
HYMN për DINJITETIN.
(Irsa Muçollarëve)
Rrugicave do t'i mungojë kërcimi një sorkadheje.
Netëve do t'i mungojë
ndriçimi i një hëne.
Ndoshta,
sheshet
e pasarelave të modës
s'do e ndjejnë mungesën e saj,
(edhe pse para pasqyrës,
duhet të ketë sfiluar)
Por mungesën do ta ndjejë
një zemër që e çmoi,
e vlerësoi
një shoqe,
një shok
që ndryshe nga ajo
bullizmit, talljes i tha:
STOP, NDALO!
Dhimbjen për TË
do ta përjetojnë:
dashuria pa interes,
fëmijtë e palindur.
Dhe grushtin fytyrës
çdo qelizë e shoqërisë
së sëmurë,
që vlerëson
ETIKETAT dhe MASKAT!
Kommentare