top of page

Ilir Vata: Mati në diktaturë, 1986 spiunë sigurimi!?



 

Miratimi i ligjit të dosjeve jo vetëm do të dëlirë politikën dhe administratën ga ish-spiunët e sigurimit të shtetit, por do sjellë transparëncën edhe për shoqërinë shqiptare, si dhe do të njohë brezat e rinjë me të kaluarën diktatoriale, që regjime të tilla të mos përsëriten më.

Vendlindja e Mbretit Zog, 1986 spiunë sigurimi, me dhe pa pagesë, vullnetarë dhe të strukturuar, 33 analitë egzekutimi të jetës, interrnimi burgosje apo dëbimi?

Diktatura komuniste në Shqipëri nuk kishte dasi përsa i përket, përsekucionit ndaj shqiptarëve, pasi diktatori Envër Hoxha ndërtoi burg në kalanë e Gjirokastrës, qindra kampe dhe interrnime në të gjithë vendin, por edhe në krahinën e Matit që ishte dhe vendlindja e Mbretit Zog, persekucioni ishte më i ashpër dhe kryesisht ndaj shtëpive më të mira të Matit edhe për faktin se më 1944, çeta e Shefqet Pecit, pritet më armë nga nacionalistët e krahinës.

Pra jo vetëm se Mbreti kishte në krahinën njerëzit e tij me besnik, por dhe fakti i mëvonshëm i betejës së Macukullit me armë kundër komunizmit, ishte një hakmarrje plus sepse forcat nacionaliste organizuan me formacion të plotë ushtarak dhe të mirëorganizuar luftën e parë reale kundër komunizmit, drejtuar ng Xhemal Vata, Sali Vata, Taf Vata, Shaqir Vata dhe në formacionin tjetër Bilal Kola dhe çeta e tij, por jo vetëm, e gjithë krahina u përfshi në këtë betej që komunizmi të mos ishte pushtuesi i ri i kësaj treve.

Pas instalimit të komunizmit, drejtuesit e kësaj beteje u pushkatun dhe dhjetëra u dënuan me burg, duke vazhduar përndjekjen për 45 vite rrjesh, jo vetëm për pjesëmarrësit në këtë betej, por për të gjitha ata që ishin shtëpi të mira, intelektual të shkolluar jashtë vendit, oficer të lartë të mbretërisë së Zogut, familje të mira, shtëpi të para, por shpalli disa zona si krahina interrnimi, madje dhe caktoi burgun më famkeq për të burgosuri politik, burgu i Burrelit.

Burgu i Burreli, njihet si një nga burgjet më të tmerrshme në kohë të diktaturës, sepse elementët e torturës, izolimi, lagështira, keqtrajtimi nuk kanë të krahasuar me asnjë burg tjetër politik jo vetëm në Shqipëri, por dhe në të gjithë vendet komuniste ne Europë.

Por, para se të mbërrish në Burrel në vendin e quajtur Koci i Kalit, gjendet një parcelë ku të burgosurit politik egzekutoheshin natën në fshehtësi dhe groposenin si qen dhe pak kilometra sa të hushë në Qytetin e Burreli, kjo grehinë me varre qëndron ende e fshehur, duke lënë të ekspozuar (të njohur) si varrezë masive rrethinat, rreth burgut të burrelit, si Qeshiza, apo vreshta..!

 

Hakmarrja e diktaturës

 

Përtej burgut të Burrelit u hap si burg politik dhe miniera e Bulqizës, dhe nga viti 1956 u mbyllë për ta trasferuar në Batërr të Martaneshit, por la dhjetra varre të fshehura në skain veri-lindje të burgut dhe sot janë ende aty të egzekuturit tinzash nga regjimi komunist, pra një zonë që fshe krime për afro 70 vite.

Por hakmarrja e diktaturës nuk ngopej me kaq, pasi do të duhej të vazhdonte persekucionin dhe përndjekjen dhe vu në dispozicion përveç ushtrisë dhe policisë politike dhe 1987 spiunë të sigurimit të shtetit, vetëm për rrethin e Matit.

Ky batalion i sigurimit të shtetit që operonte në Mat në fshehtësi kishte nga të gjitha kadegoritë, por dhe vetë të përndjekur që jo rrallë në pak raste u bënë kurthi për të kapur nacionalistë apo oficerët e lartë të zogut, pasi nga beteja me armë kundër komunizmit në Macukull, pritat dhe kurthet vazhduan deri me 1947, madje dhe në 1954, ku u kap dhe nacionalisti i fundit i krahinës.

Beteja e Macukullit me armë kundër Shefqet Peçit dhe çetës së tij është një nga betejat reale më të mirëorganizuara të asaj kohë, madje ish-komntandti i kufirt dhe shoqëruesi i Medi Bej Frashrit, Sali Vata kishte dhe mortajë kundër komunizmit me shënjues ,Llan Gjatën dhe një organizmi përfekt me burra të armatosuar pjesëmarrës të gardës së Mbretit Zog, por dhe qytetarët të tjerë nga të gjithë Semti i Prellit (një nga trevat që ka mbajti mi supe luftra në kohë të ndryeshme).

Spikasin kryesisht fise si Sulkurtajt, Kolecajt, Salcenajt, Gjata, Ceka, Bici, Vadodjat, Meta, Sal-Doci, Muça (Ram Muça), Dedja, Pasha, Muceku, Sela, Ceka, Koka, Uka, Kolaveri, dera e Allamanit, Xhetanit, Salcenit në mbështetje dhe mjaftë dyer të tjera (ndjesë që si citoi).

 

Represioni komunist dhe pabesia e sigurimit

 

Pa lavdisë me armë në dorë kundër komunizmit, filloi represioni komunist dhe pabesia e sigurimit dhe pak vite më vonë, çeta e Shefqet Pecit, pas instalimit të komunizmit filloi grackat e kapjes së nacionalistve dhe Peci i shoqëruar nga një bashkëfashtarë nga Lisi nga fisi Frangu shkeli në Macukull dhe vu nën ndjekje Xhemal Vatën, Taf Vatën , Sheqir Vatën (oficerë të latë të Zogut që njihej për betejën e urës se dragobise, betejën e kryjës, Mirditës e së fundmi në Macukull).

Vadodaj të prerë në besë nga sigurimi edhe brenda tyre dhe dyer të tjera u zunë në pritë në kalldramin e Vadode dhe u ndoqen përgjatë gjithë gjatësisë së proit të Dhelprës dhe në kufi me Dukagjinin, Xhemal Vata zihet në pusi nga tradhetia, ndërsa Taf Vata çau rrethimin si gjithmon për t’u arrestuar më vonë.

Pas arrestimit të Xhemalit, arrestohet Taf Vata dhe me pas Nezir Vata dhe këta të prerë në besë brenda lloit nga infiltrimi i sigurimit të shtetit si dhe vazhdonte ndjekja për dhjetëra të tjre.

Vetëm tetë muaj me vonë, Pushkatohet Xhemal Vata, Sali Llani, Ismahil Hyra në sy të të nipit dhe mikut të (Ismahilit dhe Saliut)Nezir Kros Vata, që para se të vdiste tregoj ngjarjen. Një vit më vonë pritet në besë Bilal Kola ku zhduken pa gjyrme 13 persona. Pastaj interrnimet, dëbimet sekuestrimet, burgosjet politike nuk u ndanë, te Saldocajt, Kolaveri, Meta..etj dhe ekspozeja e krimeve është rrënqethse.

Persekucioni nuk ndalojë dhe pasojat janë të pa riparueshme, sa sot të përndjekurit e diktaturës janë shtresa më e përjashtuar nga qeverit dhe kjo nuk është asgjë, përballë asj që pas vitit 1990, kontigjenti i “batalionit të spiunve të shtetit”, kapi politikën e Matit dhe pushtetin e saj në të gjitha nivelë dhe sipas informacionit që mori ish-presidenti Berish nga Shërbimi Informativ i asaj kohe nga 68 drejtues të Mati dhe antarët e kryesise së PD-së në atë kohë 42 ishin bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit dhe nga katër një kishte shënuar krime ose vetë ase nga familjarët e tij, por ra heshtja dhe kjo skemë vazhdonë edhe sot, sa dy klanet më të mëdha të spiunve janë zot i politikes “moderne” të djathtë dhe të majtë..!?

 

Më 2 Gusht 1967-të, thyerja e burgut të Burrelit

 

Burgu i Burrelit, një ndër më të vjetrit në Shqipëri është ndërtuar gjatë kohës kur mbretëronte Ahmet Zogu. Ky burg është ndërtuar në vitin 1938, dhe shiriti i përurimit të tij është prerë nga kryeministri i kohës Koço Kota, për të cilin, për ironi të fatit, ky burg do të bëhej edhe varri i tij. Vetëm pak vite më pas, kur ky burg u mor në dorëzim nga fitimtarët e luftës nacional-çlirimtare, ish-kryeministri Kota është vrarë, pas dënimit që mori në këtë burg. Ahmet Zogu e ka dizenjuar për kriminelë ordinerë më rrezikshmëri të lartë, dhe me këtë justifikohen edhe masat e larta të sigurisë në ndërtimin e tij.

Në këtë burg për 40 vite me radhë janë mbajtur në qelitë e tij të dënuar, të cilët kishin tradhtuar interesat e Atdheut, nisur nga pikëvështrimi dhe rregullat e atij sistemi. Por nuk ka qenë më i tmerrshëm në kohën e komunizmit se sa në kohën e Zogut, kur thuhet se ishte një ferr i vërtetë. Menjëherë pas rënies së komunizmit burgu ndërroi banorë nga të dënuar politikë në ordinerë, por asnjë herë nuk u mbyll. Burgu i Burrelit ndodhet vetëm pak metra larg godinës së Komisariatit të Policisë duke krijuar një lidhje mes uniformave të dy institucioneve, që në fakt kanë varësinë nga dy ministri të ndryshme. Shumë pranë godinës së komisariatit të shfaqet rrethimi i telave me gjemba, rreth 5 metra i lartë.

Më pas burgu i tmerrshëm i Burrelit do të bëjej zgavra e ferrit për mijëra të burgosur politikë, që jo vetëm për arsye sigurie e kishin zgjedhur Burrelin por dhe për kushtet e vështira dhe qelitë pa dritë e gjithë lagështirë. Ky burg ishte diversi i jetës, shtuar dhe torturat dhe izolimin e zgjatur ai ishte makthi i të burgosurve politikë dhe kanë vuajtur dënimin mijësa shqiptarë.

Në historinë e këtij burgu, ai ka qënë i vështirë për tu thyer dhe shënohët një rast kur nacionalistët pas instalimit të komunizmit e sulmuan me armë për të cliruar shokët e tyre dhe që nga ajo kohë, burgu i Burrelit nuk njeh të arratisur apo thyrje përjashtuar rastin e tre të burgoserve me 02. Gushtë 1967. Sot burgu i burrelit mbanë emërin e një nga tre të burgosurit që guxuan ta dhejnë burgun kur diktatura ishte më e ashpër se kurrë dhe emërtohët burgu “Adem Allçi”.

Tre ishin ata që guxuan, ti kundërvihen regjimit, Adem Allci, Dhori Gronjoti, Sazan Hadëri qëndrestarët antikomunist që me guxim, heroizmin e tyre të pamat, pa marrë parasysh jetën, guxuan të përballen me diktaturën dhe të “çvirgjërojnë” burgun më famëkeq të Shqipërisë, atë të Burrelit, pikërisht 46 vjet më parë. Adem Allci është hero i gjallë i qëndresës antikomuniste sa dhe vetë Sigurimi i Shtetit e quante “Njeriu me dy zemra”. Kjo legjendë burgjesh na jep edhe sot kurajo që regjime të tilla të mos kthehen më.

Diktatura komuniste ne Shqipëri ishte ndër më të egrat në Europë, madje komunizmi erdhi si një formë regjimi që shumë shpejt diktatori mizorë Enver Hoxha e përshtati atë sipas mizorisë së tij dhe që në fillimet e pushtetit organizoi policinë politike që më vonë do të merrte emrin Sigurimi i Shtetit.Pra komunizmi nisi gjuetinë e shqiptarëve që më 1944, dhe ky mision barbarë nisi pa u ndalur sa që Shqipërisë i kushtojë shumë 143 mijë vite burg dhe internim qindra të vrarë, gra dhe burra sa dhe sot janë më shumë se 4800 varre të humbura të të burgosurve politike të vrarë tinzash nga sigurimi i shtetit.

 

Thyerja e burgut të Burrelit

 

Një ngjarje që tronditi regjimin e diktatorit, tre protagonist Adem Allci, Dhori Grenjoti dhe Sazan Haderi kishin skicuar ne memorien e tyre planin e arratisjes si për të thyer mitin e pathyeshmërisë, sloganin e kobshëm, “ky është Burrel dhe hy e nuk del” për t’i thënë diktaturës se regjime të tilla nuk janë të përjetshëm dhe ka ende shqiptarë që guxojnë të përballen me të ndonëse më 1967 diktatura ishe më mizor se kurrë.

Më këtë mendim e kurajo tre shokët e burgut shkruajtën natën një ketër për t’ia dorëzuar komandës dhe bëhej fjalë për një letër për Enver Hoxhën. Ky ishte shkaku i kontaktit të tyre me komandën, apo rojën e parë të burgut. Nata e 2 gushtit 1967, ishte dita e planit të arratisjes dhe të tre nisën tek roja. Ademi me letër në dorë: “I thor kam një letër për Enverin”. Afrohet roja dhe ende pa e prekur me dorë Ademi e godet më shuplakë. Marrin çelësat. Ndërrojnë uniformën me atë të rojeve dhe nisen drejtë solutes, rrëfen Allci.

Breshëritë e atomatikut nga kulla qendrore shënjestronë ata dhe mbeti në vend i vdekur Sazan Hadëri. Ademi dhe Dhor kaluan telat por dhe ky i fundit kishë marrë një plumb në këmbë dhe ngelin në fillim të vreshti që gjendej në atë kohë karshi burgut. Ademi merr arratinë për t’u kapun më vonë në pllajat e Macukullit, pasi kishte rrugëtuar kilometra të tëra.

Pas kapje ata u dënuan me vdekje pushkatim por më vonë atyre u falet jeta dhe siç e thotë Allci: “Ndonjëherë edhe gjarpri bënë mirë”.

Adem Allci, bëri plote 28 vite burg gati në të gjitha burgjet e Shqipërisë, por jetën me të madhe e kaloi në Burrel. Njihej me emër në të gjitha burgjet për bëmat e tij të përballjes me gardianët dhe komandantët, madje ishte shndërruar në legjendë.

Ashtu siç edhe e përshkruajnë të burgosurit dhe siç edhe sot ruan një fizionomi të një figure të gdhendur nga vuajtja, tipare të ashpra gjithë muskuj dhe forcë edhe sot që po ofron të shtatëdhjetave.

Por në burg ai ishte një “bishë” e vërtet pasi stërvitej në qelit e ngushta dhe ngjitej në to qindra herë e përpostë kësaj ai kishte një betejë të pa përfunduar ne jetën pasi komunizmi e vuri në shënjestër që në rini të hershme dhe jo vetëm atë por të gjithë familjen.

Të gjithë vëllezërit në burg përveç nënës që kishte nisur kujën dhe mbeti prapa portave të burgjeve duke u kujdesur për to. Sa në një burg në tjetrin dhe në fund nëna e mori kujën e pambaruar me vetë sa kur djemtë u liruan nga burgu nuk e gjetën më, shtëpinë e askënd nga familja.

Burgu i Burreli bënë shumë vjet nga thyrja dhe mund të konsiderohet si një kryengritje kundër regjimit dictatorial dhe ne e rikujtojm për nder të gjithë ata që vuajtën nga diktatura dhe ngushëllim për të gjithë ato nëna që ende nuk kanë varret e të afërmve të tyre, që dirgjen honeve të burgjeve të ekzekutuar tinëzisht nga sigurimi i shtetit për t’i qarë me kujën e pritur. (Marë nga "Lajmëtari i Lirisë")

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page