Mos më zgjo, kur "fjetuar" të më gjesh.
Ëndrrën më të bukur ma pret në mes.
Si furtuna kur rrezet e diellit i pret.
Si stuhia kur shkatrron, gjithçka që godet.
Si ngrica lule, frut ngricmon e rrëxon.
Afromu afër, më ledhato, mos loto.
Jam në ëndërr me TY dhe ëndërroj.
Shkelur në gjurmët e tua të të mbroj.
Që gazi, gëzimi gjithnjë të të mbulojë.
Qetësia, mirësia Ty të pushtojë.
Me përparsen e bardhë, si flutur
Hidhesh, këndon, vallëzon bukur.
Me çantën n' krah ngjit, zbret shkallët.
Ecjen zili ta kanë edhe sorkadhet.
-Nana, do ta mësojmë bashkë gjuhën?
T'barojmë detyrat, më vonë bëj punët.
Ëmbël flet, largohesh si erë e lehtë
(Unë i lutem Zotit, në kujdes të të ketë.)
Kujtoj çastet e bukura dhe në harrim
Çdo fjalë e plagë që sjell lotim.
Do t'i gropos këtu dhe veç gëzim
Do marrë n' udhën e gjatë, pa kthim.
Do bëhem rreze, do bëhem fllad.
Të të flIadis, të më kesh pranë.
Comments