top of page

Ildije Xhemali: PËRKUJTIMORET


PËRKUJTIMORET


Vdesin njerëzit të rinj, pleq

Shpërbëhet dhe shkëmbi, si qelq.

"Ishte i mirë" nxitojmë të themi.

Në mendje, për të, të tjera kemi.


Njeriu është pak dhe kameleon,

Se ç'ka në shpirt rrallë e tregon.

Dhe ata që ikën, si ne mëkatar',

Kush më shumë e kush më pak.


Ndaj, të paktën Ti zër mend,

Herët thënë:"Hak ke dy metra vend."

Mos prit të shkosh në tjetrën dynja

E mira me të mirën, këtu duhet la.


Jep një këshillë, fal një ledhatim.

Në pate mundësi jep dhe ndihmë.

Gurë i var zemrës, kur thur intriga.

S'fitohet kënaq'sia me pun' të liga.


Në se në jetë njohe suksese,

Shto virtytet, mos noto në vese.

Forco bazamentin, me tënden djersë.

Se herët a von' faqja blozë e sterrë.


Me poezinë kam bërë një pakt

Do godit t'keqen, le t' më lexojn' më pak.


Tek përmbledhja

"NJË NGA JU"


_________________________________________________

Përvoja jetësore gjer tani, e letrarizuar në 10 libra të botuara

i10-ti "NJË NGA JU"

Prozë dhe poezi



35 views1 comment

1 Comment


Një pjesë nga tërësia e jetës është hedhur në vargje nga poetja jonë. Vallë pse? Sepse poetët kanë lindur për të na treguar rrugën që duhet të ndjekë njeriu i mirë. Urime poete dhe flm.


Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page