiperine e kemi bashke ./ 

    Ne anallogji me keto dy vargje lapidare , poeti Isufi  shkruan poezine e fameshme , “Biodiversiteti “ , ku shprehet : 

Biodiversiteti eshte nje magji /   Njeriu nuk e zberthen dot  kompleksin e tij ./ 

      Te dyja keto  poezi perifrazojne  dy histori me themel shkencor , real dhe artistik . Poetet e medhej , kane qene ose shkrimtare te medhej ose  filozofe te medhej . Zberthimi i   prodhimtarise  poetike te  Dr. Isufit , vlen te  studjohet ne auditoret e specializuar  , si rrast i rralle dhe i arrire artistikisht .

   Une  nje   fragment  nga  vjersha e  “Diversitetit “ e kam shkruar ne  fillim te  librit tim , ne doreshkrim “Ditar – 2022 “ . Kam shkruar  vetem dy Vargje , per t’I pasur  parasysh lexusi I supozuar . Vargjet , qe  hapin librin tim  jane keta  :    

        “ Planeti , ne fillim kishte ngjyre gri ./ Diversiteti I bimeve dhe kafsheve  I dha planetit kaq  pasuri dhe  bukuri . /

       Nuk mund te gjeja  nje thirrje ,  me te  goditur per  c’do lexus , qe meton te kontriboi , per ndryshime ne  vendin ku jeton , qe eshte pjese e  Planetit . Personazhet e librave te mi , jane  bujqit dhe blegtoret shqiptare ,  qe lipset te japin kontribut te vyer  ne  ndryshimen e   vendit   . 

    Shkenca  apo  Poezia  , cili pasion  eshte  dominant  ne veprimtarine e Dr ,  Isufit ? Ai eshte njeri i apasionuar  pas punes  . Zgjedh te beje pune  sa me te veshtire. Puna  e veshtire eshte dhe heroike .Eshte shkencetar dhe poet  , qe punon me ngarkese te plote  Per sa kumtuam , le ta pasqyrojme me nje shembell . Dr. Isufi  eshte i specializuar   agronom i mbrojtjes se bimeve . Ky  eshte  specialitet i ri brenda  agronomise . U zhvillua  me vete , sepse  mjedisi u ka pas bere  gjithnje me i infektuar , kryesisht me   plehra , insekticide  , mbeturina spitalore , insekte me orgjine   parazitare , parazite  te vegjetacionit etj . Kemi te bejme me nje  specialitet  , qe  gjen qasjen  e  pastrimit te mjedisit ne menyre radikale . 

        Profesionin e  veshtire te  agronomit te mbrojtjes se bimve  , po e  ushtron  Dr. Isufi , krahas punes se drejtorit te bujqesise biollogjike . Une kete profesion e quaj nga me te rendesishem ne boten e sotme  , per te mos thene me i rendesishmi . Dikur ka qarkulluar nje aforizem : “Doktori human sheron   njerine , doktori veteriner sheron njerezine , “ Eshte aforizem kuptimplote , por agronomi i  mbrojtejes  se bimeve  , mbron si mjekun human dhe gjithe  gjallesat  afer  njeriut . Une e  kam quajtur  profesionin  ne roje te  jetes  mbi toke dhe ne atmosfere . Kete profesion , po e kryen  me perkushtim Dr. yne , Enver Isufi . Vete bujqesia  biollogjike   eshte  objekt  i rendesishem i mbrojtjes bimore . Te  dy keto elemente , jane pjese e perditshmerise te Dr. Isufit . Ne se  ndihet nevoja e shtypit bujqesor , kjo nevoje  fillon me  shkrimet , per mbrojtjen bimore , qe eshte  mbrojtia e jetes mbi toke . 

    Nuk kemi te bejme me nje perditshmeri  te zakonshme  dhe krejt nacionale . Dr Isufi , ka marre pjese ne shume simpoziume  nderkombetare , per mbrojtjen e  bimeve dhe bujqesine   biollogjike . Nuk mund t’i permendim te tera  keto forume ,  Dr. Isufi eshte pjesmarres ne Kongresin e bujqesise  biollogjike , qe u mbajt ne  Stamboll. Ai mbetet protogonisti kryesor i  kthimit ne biollogjike te  bujqesise tone , qe parashifet te kete rritje te ndjeshme ne  2030 , nga  7 %  , qe eshte sot .  Dr. Isufi , Shqiperine e ka ingranuar me  problemet  aktuale te  shkences , ne rang  europjan dhe boteror . 

       Nuk ptetendoj se e njof situaten bujqesore  dhe vecanerisht ate  shkencore  ne shkallen e duhur , por nje gje  e  them me pergjegjesi matematike , Shkencetari i  gjithanshem bujqesor , Dr. Enver Isufi , eshte me i shquari  i periudhes se  Tranzicionit . Une  e kam njohur me vonese , prandaj nuk e kam perfshire , ne librin tim “ Shkencetaret e shquar te bujqesise shqipetare “ . Vleresimi adekuat , qe  i kryej ne kete  ese , ze vend meritor ne rreshtin e  16 te ketyre njerzve te shquar te  shkencetarve  bujqesore . Aktualisht eshte ne rreshtin e pare te shkencetareve  bujqesore . Eshte perfaqesusi i   shkences kohore , qe do te nderthuret me  inteligjencen artificiale . 

        Nga sa kam  humultuar , per kete shkencetar  te merituar  te shkences , publicisti - agronom Bashkim Koci eshte ne te njejten linje me mua , per vleresimin shkencor – agronomik  dhe poetik te  Dr. Isufit . Bashkimi  komenton  dy libra poetike te   Dr. Isufit  dhe permend veprimtarite shkencore te  tij . Shshtypi  ditor  dhe “Agrobiznesi “ kane  shkruar , per  veprimtarite shkencore te Institutit , qe drejton Dr, Isufi  dhe vete  Dr . Isufi  eshte bashkepunetor i  rregullt i shtypit . 

     Deget e shkenceave bujqesore , jane  disa .  Pervec bujqesise agronomike , ku drejton Dr. Isufi , Shkenca e  perimkultures , ajo e ullirit  dhe blegtoria industriale , jane ne nivel europjan . Kjo arritje eshte lajmi me i gezuar , qe mesojme , per bujqesine shqiptare  aktualisht .

       Duhet ta shofim realitetin  drejt ne sy . Aktualisht bujqesia ne teresi , nuk eshte ne nivelin , qe  kerkon koha . Jemi ne periudhen , kur  vendi yne  eshte  bere nje vend turistik , nga me te shquarit  ne  Europe , ne raport me poullsine banuse , por disa dege te bujqesise vijojne nje prapambetje  te pa  pranushme , per kohen . Po permend vetem nje shembull, qe e kerkon  niveli I  turizmit aktual . Shembulli eshte ky: Nje dhi  vendi ne  Shqiperi prodhon  rreth 100 kg. qumusht ne vit . Ne  Svicer  ky rendiment eshte  mbi 800 litra  dhe ne  Angli , ky rendiment vjetor eshte mbi  1 mije litra . Nuk I lejohen  shkences  dhe administrates  shqipetare , keto disballanca , ne nje tregus   ku  vendi yne  mbahet si nje vend  blegtoral dhe rritja e dhive , historikisht  njihet  si dege prioritare . Mjafton te permendim faktin , qe perkrenaria e Skenderbeut , eshte kopjim I kokes se dhise.Prapambetje te tilla , nuk  duhet te  lejohen , sepse heret  a von , do te behen pengese  edhe per industrin e turizmit . 

    Ketu do t’I mbyll keto pak shenime , per  shkencetarin e shquar  , agronomin e mbrojtjes se bimeve Dr. Enver Isufi . Nuk kam shtuar dhe as kam pakesuar  gje , nga korespodenca  spontane , qe kam zhvilluar me kete shkencetar  , gjat  tranzicionit demokratik te vendit  tone . Eshte koha , kur sejcili shkencetar bujqesor te justifikoi veten dhe  shkencen te ciles I perket , nen shembullin  e Dr. Isufit , perjashtuar veprimtarine e tij poetike . Nuk do te jene te tere  shkencetaret poete. Frymezimi  poetik I  Dr. Isufit eshte perjashtim dhe duhet te kemi parasysh , qe ky   frymezim , nuk I ka  influencuar per dobesimin e sensit , madje duhet thene se eshte  bere faktor ndihmes , per rritjen  e personalitetit shkencor te shkencetarit . 

    I uroj  shkencetrit  Dr. Isufi , jete te gjate dhe te fryteshme ne sherbim te shkencave   shqipetare  . Shkencetari , nuk del ne pension . Per shkencetarin nuk ka  moshe te trete . Jeta e shkencetarit eshte pasion ndaj shkences , qe i eshte perkushtuar, ne sherbim te Atdheut  dhe  zhvillimit bujqesor  .  

Studjus -  Illo Foto, ne NY – Janar 2025  

10 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page