
Të afërm të poetit, kritikut dhe njeriut të letrave, bashkëpunëtor i revistës sonë „Fjala e Lirë“, Vasil Vasili, njoftuan se u nda nga jeta më 27 janar, 2022, në një moshë të re nga një sëmundje e rëndë. Në lidhje me këtë humbje të madhe të familjes së tij, shoqërisë dhe miqve të letrave shqipe, po ashtu dhe në mesin e krijuesve të shoqërisë sonë të Fjala e Lirë në Londër, janë shprehur mjaft miq e krijues. Thani Naqo, shkrimtar dhe poet nga SHBA, shprehet se ai ndan këtë dhimbje të madhe me të gjithë dhe ngushëllon familjen e tij dhe shokët e tij.
Shoqata Emigranti Patra, ngushëllon thellë familjen dhe të afërmit e mikut tonë, shkrimtarit dhe kritikut letrar me banim në Patra, z. Vasil Vasili, i cili u nda nga jeta më 27 janar, 2022, në një moshë të re nga një sëmundje e rëndë. Z, Vasil ikën për në banesën e fundit , duke lënë pas veprën e tij të vyer në letërsinë shqipe. Qoftë i paharruar kujtimi dhe vepra e Tij! Ngushëllime të thella familjarëve dhe gjithë shoqërisë së Tij! Me keqardhje, shkruan kryesia e Shoqata Emigranti Patra!
Po kështu ngushëllime të shumta i kanë dërguar familjes dhe të afërme, miqve dhe kolegëve mjaft krijuese dhe krijuese me të cilët Vasili ndau momente krijuese dhe nga koha e tij e çmuar e jetës. Dhe ne ngushëllojmë familjen e tij dhe urojmë që vepra e tij e ndjeshme të përmblidhet dhe të jetë një kontribut i ndjeshëm për brezat, krijimtarinë shqiptare dhe për mjaft krijues të tjerë të rrinj si një inspirim dhe frymëzim adekuat.
Me ra si rrufe ne koke, lajmi per ikjen e parakohsme te mikut tim shpirteror, te nderuar e te respektuar Vasil Vasili.
Qenka e vertete: "E dime kur vijme, por nuk e dime kur ikim". Sa llafosem e biseduam gjer e gjate bashke dhe befas me braktise...Perse Vasil?...
Vasil Vasili ishte dhe do te mbetet nje nga personalitet me te nderuar te kritikes letrare bashkekohore, moderrne ,studiuesi elitar i pakopromentueshem me mediokrit dhe mediokritetin. Eseisti dhe prozatori i mrekullueshem. Poet marramendes..Familjar dhe prind per tu patur zili...
Ngushellimet e mia te thella familjes dhe femijve. Durim, kurajo!
Drite e paste dhe paqe atje ku shkoi, se drite la pas...
Me shume dhimbje, Myslim Maska, Athine.
Ngushëllime familjes! I paharruar qoftë kujtimi i tij! Një lajm kaq i dhimbshëm për një shkrimtar erudit, analistë empatik dhe talent të padiskutueshëm që qe në moshën më të mirë për të na dhënë veprat e tij më të larta. Një mik që të mbushte respekt e dëlirësi në çdo komunikim. Keqardhje e thellë!
S.Athanasi!
U shua Vasil Vasili në një moshë mjaft të rè. Familja humbi njeriun e saj të dashur të cilën e ngushëllojmë me dhimbje dhe e sigurojmë që Ai do të prehet në Paqë.
Ndërsa letrat shqipe dje humbën mjeshtrin e Fjalës së shkruar, shokun si Ai, gjithëmon të qeshur në komunikim si Vasil Vasili.
Unë kam pasur fatin që të këmbeja biseta në telefon me Atë dhe te unë edhe tani që po shkruaj dy rrjeshta për ndarjen e tij nga ne, do të kujtoj (gjithmonë pas ziles, përgjigjen e tij duke qeshur):
- Hajde Xingografia!
Tani e më pas do të më mungojë kjo kënaqësi komunikuese, ashtu siç nuk do t'a kem më fatin të më afrojë sugjerime…