top of page

Ildije Xhemali: PETALET e VYSHKURA



(Nga kujtimet e një mikeje)

Nëpër fletë libri

ca petele trëndafili

të harruara, të thara

mbështjellë

me nota trishtimi.

Tani

kaq vite pas

ikur freskia

tretur bukuria

m'u dhimbsën.

T'i ruaj, a t'i flak?!

Petalet,

kujtime të rinisë

dikur,

të kuqe, gjak.

Isha në pranverën e jetës

si unë e moshataret e mia, por ardhur

nga shtigje

të vështira,

të liga

lluks, shihej dashuria.

Pjekur, mënçuruar

prindërit parë

tejlodhur për mbijetese,

ne e pranuam

si të drejtë

në gjurmët e tyre

me ecë

Dhe rrënja

trëndafil

pati udhën e vet.

Pranvera e ripërtriu

çdo vit

sivjet si vjet,

lastarët lëshoi

bashkë me mua

diku në një breg.

E botuar.

Approve

Decline

Send

18 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page