top of page

Illo Foto: Kapitalizmi i sotëm, sistem botëror


Papa Francesku ka thene : “ Nuk eshte e drejte , qe 5% e popullsise te zoterojne 80% te pasurive te Globit “. 

     Ne zberthim te kesaj ideje filozofike  kam  shkruar nje liber voluminoz ( mbi 200 faqe ) . Mbas shume konsultimesh dhe  analizash , kam konkluduar se kapitalizmi i reformuar do te mund te kufizoi superfitimet , duke krijuar kushte , per lulezimin e  klases se mesme shoqerore , qe eshte pjesa vitale  dhe  me e shumta  e shoqerise . Kapitalizmin e reformuar  e kam emertuar “kapitalizmi perpjestimor “ . Si do te krijohet ? Me ligje specifike   taximi dhe  favorre financiare te  klasese se mesme , ne menyren me paqesore te mundeshme . 

    Brutokopjen e librit , ua kam derguar shume  studjusve dhe experteve te fushes ekonomike dhe politike . Mendimet e tyre i kam shkrire , ne kopjen  perfundimtare te librit , qe e kam ende  ne doreshkrim dhe c’do mendim  eshte i    mirepritur , ne dobi te  permiresimit  cilesor te  librit . Nuk kam hasur ndonje  mendim te shkruar  kunder , ne mbeshtetje te  shqetesimit madhor , qe ka shprehur Papa Francesku . 

      Kam cfrytezuar  materjalet e shtypit te shkruar . Me shume mendimet e  filozofeve te zhanreve te ndryshme , por  kam vleresuar edhe  opinione  , nga  lexus te thjeshte , qe kane pervojen e jetes , qe i sherben  te kaluares kapitaliste ose marxiste . Keta  lexus mund te mos artikulojne  si do te jete  e arthmja e njerezimit , ndersa  te tashmen dhe te kaluaren e njohin me mire se  specialistet teorike . 

    Duke kerkuar  ndihme  nga  miq  dhe intelektuale  u krijua nje auditor i gjere , qe shprehu mendime rreth  shqetesimit te Papes dhe ndaj librit tim ne doreshkrim . 

        Shkrimi , me poshte eshte shkeputur  nga  gazeta “Dita “ 24 Mars 2020 Duket se sa pushtet ka krimi ne kohet e sotme  : 

      Interpoli, në bashkëpunim me forcat e policisë nga Meksika në veri deri në Argjentinë në jug,  kanë zhvilluar një megaoperacion ku janë sekuestruar kokainë dhe droga të tjera me vlerë 5 miliardë dollarë në një operacion që zgjati tre javë dhe përfshin 15 vende.Në kuadër të operacionit “Trigger IX” u konfiskuan më shumë se 8,000 armë zjarri ilegale, 305,000 fishekë municionesh dhe u kryen pothuajse 15,000 arrestime.  Interpoli tha se arrestimet ndikuan në shkatërrimin bandave të fuqishme. Më konkretisht, në terren, veprimet e koordinuara çuan në përçarjen e 20 grupeve të organizuara kriminale, duke përfshirë arrestimin e anëtarëve të Primeiro Comando da Capital, Mara Salvatrucha dhe Kartelit Ballkanik, të gjithë të përfshirë në trafikun e armëve të zjarrit   . Banda u shfaq fillimisht në Brazil, por është zgjeruar për të vepruar ndërkombëtarisht dhe është e lidhur me vrasjen e një prokurori paraguaian kur ai ishte në muajin e mjaltit në Kolumbi.  Kjo ngjarje u zbardh pasi autoritetet kishin gjithashtu akses të menjëhershëm në Rrjetin e Informacionit Balistik të INTERPOL (IBIN), duke u mundësuar zyrtarëve të zbatimit të ligjit të krahasonin imazhet e gjurmëve të gishtërinjve balistikë nga gëzhoja dhe predha të shkrepura për të vendosur lidhje midis krimeve në mbarë botën.(gazeta/ Dita)

        Kjo  eshte nje prej  kronikave te    zakonshme , qe shtypi  e jep per   krimin e organizuar  ,  qe ka marre permasa  nderkombetare  dhe  po prish  balancat  financiare te  shteteve  , duke  krijuar nje shtrese   pasanikesh te pa merituar , qe behen nismetare te pastrimit te parave  . Duket se krimi ka marre permasa  boterore . 

      Pasurimi i  njerzve te zakonshem , nepermjet krimit , nuk do te vazhdoje gjithe jeten  me te njejtin intesitet , por sidoqofte  perben nje  menyre  ilegale te pasurimit pa pune te ndershme dhe pa konkurencen e natyrshme , qe e njef sistemi kapitalist . 

     Ne vijim , po   paraqes  nje  shembull tjeter nga shtypi , ku  tregohet  se   njerez pasuruhen  edhe   pa buje  dhe pa korruposion . Pasurim i heshtur  . Ky grup  , pasurohet   nepermjet  zhvillimit te modes , si me poshte : 

       Ai ka në zotërim grupin e produkteve dhe shërbimeve të luksit LVMH Moet Hennessy, është pronar i shtëpive të modës Louis Vuitton, Chanel, Fendi dhe        

       Christian Dior, si dhe i mbi 70 bizneseve të tjera të bizhuterive, parfumeve e kozmetikës, apo edhe shërbimeve të hotelerisë, duke pasur një portofol shumë të diversifikuar. Kështu, njeriu në krye të konglomeratit më të madh të luksit kanë një gjurmë të pashlyeshme në industrinë e modës dhe ka shkruar histori me sukseset e tij.

       Bernard Arnault lindi në Roubaix më 5 mars 1949.   Në vitin 1987, ai krioi LVMH, një grup kompanish që përfshin disa nga markat më të njohura luksoze në botë, si Dior, Louis Vuitton, Fendi, Bulgari, Givenchy, Sephora. Në vitet 1990, Arnault u bë personi me të ardhura më të mëdha në Francë, duke bërë fushatën e tij për të bërë LVMH një lider botëror në tregun e produkteve luksore.

        Ai është i njohur si një inovator në tregun e modës dhe ka bërë shumë për të ndërtuar një imazh të markës së tij si një simbol i elegancës dhe stilit.

      Shembullin e  dyte te pasurimit   e paraqita , per  te njohur nje nga  menyrat e   pasurimit , pa pasur nevoje , per toke , per truall  , por vetem me licensa profesionale . Ky shembull tregon se bizneset kane  shume kohe , qe jane nderombtaizuar . 

      Regjimi i sotem kapitalist , mbeshtet ne ekonomine  e tregut , konkurencen e lire , qe rrjedh nga  rregullatori i tregut , per cmimet  dhe ofertat . Cmimet i rregullon vete tregu  i lire dhe spontan . 

     Nuk ka  regjim tjeter , vec  ketij kapitalist . Per te   frenuar   pabarazine  , ne fitimin  e korporatave te medha , duhet te   behen  pak ndreqje , kurrsesi nuk mund te kete barazi  te   pasurive  dhe parave . Ndreqjet  do te  synojne  vetem   kufizime te   nje pasurimi extrem .  Regjimi i sotem  ,  quhet   demokraci -liberale , regjimi , qe   kerkojme   do te  quhet  demokraci – perpjestimore  , qe do te  thote , perfitimet nga pasuria e perbashket  dhe nga veprimtarite  tregetare , jane afersisht  propocionale , sepse kurre nuk mund te jene te barabarta .Kufizimet e  biznesit , duhet te prekin pasurine  e perbashket , qe i eshte dhene ne cfrytezim . 

     Propocionin  demokratik  e realizon shteti  , qe ka pak ndryshime nga shteti i sotem . Cilat jane ndryshimet ?  Baza eshte pluralizmi politik  . Partite  paraqesin programet  e tyre  ekonomike . Mandatet    qeverrisese  , mund te jete me rracionale te jene  5 nga 4 vjet , qe jane  aktualisht . Ne  5 vjet  , eshte   e mundur , te kryen   investime te rendesishme  dhe te krijohen kushte , per   ndryshim te   drejtimit , per te mos i lene ekipet qeverrisese  te lodhen  dhe te korruptohen . Te ruajne vigjilencen , ndaj prones shteterore . 

      Deputet  duhet te   zgjidhen   direkt  nga populli individualisht , ndersa   trupi  gjyqesor  zgjidhet nga vete   njerzit e   drejtesise .     Rendesi te posacme   merr gjykata  e larte . Mendoj  se   zgjedhja  e kesaj  gjykate   te kopjohet nga   menyra si zgjidhet kjo  gjykate  ne SHBA , e njejta gje  te  kopjohet edhe  zgjedhja  e  gjykatave te   rretheve   ,  per  te tria shkallet  e gjykimit  . 

      Ne kete menyre kemi  te tere pushtet  te zgjedhura  nga  populli . Pushteti  ekzekutiv , eshte i detyruar te    punoi , mbi bazen e ligjeve , qe miraton  legjislativi . Pervec ligjeve   te jetes se perditeshme , ligji  per taksat  mbetet  nje ligj i vecante   , sepse nepermjet  tij   parashifet te  frenohet   korrupsioni  dhe  pasurimi  i  pa ligjshem , duke synuar  nje  rritje modeste  mbi kufirin maximal te  fitimeve , per   korporara te vecanta . Ligjet , per  pushtetaret qe gabojne duhet te jene perjashtimisht me te  ashpra , sepse veprimet dhe   mos veprimet e tyre shkaketojne deme shumfishe . Njeriu , qe merr persiper qeverrisjen , ne c’do nivel , kur gaabon  sado pak , shkaketon dem shumfish . Keshtu duhet te jete dhe denimi . Shkarkimi nga detyra , nuk eshte denim. Shkarkimi eshte paralajmerim  , per denim shumfish .  

      Nga  pervoja  e viteve , te   ushtrimit te   demokracise   liberale , vihet re   rritje   e kriminalitetit . Kane lindur    organizata kriminale  , qe duan te jetojne ne kurriz te  shoqerise .  E kan ecfrytezuar lirine , per qellime pasurore .

       Ne nje te arthme te  larget , drogat do te ligjerohen , duke ndjekur  rrugen e ligjerimit te  alkolit . Kjo nuk do te thote , qe do te kufizohen krimet .  Natyrisht  i tere legjislacioni do te pasoi ndryshime , por  , duhet te jete i barabarte , per te gjitha shtetet  dhe te   behet  shume i lehte  extradimi i krimnminelve . E gjithe  drejtesia nderkombetare  te kete te njejtat tipare , ne te tera shtetet     pluraliste . 

     Menyra si do te fuksionoje   demokracia   dhe ligji  , kryesisht te    kopjohet nga   Amerika , por   te shikohen edhe mundesi te   ndonje korigjimi , qe kerkon koha  dhe tradita  e  vete kombit . 

     Po jap nje shembull : Ligji  amerikan lejon   te kandidoje nje president  edhe duke qene i burgosur . Nje ligj i tille  , per  pjesen tjeter te botes  , quhet i tejkaluar . Sado demokratike te  behet  bota , krimi do te gjeje plasdarma  , per te fituar pushtet te pa merituar . Ne kete veshtrim , ligji i  zgjedhjeve  duhet te jete i   studjuar mire  dhe pa asnje te care .

      Gkithe legjislacioni  , lipset te  shikohet nen , per nen , per te krijuar nje korrnize , ku te  ruhet baraspesha e  qeverrisjes  , me  sigurine    e njerzve  dhe  te vete shtetit .  Ligji   , per te  drejtat dhe lirite   e njeriut  , lipset te rishikohet , kryesisht  , per faktin se  do te duhet te ashpersohen masat  e denimit te krimeve  , per krimet  e  kryera  ne  vrasjet  , demtimin e prones , spiunazhit, krimet  ekonomike   dhe   nene te tjara , qe do  ta shohin te arsyshemm specialistet ligjore . Rritja  e kriminalitetit , stimulohet dhe nga liria  e tejskajshme  e  njerzve .  Shtetasit   , duhet te ndiejne  pergjegjesi , per  ruajtjen e kushtetushmerise  te shtetit ku  banojne  dhe te  cilido shteti . 

      Libri , qe i paraqes  lexusit  , eshte produkt i nje meditimi te  gjate  dhe   shume  konsultime   me  njerez , qe kane interesa te ndryshme , ndaj  pushteteve periodike , ne Shqiperi  dhe me gjere .

     Bashkepunetori  , me i ngushte , ka qene shtypi periodik, arshivat   dhe kujtesa  e  shtresave te ndryshme   shoqerore , qe kane pasur konflikt interesi  me shtresa  homologe  te  caketuara , brenda nje regjimi  ne studim . 

       Te gjithe bashkepunetoret, qe kane marre pjese ne konsulta , per   hartimin e ketij libri , kemi qene dhe mbetemi frekuentuse te  rregullt te  literatures politike  dhe te shtypit .  E kemi jetuar monizmin , ne te gjitha  detajet , sepse  kemi bere jete  ne fshat  dhe ne  qytet  . Pervoja  jone jetesore dhe intelektuale  eshte  nje  alterrnative , per  te njohur realitetin qeverrises  te te dy ngjyrave politike , qe ka kaluar  Atdheu yne . Emigracioni , na ka krijuar mundesi   per te  njohur   jeten  ne disa  shtete te  SHBA , ne  Greqi , Itali, Hollande   dhe shtete te tjera te  Europes, Kanadase , Australise  dhe pjeserisht te  Azise  . Ne te tera rrastet  kemi humultuar  si reflektohet  qeverrisja , ne jeten e perditeshme ekonomike  te familjes . Nga niveli i jeteses  te gjithsejcilit , te grupuara , ne shuma numerike  dhe nivele te ngjashme , dallohen praktikisht  klasat shoqerore dhe tendencat e  zhvillimit te tyre , brenda nje kohe ne humultim . Shkurt dhe qarte   ,  jemi njerez  , qe  e kemi jetuar  qeverrisjen , nga poshte, nga  jeta  e varfer dhe   nga klasa e mesme .  

      Jam thelluar  te   studjoj  gjendjen ekonomike dhe reagimin e   disa brezave  dhe mbi keto studime  , te konkludoj se ku jane te metat  dhe c’duhet bere, per te permiresuar  situaten . Pervoja jone , qofte dhe ajo e brezave para ardhes, nuk eshte gjithcka , qe te con tek konkluzioni i duhur. 

      Pjesa me e madhe  e kolegeve , u shprehen se  ishin vene ne pune , per  problmin madhor , qe  shtronte  Papa Francesku .  Do te  varet sa  mund te terhiqet mendimi kolektiv intelektual , drejt  percaketimeve lakonike   dhe te thone gjithcka , qe pret lexusi .     

        Ne themel te ketij libri  , jane jetet tona praktike ,  intelektuale , familjare , shoqerore , qe kurerozohen me konkluzionet dhe deduksionet ne sythat e librit . Familjet tona  kane  jetuar ne klasat e mesme shoqerore , prfshire dhe periudhen moniste .  Nuk eshte vetem pervoja jone , por  dhe perpjekjet  e komuniteve te ndryshme , qe kane gjetur  zgjidhje ekonomike brenda sistemeve , ku jetojne . Nismat  e ketyre komuniteteve te vogla , jane shume frymezuse, per  te misheruar  ne  kete liber  , filozofine  e Papa   Franceskut, per sistemin ekzistus kapitalist . 

       Gjat bisedave tona , per te  formuar trupin e librit , kemi pasur disa here  mendime te ndryshme , qe kane sherbyer , per nje  ridiskutim te gjere , me bashkepunetore , ne te dy krahet . Eshte   e mundur , te eksplorohet jeta ekonomike , ne token tone , sepse eshte jeta , qe e jetojme  per dite privatisht  , familjarisht dhe shoqerisht . Kemi pranuar , pa kundershtime , qe jeta eshte materjale , ashtu dhe mendimi, prandaj nderhyrja , per ta ndryshuar , sipas interesave  shoqerore , eshte   e mundur dhe domosdoshmerisht e veshtire .

   Ne kete  liber , fund e krye , shtjellohet  mendimi Papa Franceskut, qe  ka  thene :” Nuk eshte  e drejte , qe  80 % te pasurive te Globit  t’i zoterojne  5 % e popullsise”. 

   Shtypi  e ka rrahur  gjeresisht  fenomenin e  bipolarizimit   pasuror . Ka dhene shifra tronditese , per te dyja polet  pasurore . Keto shifra   permenden c’do vit ne konferencen e Davosit , ku marrin pjese  drejtusit  e shteteve .  Ne  80  % te pasurive , qe zoterojne  5% e popullsise  , shtypi   shkruan,  se gjysma e kesaj popullsie  , perjeton  varferine  extreme. Kjo eshte sitúate trishtuse . Ne nje film , qe cfaq  televizioni “Agro “ thuhet se  ne  4 banore te  Globit , njeri eshte i uritur . 

   Gjat  pandemise te  Cornvid19, bipolarizimi u  thellua . Ja si ndodhi, simbas publikimeve te  shtypit   ditor , me 23 Maj 2020  : 

    “ Në mars, ishin 614 miliarderë në listën e Forbes. Dy muaj më vonë, numri i tyre u rrit në 630.  Pasuria e Elton Musk është rritur me 3.5 miliardë dollarë në javën e kaluar. Pasuria e Jeff Bezos u rrit me 900 milion dollarë dhe Eric Yuan pa që pasuria e tij të rritet me 800 milion dollarë. Mike Bloomberg ka parë që pasuria e tij të rritet me 400 milion dollarë.   Fenomeni nuk kufizohet vetëm në Shtetet e Bashkuara, pasi pandemia paraqet mundësi për të gjithë elitat në planet.”    o.j/dita

     Mesazhi  eshte i qarte , pasurimi , nuk njef  kufij  kufizus  dhe ne  nje rrast  si pandemia , ku shtete dhe te tera  shtresat  u  varferuan . Miliarderet  nuk  gjejne pengesa , qofte dhe ne situate te jashtzakonshme te  pandemise . Ne c’do kohe   dhe marrdhenie ,rriten kontot bankare dhe pasurite  e te gjitha llojeve.  Sistemi i   tashem kapitalist , kerkon reformim  . Reformimin e sistemit , nuk mund ta kryejne  klasa drejtuse te pa afta dhe te korruptuara . Keto lloj ekipesh qeverrisese  krijuan disbalancen  aktuale , per te cilen shprehu Papa francesku  shqetesimin mbareboteror . 

     Mendimi filozofik papal , nuk ka shprehur  vetem dyshim , per gjendjen aktuale te sistemit , por ka  lene te hapur shtegun , nga ku duhet te futemi , ne analizen e  fenomenove shoqerrore . Ne kete kontekst  Papa  ka thene , qe  sistemi i sotem kapitalist eshte i lodhur. Shtrohet pyetja : Pse te  udhetoi i  lodhur , kur  ekzistojne mundesite e reformimit .  Me kete fraze   plotesohet  kuadri i   kerkeses filozofike , se nuk duhet te jete keshtu , por ndryshimi  nuk eshte as i lehte, as i pa mundur , deri sa  njerezimi , brenda vetes ka gjetur modulin e  rregullimit te bashkejeteses ne harmoni  me vetveten dhe me natyren , qe e rrethon . 

      I paisur me sistemin e larte te arsyetimit , njerezimi , jasht perdorimit te  forces dhe brutalitetit , ka ndertuar rotacionin  e  sistemevet te bashkejeteses .Edhe kur jane  bere revolucione  sistemet jane ndertuar , kur jane  ftohur  gjakrat . Paqja ka mbizoteruar gjendjen .  Kjo ka bere te mundur , qe popullsia e  Globit te pesoi rritje te ndjeshme dhe shumica dermuse te   jetojne ne paqe dhe miqesi te gjate .Inteligjenca  artificiale , mund te jete nje faktor plus , ne zhvillimin harmonik te  botes dhe  eliminimin e luftrave . Vete zhvillimi i pa barabarte eshte nje lloj lufte pa arme  te nxehta . IA mund te jete nje faktor shtese , per te kufizuar bizneset miliardere . 

      Ne nje nga  emailet  , qe me jane  derguar , per kete problem ,  theksohet : “ Nuk do te presi shoqeria  , qe sistemin ta reformojne  oligarket . Ata e kane krijuar , pavaresisht se pa vetdije . Njeriu e  zoteron token me dituri dhe e ve ne sherbim te tij . Shqetesimi i Papa Franceskut ,na ve perpara proves se madhe ,per reformimin  e sistemit .  

       Te shtjellosh nje postulat filozofik , duhet te  keshe njohuri solide ne te tera shkencat , qofshin ato ekzakte , qofshin ato humanitare .     Kultura solide e pergjitheshme  krijohet ne bankat e gjimazit . Ne   fakultet ,  jan e zhvilluar  lende filozofike , nga profesore te shquar si Gaqo Pisha , Vangjel Moisiu ,Remzie Dvorani  shkencetare te shquar si Aleko Xoxa , Qevqeb Kabo , Teki Tartari ,Shefqet Peni . Keta  petagoge e anashkalonin ideollogjine  e kohes .  Zhvillimin e materjes e barazonin me  zhvillimin shoqeror , nje fushe  ku dhe  studenti mund ta pervetesoi ne menyre krijuse . Ekipet qeverrisse  lipset te jene specialiste te mirfillte  te shkencave ekonomike  dhe atyre te sigurise . Ka ikur koha e drejtimit te ekonomise mbi baza partizane . Universitet   prodhojne ekselenca , qe kurre nuk i kemi  njohur . Keta  dhe IA jane faktoret , qe do te zhvillojne   fitimet e limitura te  bizneseve oligarke . 

    Keto jane  kredicialet, nga ku mund te shtjellohet  filozofia e Papes , per zhvillimin e pa barabarte te kapitalizmit te sotem . Klasat  kapitaliste zhvillojne prodhimin dhe investojne , per zhvillim te metejshem .  Klasat qe nuk kane mundesi te  investojne rrezikohet te falimentojne . Keto klasa i  subestonion shteti , per aq sa u duhet , per te mos ndalur prodhimi . Po jap nje shembull, nga  bujqesia . Nje fermer  zhvillon vresht dhe mbareshton  lope. Per vreshtin ne rritje dhe  per  remontin e tufes se lopeve , shteti i suvestionon , deri sa te behen te  afte per prodhim , qe eshte momenti , qe  shteti i taxon . Ne kete trajektore  zhvillohet klasa e mesme , qe njifet si klasa me vitale e shoqerise kapitaliste . Kur  shteti , nuk e ndjek me vemendje kete  trajektore krijohet disbalanca midis klases se pasur , qe superpasurohet dhe klases se varfer , qe varferohet . Kur shtetit i mungon kultura juridike dhe  ajo ekonomike , zhvillohet  korrupsioni , qe diferencon klasat . Ne shtetine se drejtes ,  me kulture  juridike solide , klasat zhvillohen  uniformisht .( Shkeputur nga libri ne dorshkrim ,“Kapitalizmi perpjestimor“ )

Illo Foto – Studjus NY  

15 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page