top of page

Ildije Xhemali: TË BUKURAT TONA



 

Nënave shqiptare

Rritur, jetuar

nën erën e janarit

nën flladin e prillit

 poshtë hijes së prrarit.

Për salla palestre

ugaret e fushës

a gurët e monopatit.

Për shplodhje të muskujve gugatja e fëmijës

brenda djepit

ngarkuar në shpinë

  ngopur me gjinë.

Dhe pse jeta juaj

tallazë e suferinë.

Bukuria juaj

zhelozon dhe perrinë

kaluar Monalizës.

Shtati juaj

nga hijeshia

kaluar dhe selvinë.

Për bebe të syrit

vjedhur

thellësinë e liqeneve.

Vjedhur

për buzëqeshje

shkëlqimin e qiejve.

E juaja zemërgjerësi

  sa hapsira e deteve,

dhuruar të ardhmes vazhdimësinë e brezave.



41 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page