HEROINA NËNË!
(Grave emigrante që i rrisin të vetme fëmijtë.)
Jeta t'u rëndua,
ishe ende fëmi.
Nuk njohe
të babait përkëdheli.
Ju binde fatit tënd
të pamerituar
Ishe kërthi,
sa shpejt të martuan.
Fati,
të dhuroi
keqtrajtim,
nëpërkëmbje, poshtrim.
Ku e gjete forcën
për ringritje?
Të tutë fëmijë t'i rrisje?
Mund të gjeje
dhe punë "të lehta".
S'ishe e para,
plot shoqe të tjera.
Tani,
nëpër flokë
fije të argjenda,
të zbukurojnë,
e mendime
të mençura,
nga goja,
sytë të burojnë.
Ty, që duart
s'dinë të pushojnë.
4 shtator.
Comments