Lexoj poezitë e dashuris'
edhe buzën vë në gaz.
Më t'bukurat, t'lakmuarat
Vetes,(fshehtazi): "Ti plas!"
Kush fiton në konkurse?
Buza, kujt vesh më vesh?
Vra mendjen, ndro kurse,
Fitore dhe ti të kesh.
Këndoji, thirru poeteshë
Fjalët për të, e ëmbla melodi
Kthehen në këngë me hijeshi
Zemrën zbut dhe në pleqëri.
S'dua ndere e lëvdata
Kur hujnorja, n' zi e vrerë.
Shkulni t' keqen me rrënjë
Jeta juaja, jo për të tjerë.
Kërkova me zemër e sy
N'kopshtin jet', lulen dashuri.
Të mjer', drobitur e gjeta.
Frymën zën', driza xhelozi.
Plumbin, ruajtur për xhelozi.
Si tenjë grryen në fshehtësi.
Pabesisht shkatrron një miqësi.
Vret, varros një dashuri.
____________________________
Komplimente për arritjet e tua letrare. Kënaqësi e veçantë të shoh që botimet e tua i kanë kapërcyer kufijtë kombëtarë.
Poezia për nënat shqiptare më emocionoi shumë😍