top of page

ILIRIANËS


ILIRIANËS


Ti, dashurisë,

Në çdo zgjim i mbrun një fuli*.

Çdo muzg e pagëzon me një emër të ri,

Që padyshim fillon dhe mbaron me “I”.

Mbrëmjeve çel burimet e zemrës

dhe çdo tokësor që has në rrugë

e spërkat me Muzë!

Pastaj, çdo natë bie të flesh e dehur:

“Me një gotë musht poetësh...”


*Fuli – Ëmbëlsirë elbasanase që gatuhet me rastin e lindjes së një fëmije dhe vendosjes së emrit.


©Klejda Plangarica

31 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page