top of page

Ildije Xhemali: MARSI i TURPËRUAR



 

U gjende prostitutë, jo s'e deshe ti

I ligu gjurmoi në naivitet e varfëri

Të premtoi punë, jetën si n'përrallë

Për të do ishe një lule e rrallë.

 

E denjë për Miss, mbuluar me hijeshi

Të lulëzoje familjen, eh...kush tjetër si  ti

Jeta, kurthe të pabesa të kish' ngritur

Gonxhe e paçelur, tej detit vërvitur.

 

Kush  në sy mban syzet e të vërtetës

S'dallon dot metastazat e gënjeshtrës

S'njohe përkëdheljen, as dashurinë

Gjithë llumi në shpirt e mbi tënden shpin'.

 

Punonjëse seksi, privuar nga mëmësia

Damkën e turpit, ta gëzojë shoqëria

Gjithë shtigjet t'u mbyllën, s'të lan zgjedhje

E braktisur, rrënuar po flet me vete.

 

 Poezi nga permbledhja e dytë me poezi "Lule mbi thinja"

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page