Pse e mshefe, usta Myzyri
Dhe s'e nxorre në mejdan
"Atë" që ta deshi shpirti
"Zonjën" që t'u bë derman
"S'paske pas një pik' mëshire"
Këndoi a qau violina
Natën vonë a ndaj të gdhirê
N' qorrsokak dhe dashuria
E martuar, a vajzë e madhe
Nga oxhak a nga boxhak
A fat'thyer, grue e ndame
S'u bashkoi i ziu marak.
Vajtonte zemër e violinë
"Më mirë n' pyll se në qytet"
Jetohet jeta pa dashurinë?!
S' e pranove atë mysybet.
Sa ofshau zemra e shkret'
Nëpër dasma nëpër gosti
Si qiriu ashiku u tret
Kur s' të pa Ty moj selvi
Vajtoi teli me zë bilbili
Kënga tretur por s'u tha
Kur shokët në netë prilli
"Me të dashmet krah për krah".
コメント